Tirana mes trafikut më të rënduar në Europë/ Renditemi në vendin e 49-të, kryeson Moska dhe Londra

Trafiku është bërë një nga problemet kryesore që hasin sot qytetet, kryesisht ato shumë të populluara, ato që presin një numër të madh turistësh, si edhe qytetet me aktivitete të shumta ekonomike e kulturore. Indeksi i Trafikut merr në konsideratë faktorë si koha e udhëtimit për në punë, pakënaqësia me kohën e kaluar në trafik, emetimet e CO₂ dhe joefikasiteti i përgjithshëm i sistemit të qarkullimit. Ky indeks ofron një panoramë të qartë të gjendjes së trafikut në një qytet. Por cili qytet vlerësohet me trafikun më të lartë në Europë dhe si pozicionohet vendi ynë?
Tirana renditet në vendin e 49-të nga 129 qytete europiane të marra në shqyrtim, duke pasur 123 pikë në indeks dhe rreth 39 minuta kohë pritjeje në trafik, që është koha mesatare për të udhëtuar nga një vend në tjetrin brenda qytetit në raste trafiku. Kjo e vendos Shqipërinë mes vendeve me trafik të konsiderueshëm në Europë. Këto të dhëna vijnë edhe si pasojë e motorizimit të lartë të vendit pasi është shtuar numri i makinave ndjeshëm si dhe në Tiranë ka shumë popullsi e cila është shtuar me ritme të shpejta.Nëse e krahasojmë vendin tonë me rajonin, rezulton se renditemi në vendin e dytë, pasi Serbia konkretisht Beogradi ka një indeks më të lartë, me 136.9 pikë dhe një kohë pritjeje prej rreth 37 minutash.
Shumë më mirë paraqitet situata në Bosnje-Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku indeksi i trafikut rezulton të jetë përkatësisht 97.2 pikë në Shkup dhe 94.7 pikë në Sarajevë, ndërsa koha mesatare e pritjes në trafik për të dyja qytetet është afro 30 minuta.
Por cilat janë shtetet që paraqesin trafikun më të rënduar dhe kushtet më problematike në qarkullimin rrugor?
Sipas Indeksit të Numbeo-s, Krasnodar dhe Moska në Rusi rezultojnë të jenë qytetet me trafikun më të rënduar në Europë. Më pas vijnë Napoli dhe Rumania (qytetet përkatëse), të cilat po ashtu renditen në listën e zonave me trafik të dendur dhe problematik. Edhe Londra pozicionohet ndër 10 qytetet e para për nivel të lartë trafiku.
Nga ana tjetër, vendet ku ka më pak radhë pritjeje në trafik dhe një sistem më efikas të qarkullimit rrugor janë Viena, Banja Luka, Spliti dhe Tartu, një nga qytetet kryesore të Estonisë.
Rreth 34.7% e shqiptarëve kanë qëndruar jashtë vendit mbi 3 muaj/ Punësimi sezonal dhe emigrimi, sfidë për tregun e punës në Shqipëri
Emigrimi sezonal ka njohur rritje të fortë në vitin 2025, sipas SecuriMeter të publikuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal. Të dhënat tregojnë se 34.7% e......
BE bie dakord për shpërndarjen e azilkërkuesve - Planifikohet zhvendosje brenda shteteve anëtare. Kosova, ndër vendet e sigurta
Ministrat e Brendshëm të BE-së ranë dakord për të thjeshtësuar refuzimet e kërkesave për azil e për të krijuar një listë të vendeve të sigurta. Gjithashtu,......
BE i jep “dritën jeshile” planit italian për qendrat e emigrantëve - Gjadër e Shëngjin drejt aktivizimit pas marrëveshjeve të reja për kthimet
Italia thotë se miratimi nga Këshilli, të hënën, i paketës kryesore të dosjeve për migracionin i hap rrugë vënies në punë të dy qendrave të azilit në......
Kosovë, Oda Ekonomike padit rregullatorin e energjisë - Kërkon zbatimin e vendimit gjyqësor: ZRRE po shkel tregun e lirë
Oda Ekonomike e Kosovës ka paditur rregullatorin e energjisë për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Supreme, që shfuqizoi disa dispozita të tregut të lirë të......
Turqia garanton furnizimin e Hungarisë me gaz rus - Kryeministri Orban njofton marrëveshjen me Presidentin Erdogan
Turqia dhe Hungaria ranë dakord që Ankaraja të garantojë kalimin e gazit rus drejt Budapestit. Kryeministri Viktor Orban vijon të mbështetet tek importet......
AKPA: Garancia Rinore mundësi për punësimin e të rinjve - Programet e punësimit shtuan ss7.451 të rinj të punësuar në 10 muaj
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se përmes ndërmjetësimit, programeve të nxitjes së punësimit dhe aftësimit profesional, përgjatë 10......
Kursi i këmbimit/ Forcohen Dollari amerikan dhe Paundi britanik!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes në raport me një ditë më parë duke u blerë sot me 82.5 lekë dhe duke u shitur me 83.5 lekë......
SHBA lejon dërgesat e çipeve të IA drejt Kinës - Administrata Trump njofton tarifa 25% mbi këto eksporte
Shtetet e Bashkuara do të lejojnë eksportin e çipeve të inteligjencës artificiale drejt Kinës. Presidenti Donald Trump ka njoftuar tarifa 25% mbi dërgesat,......


