FunData Postuar më 7 Maj 2026, 10:53

Wolt “pushton” telefonat e shqiptarëve/ Platforma e delivery po rivalizon aplikacionet e inteligjencës artificiale

Nga Eldiona Serani

Wolt “pushton” telefonat e shqiptarëve/ Platforma e delivery po

Aplikacionet e inteligjencës artificiale po dominojnë tregun shqiptar të telefonave inteligjentë. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Appfigures, përdoruesit në Shqipëri po shkarkojnë masivisht aplikacionet që lidhen me AI, komunikimin dhe argëtimin digjital, duke ndryshuar ndjeshëm trendet e përdorimit të teknologjisë në vend.

Në listën e aplikacioneve më të shkarkuara në Google Play për Android, vendin e parë e mban ChatGPT, aplikacioni i zhvilluar nga OpenAI, i cili prej muajsh po fiton popullaritet të jashtëzakonshëm në të gjithë botën. Dominimi i tij edhe në Shqipëri tregon se përdoruesit shqiptarë po e përdorin gjithnjë e më shumë inteligjencën artificiale për kërkime, mësime, përkthime, punë profesionale dhe krijim përmbajtjeje.

Pas ChatGPT renditet Wolt Delivery: Food and more, aplikacioni i shpërndarjes së ushqimit dhe produkteve, që vazhdon të zgjerojë përdorimin e tij në tregun shqiptar. Ky aplikacion  ka shënuar një rritje me 10 apo më shumë pozicione në renditje. Në vendin e tretë ndodhet Temu platforma e njohur e blerjeve online që ka fituar popullaritet të madh falë çmimeve të ulëta dhe reklamave intensive në rrjetet sociale.

Lista vazhdon me lojën puzzle Arrows – Puzzle Escape dhe më pas me Block Blast!, duke treguar se lojërat mbeten ende një nga kategoritë më të preferuara nga përdoruesit shqiptarë. Ndërkohë, TikTok vazhdon të mbajë një pozicion të fortë mes aplikacioneve më të përdorura, ndërsa Roblox konfirmon popullaritetin e madh tek të rinjtë dhe fëmijët.

Nga ana tjetër, në App Store për përdoruesit e iPhone, renditja paraqitet disi ndryshe. Në krye të listës ndodhet Google Gemini, asistenti i ri me inteligjencë artificiale i Google, i cili po konkurron drejtpërdrejt me ChatGPT në nivel global, i përdorur më së shumti nga kompanitë. Aplikacioni ka tërhequr vëmendje të madhe falë integrimit me shërbimet e Google dhe aftësive të avancuara në kërkim, analizë dhe komunikim.

Në vendin e dytë në iPhone renditet sërish ChatGPT, duke treguar se gara mes platformave të inteligjencës artificiale po bëhet gjithnjë e më e fortë edhe në Shqipëri. Ndër aplikacionet më të shkarkuara në iOS shfaqen gjithashtu Google Maps, loja Arrows GO!, si dhe aplikacionet Temu dhe Wolt.

Wolt “pushton” telefonat e shqiptarëve/ Platforma e delivery poWolt “pushton” telefonat e shqiptarëve/ Platforma e delivery po

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat