FunData Postuar më 22 Mars 2025, 11:25

Shqiptarët, më pak “të zgjuar” se ballkanasit e tjerë?! Vendi ynë renditet i fundit në rajon për nivelin e inteligjencës

Nga Eldiona Serani

Shqiptarët, më pak “të zgjuar” se ballkanasit e

Një raport i publikuar së fundmi nga Regjistri Ndërkombëtare i Inteligjencës (International IQ Registry) për vitin 2025 ka zbuluar renditjen e vendeve sipas nivelit të inteligjencës. 

Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet në vendin e 64-t për sa i përket nivelit të inteligjencës, me një mesatare prej 97.19, duke shënuar një rritje prej 0.15 pikësh krahasuar me një vit më parë. 

Ajo që bie në sy nga këto të dhëna është se Shqipëria mban vendin e fundit në rajon për sa i përket nivelit të inteligjencës. Konkretisht, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 59-të me një mesatare të koeficientit të intelifjencës prej 97.59, ndërsa Bosnje Hercegovina zë vendin e 58-të. Mali i Zi renditet më lart, në vendin e 50-të, me një mesatare prej 98.65.  Megjithatë, ajo që duhet të mbajmë parasysh në rastin e Shqipërisë është pjesëmarrja më e ulët e atyre që kanë kryer testin në faqen zyrtare të “International IQ Registry”, krahasuar me rajonin. Ky faktor mund të ndikojë shumë në rezultat.

Ndër vendet e rajonit, Serbia rezulton të ketë popullsinë më inteligjente, duke u renditur në vendin e 18-të me një mesatare IQ prej 100.86. Ky rezultat e pozicionon Serbinë jo vetëm në krye të rajonit ballkanik, por edhe ndër vendet me nivelet më të larta të inteligjencës në Europë. 

Raporti gjithashtu zbulon se vendi me nivelin më të lartë të inteligjencës në botë është Kina, e ndjekur nga Koreja e Jugut dhe Japonia. Këto vende njihen për sistemet arsimore rigoroze dhe kulturën e përkushtimit ndaj studimeve, faktorë që sipas ekspertëve kanë ndikuar ndjeshëm në nivelin e lartë të IQ-së në këto shoqëri.  Mesatarja e koeficientit të inteligjencës sipas vendeve duket të jetë përgjithësisht më e lartë në Azinë Lindore. Është afër mesatares globale në Europë, Azinë Perëndimore.

Nga ana tjetër, në fund të listës për nivelin e inteligjencës renditen disa shtete afrikane, ku Gaboni mban vendin e fundit. Faktorët socio-ekonomikë, qasja e kufizuar ndaj arsimit cilësor dhe problemet infrastrukturore kanë ndikuar në këto rezultate të ulëta. 

Klikoni këtu për të dhënat

Shqiptarët, më pak “të zgjuar” se ballkanasit e

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat