Sa të stresuar janë shqiptarët? Puna dhe problemet ekonomike ndër shqetësimet kryesore

Stresi është bërë një nga problemet më të mëdha të shoqërive moderne, i cili mund të vijë si pasojë e shumë faktorëve. Megjithatë, niveli i stresit nuk është i njëjtë në të gjitha vendet, pasi ndikohet nga mënyra e jetesës, klima dhe gjendja ekonomike. Revista Ceo Magazine World ka publikuar një raport mbi stresin që përjetojnë qytetarët në vende të ndryshme të botës.
Sipas të dhënave, Shqipëria renditet në vendin e 84-t nga 197 vende të marra në shqyrtim, duke pasur një nivel stresi gati mesatar. Raporti e vlerëson stresin në bazë të katër shtyllave kryesore: stresi i punës, stresi financiar, stresi social dhe familjar, si dhe ai i lidhur me çështjet shëndetësore. Për qytetarët shqiptarë, burimi kryesor i stresit është puna, e ndjekur nga stresi për paratë.
Në krahasim me vendet e tjera të Europës, Shqipëria rezulton të përjetojë më shumë stres, ndërsa për rajonin niveli është afërsisht mesatar. Mali i Zi dhe Serbia paraqiten me qytetarë më pak të stresuar, duke u renditur përkatësisht në vendin e 75-të dhe 78-të. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina u renditën më poshtë se Shqipëria, në vendin e 89-të dhe 92-të.
Monako renditet si vendi më pak i stresuar në botë për vitin 2025, duke arritur një rezultat të jashtëzakonshëm. Mjedisi i tij luksoz dhe paqësor, jeta e gjallë urbane dhe qendra e fortë financiare kontribuojnë ndjeshëm në këtë status pa stres, duke ofruar një atmosferë multikulturore dhe një cilësi të lartë jetese. Pas Monakos renditen Lihtenshtajni, Luksemburgu, Zvicra dhe Irlanda, të gjitha me nivele të ulëta stresi.
Në anën tjetër të spektrit, Burundi është identifikuar si vendi më i stresuar në botë, i ndjekur nga Sudani i Jugut, Afganistani, Siria dhe Malavi. Këto shtete janë të prekura rëndë nga konfliktet, problemet financiare dhe prapambetja në zhvillim, çka ndikon drejtpërdrejt në rritjen e nivelit të stresit të qytetarëve të tyre.
Ndryshime në përbërjen e ministrive: Miriam Shyti, zv/ministre e Jashtme. Endrit Yzeiraj, zv/ministër i Financave
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në përbërjen e institucioneve. Kështu, Miriam Shyti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e......
1,1 mld lekë kompensim pronarëve të prekur nga ndërtimet e legalizuara
Në mbledhjen e fundit Këshilli i Ministrave miratoi një fond prej 1,122 miliardë lekë në formën e kompensimit financiar pronarët e pasurive të paluajtshme të......
Krijohet shoqëria aksionare për transportin publik - Vendimi i Qeverisë: “Mobal” sh.a edhe në linjat drejt destinacioneve turistike
Këshilli i Ministrave vendosi krijimin e shoqërisë aksionare “Mobal” sh.a., e cila do të ofrojë shërbim transporti publik rrugor të udhëtarëve, duke......
“Shqipëria po vrapon për anëtarësimin në BE” - Kryeministri Rama, në Kopenhagen: Diella po funksionon më së miri
Teksa merr pjesë në Samitin e Përbashkët të Komunitetit Politiko-Europian, kryeministri Edi Rama I’u përgjigj interest të gazetarëve ndërkombëtarë për......
Shtatori, konsum më i lartë se Korrik-Gushti - Tatimet mbledhin 392 milionë euro të ardhura
Shtatori ka rezultuar një muaj shumë i mirë sa i takon konsumit të popullatës dhe tatimit të paguar. Pavarësisht se është muaji i fundit që mbyll sezonin......
Kursimet e Tiranasve “humbasin” ritmin! - BSH: Depozitat, 0.5% më pak në tremujorin e dytë. Qarqet e tjera mbushin arkën
Edhe pse Tirana është qarku me shumën dhe historikisht me rritjen më të lartë të kursimeve në bankë, për shkak të numrit më të madh të popullsisë, duket se......
Xhaja në Konferencën Rajonale “Resilient Voices”: Ripërdorimi social i pasurive të sekuestruara, burim fuqizimi ekonomik!
Kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, mori pjesë në Konferencën Rajonale......
Kina, në prag të një “revolucioni” valutor - Si ndikon rritja e monedhës kineze në tregun ndërkombëtar?
Debati për dominimin e vazhdueshëm të dollarit në sistemin monetar global është i përsëritur, me rivalin "e përjetshëm", euron, që shihet si kërcënimi......



