Si po e përdorin shqiptarët Inteligjencën Artificiale? 93.13% nga ChatGPT, por edhe aplikacione të reja
Inteligjenca Artificiale është duke u përdorur masivisht kudo në botë, falë përfitimeve të saj dhe mundësisë që u jep njerëzve për të lehtësuar punët, detyrat, si dhe krijimin e dokumenteve të ndryshme. Sigurisht, përdorimit të kësaj platforme të re teknologjike nuk i kanë shpëtuar as shqiptarët.
Këto të dhëna vijnë nga Statcounter, duke sjellë informacion për përdorimin e chatbot-ëve në Shqipëri gjatë qershorit të vitit 2025.
Por në cilat aplikacione përdoret më së shumti inteligjenca artificiale? Kryesimin e mban ChatGPT, duke sjellë edhe një përdorim më të shpejtë për shkak të lehtësive që ofron, si përgjigjet e menjëhershme dhe zëvendësimi i motorëve tradicionalë të kërkimit. Inteligjenca artificiale e ofruar nga ChatGPT zë rreth 93.13% të përdoruesve shqiptarë. Ky përdorim i avancuar vjen si pasojë e thjeshtësisë në përdorim dhe funksionalitetit të përparuar. Me përjashtim të disa luhatjeve të vogla mes prillit dhe qershorit 2025, ChatGPT ka qëndruar vazhdimisht mbi 90% të përdorimit në Shqipëri.
Përveç ChatGPT, në tregun shqiptar kanë filluar të shfaqen edhe disa alternativa të tjera të chatbot-ëve, megjithëse me përqindje shumë më të vogla të përdorimit.
Microsoft Copilot mban vendin e dytë me 3.01%, duke u përdorur kryesisht nga profesionistët që janë pjesë e ekosistemit të Microsoft 365, i cili përdoret shpesh për të krijuar dokumente më profesionale dhe interesante.
Perplexity, një motor kërkimi me ndërfaqe bisedore, ka arritur 1.45% dhe po fiton vëmendje për përgjigjet e shpejta dhe të sakta.
Google Gemini, pavarësisht fuqisë së gjigantit Google, është aktualisht në vetëm 1.2% pjesërisht për shkak të mbështetjes së kufizuar gjuhësore dhe lokalizimit.
Claude dhe DeepSeek, dy platforma më të reja në këtë treg, kanë hyrë më vonë dhe mbeten me një prani minimale në Shqipëri (nën 1%), por janë interesante për segmentet më teknike që kërkojnë eksperienca më të avancuara në fushën e AI-së.
Kjo shumëllojshmëri tregon se, ndonëse ChatGPT dominon, tregu shqiptar po zgjerohet ngadalë me opsione alternative, të cilat mund të fitojnë më shumë terren në të ardhmen.

Top 5 zonat me pronat më të shtrenjta e më të lira në Shqipëri/ Sazani, Marina e Durrësit, Gjiri i Lalzit, “vija e artë” e tregut të pronave
Tregu i pronave në Shqipëri vijon të reflektojë zhvillimet e ndryshme urbane, turistike dhe demografike në të gjithë vendin. Të dhënat më të fundit për......

Hapen aplikimet për drejtor të INSTAT/ Kreut aktual, Elsa Dhuli, i përfundon mandati 5-vjeçar në nëntor 2025
Këshilli i Ministrave ka shpallur thirrjen për të aplikuar për pozicionin e drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave. Drejtori i Përgjithshëm......

“Çdo shqiptar do të sigurojë shtëpinë nga tërmeti”/ Si do llogaritet primi? Rreth 2% e dëmeve do të paguhen nga vetë pronari
Çdo familje do të sigurojë shtëpinë nga tërmeti. Ministria e Financave ka nxjerrë për konsultim publik një projektligj që e bën të detyrueshëm sigurimin e......

AAPSK merr pjesë në Workshop-in Rajonal mbi Rikuperimin e Aseteve, organizuar nga UNODC në Tiranë
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), znj. Risena Xhaja, mori pjesë në workshop-in dyditor të......

SHBA me plan të ri të inteligjencës artificiale/ Lehtëson rregullat mjedisore dhe zgjeron ndjeshëm eksportet
Administrata Trump publikoi një plan të ri të inteligjencës artificiale që synon të lehtësojë rregullat mjedisore dhe të zgjerojë ndjeshëm eksportet te......

NATO certifikon Autoritetin e Aviacionit Civil/ Vlerësim katërvjeçar për Shqipërinë. Standardet ajrore, të përmbushura
Autoriteti i Aviacionit Civil është njohur zyrtarisht nga NATO për “Vlefshmërinë Ajrore”, duke dëshmuar përmbushjen e standardeve të sigurisë që kërkon......

Skema e investimeve, lidhen 251 kontrata/ Në 4 muaj janë disbursuar fondet për 7 përfitues
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka lidhur 251 kontrata me bizneset në fushën e bujqësisë gjatë 4 mujorit të parë të këtij viti nga të cilat janë......

Qershori, rekord në rimbursimin e TVSH për bizneset/ 6-mujori, sipërmarrjet marrin mbrapsht 111 milionë euro
Në gjysmën e parë të vitit, bizneset kanë marrë mbrapsht rreth 111 milionë euro TVSH të paguar, përmes procedurës së rimbursimit. E ndarë sipas muajve,......