Shqiptarët të “fiksuar” pas editimit/ Nga përdorimi i Word te aftësitë e programimit, qytetarët po avancojnë me ritme të shpejta

Aftësitë teknologjike të qytetarëve shqiptarë janë rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, duke reflektuar qartë transformimin digjital që po përjeton vendi. Krahasuar me vitin 2024, çdo kategori aftësish nga përdorimi i programeve bazike deri te operacionet më të avancuara ka shënuar rritje, çka tregon se qytetarët po përshtaten gjithmonë e më shumë me kërkesat e kohës dhe tregut të punës.
Sipas të dhënave së INSTAT, rritjen më të madhe e shënon përdorimi i programeve edituese, i cili është rritur me gati 10 pikë përqindje. Po ashtu, edhe përdorimi i programeve si Word ka njohur një zgjerim të ndjeshëm, duke u rritur nga 28.3% në 36.7%, çka tregon rritjen e aftësive bazike për punën me dokumente, e kërkuar gjithnjë e më shumë në administratë dhe sektorin privat.
Një tjetër tregues i rëndësishëm është krijimi i prezantimeve, që shkon nga 27.4% në 31.3%, duke dëshmuar se qytetarët po përmirësohen në aftësitë vizuale dhe komunikimit profesional. Ndërkohë, veprimet standarde si transferimi i materialeve dhe kopjimi apo lëvizja e file-ve shënojnë gjithashtu rritje të qëndrueshme, përkatësisht në 48.4% dhe 42%, duke konfirmuar se shumica e përdoruesve tashmë zotërojnë njohuri bazike të menaxhimit të të dhënave.
Rritjet më domethënëse vihen re te aftësitë më të specializuara. Ndryshimi i opsioneve të një software-i ka kaluar nga 15.5% në 23.5%, një kërcim i ndjeshëm që tregon se përdoruesit po shkojnë përtej funksioneve elementare të kompjuterit. E njëjta prirje shihet edhe te përdorimi i programeve për redaktimin e file-ve, që u rrit në 21.3%.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritja e aftësive digjitale gjatë vitit 2025 nuk është thjesht pasqyrë e përdorimit më të shpeshtë të teknologjisë, por edhe rezultat i investimeve në edukimin digjital, platformave online dhe modernizimit të shërbimeve publike. Shqipëria po ecën me ritme të shpejta drejt një shoqërie më të aftë teknologjikisht, ku kompetencat digjitale po bëhen thelbësore për punësim, produktivitet dhe përfshirje sociale.
Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë zëvendëskryeministren Belinda Balluku
Gjykata Kushtetuese ka vendosur pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të vendimeve të Gjykatës së Posaçme (GJKKO), të cilat kishin urdhëruar pezullimin nga......
Ibrahimaj: 12 milionë euro për punësimin e të rinjve në 2026, dyfishim i fondeve për aftësim dhe sipërmarrje
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë sot në konferencën “RINIA 2030-Punësim, Aftësi, Sipërmarrje”, një takim i dedikuar të......
Programet e nxitjes së punësimit - Rama: 2200 djem e vazja përfitojnë nga garancia rinore e qeverisë për 4 vite
Kryeministri Edi Rama në një takim me të rinj të punësuar nga programet e nxitjes së punësimit, ka ndarë disa të dhëna për Shqipërisë sot dhe përparimin e......
Kush mban peshën e borxhit të jashtëm? - BSH: Qeveria udhëheq me 4.75 miliardë euro. Në vend të dytë, sektorët e tjerë
Borxhi i jashtëm i Shqipërisë vazhdon të mbetet i ndarë midis katër sektorëve kryesorë të ekonomisë. Sektori që mban peshën më të madhe është Qeveria e......
Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës
Tregu shqiptar i punës ka shënuar një ndryshim të qartë në strukturën e pagave gjatë dy viteve të fundit. Pagat më të ulëta janë tkurrur me ritme të shpejta,......
Kadastra, tërësisht digjitale në fund të 2026-ës - 10 shërbime të automatizuara dhe pagesë direkt nga e-Albania
Agjencia Shtetërore e Kadastrës pritet që në fund të vitit të ardhshëm të shndërrohet në një institucion tërësisht digjital. Drejtoresha e përgjithshme......
A dinë sipërmarrësit shqiptarë të gjurmojnë fondet europiane? - Sefa: Shumë pak biznese aksesojnë dhe menaxhojnë financimet e BE
Alokimi i fondeve nga Bashkimi Europian synon të ndihmojë bizneset shqiptare të rrisin standardet dhe të përshtaten me tregun europian. Por, sa të......
Plani 10-vjeçar i gazit - ERE shtyn sërish miratimin, kërkon nga ALBGAZ dokumente shtesë
Enti Rregullator i Energjisë ka shtyrë miratimin e planit 10-vjeçar të investimeve të shoqërisë shtetërore ALBGAZ, për shkak të mosplotësimit të plotë të......





