Turistët ‘shtuan’ Shqipërinë me 277 mijë banorë në Maj/ Shqipëria për një muaj, me rreth 2.6 milionë njerëz
Këtë maj, Shqipëria nuk ka qenë vetëm më e ngrohtë, por edhe më e populluar se zakonisht. Fluksi i turistëve të huaj është ndjerë kudo në rrugë, në pika doganore dhe në aeroporte. Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm gjatë muajit maj në vend kanë hyrë 987,077 shtetas të huaj. Ndërkohë, 710,048 shtetas shqiptarë kanë dalë jashtë territorit, për pushime apo udhëtime sezonale. Po çfarë do të thotë kjo në terma realë?
Duke marrë për bazë popullsinë rezidente të Shqipërisë në vitin 2025, e cila vlerësohet në 2,363,314 banorë, dhe duke i shtuar hyrjet e të huajve ndërsa zbritim daljet e shqiptarëve, rezulton se në një ditë mesatare të muajit maj, Shqipëria ka pasur rreth 2.64 milionë njerëz të pranishëm fizikisht në territorin e saj.
Kjo do të thotë se, krahasuar me popullsinë zyrtare, vendi është “rritur përkohësisht” me rreth 277 mijë persona, ose 11.7% më shumë sesa normalisht. Një përqindje që reflekton më shumë se shifra, po një Shqipëri që po bëhet gjithmonë e më shumë ndërkombëtare.
Nëse e thjeshtojmë edhe më tej, nga çdo 100 persona që mund të kemi hasur në rrugët e Shqipërisë këtë Maj, rreth 37 kanë qenë ose turistë të huaj, ose shqiptarë që jetojnë jashtë dhe kanë ardhur për pak ditë. Një realitet që nuk ndodh shpesh në maj, që tradicionalisht konsiderohet “paradhomë” e sezonit turistik.
Mirëpo sa ka qenë probabiliteti që këta persona të jenë me kombësi të ndryshme? Sipas të dhënave rezulton se një pjesë e konsiderueshme e personave që mund të kemi hasur në rrugë kanë qenë italianë, shqiptarë të Kosovës si dhe gjermanë.
E megjithatë, rritja e ndjeshme e fluksit tregon se Shqipëria po e zgjat gjithnjë e më shumë sezonin. Dhe nëse kjo tendencë vijon edhe në qershor, korrik e gusht, atëherë vera 2025 mund të rezultojë një nga më të mbipopulluarat që kemi përjetuar ndonjëherë.

PE miraton Rezolutën për Shqipërinë/ Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së!
Pas një debati të zhvilluar një ditë më parë dhe pas miratimit me datë 4 qershor 2025 nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë (AFET), Parlamenti Europian......

10 milionë euro nga zënia e hapësirave publike - Shifër rekord në 2024-ën, rriten edhe të ardhurat nga tarifat e pastrimit
Ditët e fundit qeveria ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave publike nga bizneset, fokusuar kryesisht në bashkitë bregdetare, por edhe gjerë. Por si......

Tatimet, fushatë për formalizimin e bujqësisë - Zusi: Nevojiten ndryshime ligjore dhe mbështetje financiare
Ekspertët e ekonomisë e mbështesin nismën e administratës tatimore për të formalizuar sektorin e bujqësisë, por sugjerojnë që të ndërmerren edhe ndryshime......

Vala e nxehtësisë “nxit” energjinë diellore - Impiantet solare në BE gjeneruan sasi rekord gjatë qershorit
Vala e fundit e nxehtësisë në Evropë rriti ndjeshëm kërkesën për energji, veçanërisht për shkak të përdorimit të kondicionerëve. Burimet diellore luajtën një......

Eksportet gjermane tkurren në maj - Bie numri i dërgesave drejt SHBA-së, rriten shqetësimet për tarifat
Eksportet gjermane pësuan rënie në maj, ndërsa dërgesat drejt SHBA-së u tkurrën ndjeshëm mes shqetësimeve për tarifat e larta. Gjermania po negocion me......

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë se kurrë - Rekord i daljeve, Vathi: Diversifikim dhe bileta më të lira
Në 5 vitet e fundit, kufijtë nuk janë thjesht tejkaluar, janë kaluar me valixhe, biletë elektronike dhe dëshirë për të parë më shumë nga bota. Sipas të......

Shqipëria, nënkampione në “WSIS Prizes 2025”për kategorinë “e-Government”!
Në një nga ngjarjet më prestigjioze globale të teknologjisë dhe inovacionit, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “WSIS Prizes 2025”, Drejtoresha e......

Rama: Reformë e re ligjore e kontrollit të zhvillimit të territorit!
Kryeministri Edi Rama reagoi sot për aksionin e lirimit të hapësirave publike si dhe lajmëroi nisjen e një reforme të re ligjore të kontrollit të zhvillimit......