Shqipëria, pas Europës në aftësitë me të dhënat/ Vetëm 75% e shqiptarëve kanë njohuri për të kuptuar, analizuar dhe përdorur informacionin
Shqipëria regjistroi një nga nivelet më të ulëta në Europë për aftësitë bazike në informacion dhe të dhëna. Vetëm 74.6% e shqiptarëve të moshës 16-74 vjeç kanë njohuri dhe aftësi të mjaftueshme për të kuptuar, analizuar dhe përdorur informacionin dhe të dhënat në jetën e përditshme.
Ky nivel është dukshëm më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian. Në vendet europiane, 85.4% e personave të moshës 16-74 vjeç që jetonin në qytetet e BE-së kishin të paktën aftësi bazë të informacionit dhe të shkrim-leximit të të dhënave. Kjo përqindje ishte pak më e ulët midis atyre që jetonin në qytete dhe periferi (80.4%) dhe në zona rurale (77.6%).
Të dhënat tregojnë se në 22 vende të BE-së, përqindjet më të larta të njerëzve me të paktën aftësi bazë të informacionit dhe të shkrim-leximit të të dhënave u vunë re në qytete.
Për më tepër, Shqipëria mbetet pas shumë vendeve të rajonit dhe Europës Juglindore, si Kroacia me 88.6%, Greqia me 87.4%, Qiproja me 88.6%, apo Bosnje Hercegovina. Krahasuar me vendet lider për këtë tregues në Europë, si Holanda me 97.7%, Finlanda me 97.7% apo Norvegjia me 98.4%, diferenca bëhet shumë e dukshme.
Kjo tregon një hendek të rëndësishëm në edukimin digjital dhe aftësitë analitike të qytetarëve shqiptarë. Në një kohë kur informacioni dhe të dhënat po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme për vendimmarrje, punë dhe aktivitetet e përditshme, kjo gjendje mund të kufizojë mundësitë e shqiptarëve për të konkurruar në tregun global.

Skemat me këste për shlyerjen e detyrimeve ndaj OSHEE: 1000 subjekte përfitojnë ulje kamatash!
Skemat e pagesës me këste për detyrimet e prapambetura ndaj Furnizuesit të Shërbimit Universal (FSHU) dhe Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë......

Nafta “merr hov” pas sulmeve ruse në Ukrainë - Shkak, mundësia për sanksione të reja ndaj Kremlinit
Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 1 dollar për fuçi ditën e hënë, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve të javës së kaluar, të ndihmuara nga......

Bypass-i i Tiranës, lidhet kontrata - Ndërtimi i lotit të parë do kushtojë 3.15 mld lekë, i hapet rruga nisjes së punimeve
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratën për fazën e parë të bypass-it të Tiranës, duke i hapur rrugë nisjes së punimeve. Kontrata me kompaninë 4......

Bujqësia, e “etur” për financim - Sa iu përgjigjën bankat? BSH: Në korrik u dhanë rreth 28.6% më pak kredi për këtë sektor
Kredia në bujqësi i është rikthyer sërish rënies. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, bankat tregtare financuan më pak biznese të këtij sektori në......

Dyfishohen tarifat për udhëtarët evropianë drejt SHBA - Aplikimi për udhëtime pa vizë do të kushtojë 40 dollarë nga 30 shtatori
Duke filluar nga kjo vjeshtë, shumë udhëtarë që do të shkojnë në Shtetet e Bashkuara do të përballen me një rritje të ndjeshme të tarifës për autorizimin e......

“Diplomacia ekonomike do të jetë prioritet” - Rama: Shqipëria, më pranë se kurrë anëtarësimit në BE
Në konferencën tre ditore të ambasadorëve shqiptarë nëpër botë, kryeministri Edi Rama ka vënë theksin se shërbimi dilpomatik i Republikës së Shqipërisë,......

Rreth 1 në 5 nxënës zgjedh një zanat/ Pesha e tyre brenda totalit të nxënësve në gjimnaz, me rritje të qëndrueshme
Interesi për arsimin profesional në Shqipëri tregon një dinamikë interesante gjatë viteve të fundit. Ndërsa numri i nxënësve që zgjedhin këtë rrugë ka pësuar......

Industria e makinave elektrike, thirrje BE-së - Kërkon zbatimin e objektivit për emetime zero deri në vitin 2035
Më shumë se 150 drejtues të industrisë së makinave elektrike në Evropë kanë nënshkruar një letër të përbashkët, duke i kërkuar Bashkimit Evropian t’i......