FunData Postuar më 25 Maj 2026, 09:45

Shqipëria zgjedh "dramat"/ Si ndryshojnë shijet e europianëve për filma dhe seriale?

Nga Xhorxhina Deda

Shqipëria zgjedh "dramat"/ Si ndryshojnë shijet e

Shqiptarët preferojnë dramat më shumë se çdo zhanër tjetër filmash apo serialesh. Kjo është ajo që tregon një analizë mbi platformat streaming, ku Shqipëria renditet mes vendeve që konsumojnë më shumë përmbajtje dramatike.

Të dhënat janë publikuar nga "Visual Capitalist", bazuar në statistikat e FlixPatrol për tremujorin e parë të vitit 2026, dhe tregojnë se drama dominon qartë edhe në vende si Italia, Franca, Britania e Madhe, Kroacia dhe Maqedonia e Veriut. 

Sipas analizës, preferenca e shqiptarëve për dramat lidhet me interesin e vazhdueshëm për histori emocionale, tension familjar, konflikte sociale dhe personazhe të fortë, elementë që vazhdojnë të dominojnë serialet më të ndjekura në Netflix dhe platformat e tjera streaming.

Ndërkohë, pjesa tjetër e Europës paraqet një panoramë shumë më të larmishme.

Europa Qendrore dhe Lindore dominohet nga fantastiko-shkencorja (“sci-fi”). Vende si Polonia, Ukraina, Çekia, Sllovakia dhe Spanja rezultojnë me interesin më të lartë për serialet dhe filmat futuristikë.

Një tjetër detaj interesant është Greqia, ku zhanri më i preferuar rezulton fantasy, ndërsa Suedia është i vetmi shtet europian ku "horrori" kryeson listën.

Nga ana tjetër, komedia mbetet zgjedhja kryesore në Gjermani, Austri, Danimarkë dhe Zvicër, ndërsa animacioni dominon në Portugali dhe Qipro.

Ekspertët e industrisë së streaming thonë se, megjithëse Netflix, Disney+ dhe platformat globale po standardizojnë gjithnjë e më shumë përmbajtjen, shijet lokale vazhdojnë të mbeten të forta dhe të lidhura ngushtë me kulturën e secilit vend.

Theksojmë se FlixPatrol monitoron çdo ditë renditjet dhe performancën e filmave e serialeve në platformat streaming si Netflix, Disney+, Amazon Prime Video dhe të tjera. Të dhënat bazohen në përmbajtjet më të ndjekura dhe “trending” në secilin shtet, duke analizuar performancën e titujve në platformat VOD

Shqipëria zgjedh "dramat"/ Si ndryshojnë shijet e

Live TV

Të fundit
Shqipëria 25 Maj Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke pësuar zbritje të vlerës përgjatë fundjavës duke u blerë këtë të hënë me 81.5 lekë dhe duke u shitur......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 25 Maj Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke pësuar zbritje të vlerës përgjatë fundjavës duke u blerë këtë të hënë me 81.5 lekë dhe duke u shitur......