FunData Postuar më 4 Korrik 2025, 15:46

Temu i "rrëmben" fronin ChatGPT-së/ Renditet si më i shkarkuari në Shqipëri. Në vend të tretë aplikacioni që mat diabetin

Nga Eldiona Serani

Temu i "rrëmben" fronin ChatGPT-së/ Renditet si më i

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes të dhënave që ofron aplikacioni Appfigures, një platformë që monitoron performancën e aplikacioneve në App Store dhe Google Play. Kjo platformë jep një panoramë të qartë të mënyrës se si ndryshojnë preferencat e përdoruesve shqiptarë në përdorimin e aplikacioneve në smartphone.

Sipas këtyre të dhënave, aplikacioni më i shkarkuar aktualisht në Shqipëri është Temu, i cili ka hyrë fuqishëm në tregun shqiptar. Me ardhjen e tij, duket se shumë shqiptarë kanë zgjedhur ta kalojnë kohën duke shfletuar ofertat dhe duke bërë blerje të lehta përmes këtij aplikacioni, që është pjesë e një kompanie ndërkombëtare të njohur për shitjet online. Ndërkohë, kjo rritje e shpejtë e Temu ka bërë që ChatGPT, aplikacioni i inteligjencës artificiale, të zbresë në vendin e dytë në renditje. Edhe pse ka rënë nga numri i shkarkimeve dhe përdorimit, ChatGPT mbetet ende shumë lart në klasifikim për shkak të interesit të vazhdueshëm.

Ajo që tërheq vëmendjen është se në vendin e tretë ndodhet një aplikacion shëndetësor: “Blood Sugar & Diabetes Tracker”, që përdoret për të monitoruar diabetin. Kjo tregon se teknologjia po bëhet një ndihmë e madhe për njerëzit që vuajnë nga sëmundje kronike, duke i ndihmuar ata të kontrollojnë më mirë shëndetin e tyre përmes aplikacioneve të thjeshta e praktike.

Në vendin e katërt renditet aplikacioni “1.1.1.1+ WARP Safer Internet”, i cili i ndihmon përdoruesit të jenë më të sigurt dhe të kenë një përvojë më të shpejtë kur përdorin internetin, sidomos në rrjete publike si ato në kafene, shkolla apo hotele.

Ndërkohë, në vendin e pestë gjendet Roblox, një platformë shumë e popullarizuar që lejon përdoruesit të luajnë dhe të krijojnë lojëra. Roblox është veçanërisht i dashur nga fëmijët dhe të rinjtë dhe ka një komunitet shumë të madh aktiv.Më poshtë në renditje ndodhen aplikacionet e rrjeteve sociale si Instagram, TikTok dhe Facebook, të cilat, ndonëse përdoren shumë, nuk kanë pësuar rritje të mëdha në shkarkime pasi nuk janë të reja në treg.

 

Temu i "rrëmben" fronin ChatGPT-së/ Renditet si më i

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat