Sa "super pensionistë" ka Shqipëria? Femrat dominojnë listën e shqiptarëve mbi 100 vjeç
Në Shqipëri jetojnë 364 qytetarë që kanë kaluar moshën 100 vjeç. Të dhënat e Censit të vitit 2023 tregojnë se nga këta, 301 janë gra dhe vetëm 63 janë burra, një raport që pasqyron qartë diferencën gjinore në jetëgjatësinë e shqiptarëve. Gratë vijojnë të jetojnë më gjatë se burrat, një trend i njohur në të gjithë botën, por që në Shqipëri del në pah veçanërisht në moshat shumë të avancuara. Ky grup i rrallë përfaqëson një brez që ka kaluar më shumë se një shekull histori, duke jetuar gjatë periudhave më të trazuara të vendit, nga luftërat botërore, regjimi komunist dhe transformimi demokratik.
Por përtej kuriozitetit të moshës mbi 100 vjeç, një pasqyrë më e gjerë vjen nga të dhënat për qytetarët mbi 85 vjeç. Në të gjithë vendin janë mbi 41 mijë persona që kanë kaluar këtë moshë, me shpërndarje të ndryshme sipas qarqeve. Tirana ka numrin më të lartë në total, me 9,372 qytetarë mbi 85 vjeç, por për shkak të popullsisë së madhe, ata përbëjnë vetëm 1.2 për qind të banorëve. Në krahun tjetër, Gjirokastra rezulton të ketë përqindjen më të lartë të popullsisë mbi 85 vjeç, me 2.6 për qind, ndjekur nga Vlora me 2.2 për qind dhe Fieri e Korça me nga 1.8 për qind. Durrësi dhe Tirana renditen në fund për sa i përket përqindjes së të moshuarve të kësaj grupmoshe, ndërsa qarqe si Shkodra, Lezha dhe Elbasani qëndrojnë në mes të renditjes.
Këto të dhëna nxjerrin në pah një profil interesant të shpërndarjes së jetëgjatësisë në vend, por edhe të probleme demografike, si plakja e popullsisë apo emigrimin e të rinjve. Ndërsa vendi plaket gradualisht dhe jetëgjatësia rritet, një pyetje që ngrihet është nëse politika sociale do të duhet të ndryshojë për të reflektuar këto zhvillime. Rikujtojmë se gjatë vitit 2024, rreth 29 mijë pensionistë i janë shtuar skemës, pasi kanë mbushur moshën dhe kanë lidhur pension pleqërie me Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

TIA njofton: Linjë e re ajrore mes Shqipërisë dhe Jordanisë!
Tirana International Airport vijon të zgjerohet si një nyjë e rëndësishme lidhëse mes Shqipërisë dhe destinacioneve ndërkombëtare, duke ofruar gjithnjë e më......

Gjermania, numër rekord banorësh - Por, rritja nuk ka ardhur për shkak të lindjeve
Popullsia e Gjermanisë arriti në 83.6 milionë në fund të vitit 2024, duke arritur një rekord historik. Megjithatë, popullsia po jep shenja plakjeje, ndërsa......

Rama: Praktikë në administratë dhe institucione publike për 600 të rinj!
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale tha se “Thirrja e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës ofron mundësi konkrete për të rinjtë......

Hungaria, 18 mld euro “të paralizuara” nga BE - Fondet mbeten të ngrira për shkak të problemeve në sundimin e ligjit
Bashkimi Evropian i ka mohuar Hungarisë 18 miliardë euro fonde, për shkak të problemeve në sundimin e ligjit. Tensionet mes Brukselit dhe Budapestit......

Pensioni mesatar u rrit me 14.5 euro - Mbi 29 mijë pensionistë i shtohen skemës
Popullsia e vendit po plaket me ritme të shpejta dhe këtë e konfirmojnë edhe shifrat e pensioneve të reja të lidhura për çdo vit. Gjatë vitit 2024, 29,136......

Vala e nxehtësisë shkaktoi 2,300 viktima në Evropë - Ndryshimet klimatike kanë rritur temperaturat mesatare me 4°C
Rreth 2,300 njerëz humbën jetën në 12 qytete evropiane për shkak të valës së nxehtësisë që goditi kontinentin. Studiuesit theksojnë se ndryshimet klimatike......

Denaj: Mbështetje financiare dhe subvencione për fuqizimin e fermerëve
Falë përfitimeve nga Skema Kombëtare e Mbështetjes për naftë dhe e subvencioneve për vreshtarinë dhe serrat, fermerët kanë arritur të ulin kostot e prodhimit......

Trump paralajmëron tarifa 50% për importet e bakrit - Masa të ngjashme priten për gjysmëpërçuesit, produktet farmaceutike
Presidenti Donald Trump njoftoi vendosjen e një tarife 50% për importet e bakrit, duke zgjeruar luftën tregtare globale. Ai paralajmëroi gjithashtu masa të......