Si përdoren rrjetet sociale në Shqipëri? Femrat për marketing dhe argëtim, meshkujt për lajme
Numri i femrave shqiptare që përdorin rrjete sociale është në rritje të ndjeshme gjatë vitit 2025. Sipas raportit të fundit “Digital 2025: Albania” nga DataReportal, 43.8% e përdoruesve të rrjeteve sociale në Shqipëri janë femra, ndërsa 56.2% janë meshkuj. Kjo tregon një përmirësim të lehtë të balancës gjinore krahasuar me vitin 2024, kur raporti ishte afërsisht 41% për femrat dhe 59% për meshkujt.
Sipas analizës së DataReportal, gratë shqiptare janë më të angazhuara në ndërveprime sociale, duke pëlqyer, komentuar dhe ndarë më shpesh përmbajtje.
Ndërkohë, burrat dominojnë në përdorimin pasiv të platformave ndjekje të faqeve, lajmeve dhe videove, sidomos në Facebook dhe YouTube.
Rreth 68% e përdorueseve femra thonë se përdorin rrjetet sociale për frymëzim personal, argëtim dhe ndjekje markash lokale, ndërsa 57% e burrave i përdorin për informim dhe komunikim profesional.
Një trend i rëndësishëm është rritja e numrit të grave që përdorin rrjetet sociale për qëllime biznesi. Në vitin 2025 shifrat e kompanisë Instagram tregojnë se shtrirja e reklamave në Shqipëri ishte e barabartë me 43.1% të popullsisë totale në fillim të vitit. Për reklamuesit, kjo platformë ofron një shpërndarje më të balancuar gjinore (53% meshkuj dhe 47% femra), duke e bërë atë ideale për fushata që synojnë audienca më të reja dhe vizualisht të angazhuara. Kjo prani në rritje po reflektohet edhe te figurat publike dhe influencerët femra, që kanë fituar terren në sektorë si moda, turizmi, kujdesi personal në botën online.
Të dhënat e DataReportal parashikojnë se, me këtë ritëm, pjesëmarrja e grave shqiptare në rrjete sociale mund të kalojë 46% deri në fund të vitit 2025, duke iu afruar barazisë digjitale me burrat.

232.8 mln lekë për rindërtimin e kanalizimeve në Vlorë - Investimi i ri, synohet shmangia e përmbytjeve
Bashkia Vlorë ka shpallur hapjen e tenderit KUB Vlorë (Kanalizimet e Ujërave të Bardha)- Rindërtimi, ridimensionimi dhe rehabilitimi i kolektorëve kryesorë......

Ndriçues me materiale të ricikluara - Studentët e Arkitekturës krijojnë objekte arti
Studentët e fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës së Universitetit Politeknik të Tiranës, por jo vetëm, edhe studentë nga Kosova dhe Maqedonia e......

Bonot 12-mujore, në “rënie të lirë” - Yield-i mesatar i ponderuar arrin në 2.54%. Interes i lartë nga investitorët
Norma mesatare e interesit të bonove të thesarit me maturim 12-mujor ka regjistruar një rënie. Në ankandin e fundit, yeld-i mesatar i ponderuar zbriti në......

“Rritje taksash dhe shkurtim shpenzimesh” - Britania paralajmëron masat e reja për të përballuar sfidat ekonomike
Ministrja e Financave në Britaninë e Madhe, Rachel Reeves, pranoi se po shqyrtohen rritje taksash dhe prerje shpenzimesh në buxhetin e ardhshëm. Kjo tregon......

Shqipëria humbet terren në tregun e kriptovalutave/ Raporti i Chainalysis 2025: Renditemi në vend të 111-të, nga 151 shtete në total
Raporti i Chainalysis mbi gjeografinë e kriptovalutave 2025, përmban një indeks, që mat adoptimin e kriptovalutave në 151 shtete të botës. Por, ku renditet......

Çelen mbi 4700 biznese të reja në 3 muaj - 11,461 aplikime online në QKB vetëm në Shtator
1483 biznese të reja janë hapur vetëm gjatë muajit Shtator në të gjithë vendin, duke ndjekur trendin e dy muajve të kulmit të sezonit turistik. Të dhënat......

Rikonstruksion rrjetit elektrik në Tiranë - OSSH hap tenderin 198.9 mln lekë për përmirësimin e cilësisë së energjisë
Drejtoria Rajonale e OSSH Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për rikonstruksionin e kabinave 20 kv të n/stacioneve Kashar, Qendër, Selitë, Farkë. E ndërsa......

Von der Leyen: Mbi 100 mln euro investime në Serbi - Presidenti Vuçiç i kërkon BE-së përjashtim nga tarifat e çelikut
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një angazhim strategjik dhe prioritet i politikës së jashtme të......