Shqipëria, vendi i mosbesimit ndaj tjetrit/ RCC: Rezultojmë shteti me nivelin më të ulët të besimit ndërpersonal në rajon

A mund t’u besohet njerëzve? Përgjigjet e qytetarëve shqiptarë për këtë pyetje janë shumë konkrete, por edhe mjaft pesimiste. Të dhënat e Barometrit të Ballkanit, një nga anketat më të rëndësishme të opinionit publik në rajon, tregojnë se Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të besimit ndërpersonal në Ballkanin Perëndimor.
Në pyetjen nëse shumica e njerëzve mund të besohen apo nëse duhet treguar shumë kujdes në marrëdhëniet me ta, Shqipëria shënon një mesatare prej 3.7 në një shkallë nga 1 në 10, dukshëm më poshtë se mesatarja rajonale prej 4.6.
Ajo që e bën situatën edhe më domethënëse është fakti se 33% e të anketuarve shqiptarë zgjedhin vlerësimin më ekstrem të mosbesimit, duke thënë se duhet treguar shumë kujdes ndaj njerëzve, krahasuar me 18% në nivel rajoni, ndërsa vetëm 1% e shqiptarëve shprehen se shumica e njerëzve mund të besohen.
Këto shifra e vendosin Shqipërinë ndjeshëm pas vendeve të tjera të rajonit, si Kosova, Bosnje Hercegovina apo Mali i Zi, të cilat kanë mesatare mbi 5 dhe një shpërndarje më të balancuar të përgjigjeve në vlerat e mesme të shkallës, çka tregon një prirje më të madhe drejt bashkëjetesës sociale dhe bashkëpunimit.
Në Shqipëri, përkundrazi, përgjigjet janë të përqendruara fort në skajin e mosbesimit, duke sinjalizuar një klimë shoqërore të ndërtuar mbi dyshim dhe vetëmbrojtje. Ky nivel i ulët besimi lidhet ngushtë me përvojat e qytetarëve me korrupsionin, dobësinë e institucioneve dhe ndjesinë se rregullat nuk funksionojnë njësoj për të gjithë, duke e kthyer besimin nga vlerë shoqërore në rrezik personal.

Nisin punimet në Llixhat e Bënjës, Përmet/ Rama: Kushte për të pritur vizitorët në natyrën magjepsëse
Një nga pikat turistike më të vizituara në Përmet, Llixhat e Bënjës i janë nënshtruar një procesi rikualifikimi, që pritet të përfundojë në mars të këtij......
135 euro më shumë për bluzat e bardha/ Si kanë ndryshuar pagat e mjekëve dhe infermierëve ndër vite?
Bluzat e bardha janë rikthyer sërish në vëmendjen e qeverisë. Në konferencën e fundvitit, kryeministri Rama njoftoi se do të ketë rritje pagash për mjekët......
“Paqja fiskale’’, shansi i ri për bizneset e mëdha/ Xhiro mbi 14 mln lekë, rideklarim dhe parapagim tatimfitimi
Që prej 1 janarit ka hyrë në fuqi “Paqja Fiskale”, e cila synon të krijojë një marrëdhënie më bashkëpunuese mes administratës tatimore dhe bizneseve të......
Kompensimi 10% i TVSH-së për fermerët në fuqi/ Skema mbështet kostot e prodhimit dhe rrit transparencën
Prej fillimit të vitit, fermerët që tregtojnë prodhimet e tyre përmes kanaleve formale përfitojnë skemë të re mbështetjeje financiare. Bëhet fjalë për......
Paga minimale, sa rriten sigurimet për të punësuarit? Ndryshon edhe maksimalja, preken negativisht pagat e larta
Duke filluar nga 1 janari 2026, paga bazë minimale mujore, e detyrueshme për çdo punëdhënës, do të jetë 50,000 lekë (nga 40,000 lekë që ishte më parë). Ky......
Nevoja apo suksesi? Pse kthehen emigrantët shqiptarë? Dominojnë arsyet familjare. Vetëm 6% i kanë arritur objektivat financiare
Shqipëria po përjeton një rritje të ndjeshme të emigrantëve që kthehen në vend, por integrimi i tyre në tregun e punës mbetet një sfidë serioze. Të dhënat më......
Nis zbatimi i ligjit për formalizimin e punëtorëve sezonalë/ Synim, ulja ekonomisë gri dhe rritje e sigurisë
Në Maqedoninë e Veriut nisi zbatimi i ligjit për punonjësit sezonalë, me qëllim uljen e ekonomisë gri dhe rritjen e sigurisë. Sipas Ministrit të Ekonomisë......
Shpërthime të forta, Venezuela shpall gjendjen e jashtëzakonshme/ Qeveria Maduro: Donald Trump urdhëroi sulmin
Të paktën shtatë shpërthime u dëgjuan rreth orës 02:00, sipas orës lokale, në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas si dhe avionë që fluturonin ulët. Sipas......



