Sa para’ harxhojnë shqiptarët për Netflix? Rreth 3.4 milionë euro në vit. Pjesa më e madhe e përdoruesve janë meshkujt
Netflix është një nga platformat që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet kohët e fundit në mbarë botën. Mesa duket, edhe shqiptarët nuk kanë qenë larg dëshirës për t’u bërë pjesë e arkivës së filmave të kinemasë botërore, pasi sipas statistikave është rritur ndjeshëm numri i përdoruesve.
Sipas statistikave të vitit 2024 nga World Population Review, Shqipëria numëronte 20 mijë përdorues aktivë. Ndërkohë, sa i përket vendeve të rajonit, Shqipëria dhe Mali i Zi renditeshin të parafundit, ndërsa në vendin e parë ndodhej Serbia me 200 mijë përdorues. Më pas në listë renditej Maqedonia e Veriut me 50 mijë përdorues. Ndërkohë, Bosnje Hercegovina mbante numrin më të ulët të përdoruesve me vetëm 10 mijë të tillë.
Por në fund të vitit 2024 këto statistika kanë pësuar ndryshime. Sipas Start.io Audiences, e cila mat në kohë reale përdoruesit e Netflix në shtete të ndryshme, rezulton se Shqipëria ka aktualisht 37,773 përdorues aktivë.
Këto statistika tregojnë se grupmosha që e përdor më së shumti Netflix-in është ajo 18-24 vjeç, e cila përbën rreth 48% të audiencës. Në vend të dytë renditet grupmosha 25-32 vjeç, që zë 35.2% të përdoruesve. Nga ana tjetër, kategoria e moshës 33-44 vjeç përfaqëson 8.8% të audiencës. Ndërkohë, dy grupmoshat me përqindjen më të ulët janë ajo 45-54 vjeç dhe 55+ vjeç, me përkatësisht 3.9% dhe 4.9% të audiencës shqiptare.
Një tjetër fakt interesant është se, sipas të dhënave, rezulton se nga këta përdorues 80.5% janë meshkuj dhe 19.5% janë femra.
Gjithashtu transmetuesit e Netflix në Shqipëri kanë zgjedhur Samsung Galaxy A12 si pajisjen e tyre të zgjedhur.
Bazuar në këto të dhëna, “Scan Intel” ka analizuar se sa shpenzojnë shqiptarët për të parë filma në Netflix.
Një abonim në Netflix ka çmime të ndryshme, duke filluar nga €4.99, €7.99 dhe €9.99. Çmimi mesatar që shqiptarët shpenzojnë në bazë të këtyre vlerave është €7.65. Duke e shumëzuar këtë shifër me numrin e përdoruesve aktivë, rezulton se aktualisht shqiptarët në total paguajnë rreth 289 mijë euor në muaj. Nëse ky numër mbetet i pandryshuar, rezulton që shqiptarët të shpenzojnë rreth 3.47 milionë euro në vit për këtë platformë.
Kjo shifër ndryshon vazhdimisht, pasi mund të ketë përdorues të rinj, por edhe një pjesë e tyre mund të ndërpresin abonimin.
Vlen të theksohet dhe të merret në konsideratë “informaliteti i Netflix”, pasi një fenomen i zakonshëm është ndarja e llogarive, ku disa persona përdorin të njëjtën adresë për të kursyer para. Kjo praktikë është e përhapur, megjithëse Netflix ka filluar të zbatojë masa për të kufizuar ndarjen e llogarive jashtë familjes.

Sondazh

“Buxheti për kulturën dhe artin do të jetë prioritet” - Berisha: Më shumë se dyfishim fondesh. Status ligjor të veçantë për artistët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantuar programin qeverisës për artin dhe kulturën, hartuar në bashkëpunim me fondacionin gjerman “Konrad......

Tuneli i Llogarasë, hapet tenderi për rrugët lidhëse - 5.1 milionë euro, punimet zgjasin 10 muaj pas lidhjes së kontratës
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për ndërtimin e rrugëve lidhëse të Tunelit të Llogarasë, ashtu sikurse ishte parlajmëruar pak ditë më parë edhe......

BE kërkon të krijojë treg të vetëm për mbrojtjen - Synohet konsolidimi i industrisë për të konkurruar me SHBA-në, Kinën
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dëshiron të krijojë një treg të vetëm për produktet dhe shërbimet evropiane të mbrojtjes. Industria e......

“Parfume nga Shqipëria drejt Europës” - Rama: Investimet në infrastrukturë kanë tërhequr sipërmarrësit e huaj
Investimet e huaja në Shqipëri po prekin çdo sektor, duke përfshirë edhe prodhimin e parfumeve. Një shembull i tillë është rasti i një kompanie holandeze, e......

Biznesi i luleve, në “lulëzim”/ Muaji Shkurt regjistron rekordin e dytë më të lartë të importeve
Sipas të dhënave më të fundit të tregtisë së jashtme, duket se biznesi i tregtimit të luleve dhe kultivimi i bimëve po shënon një rritje të......

Tarifat e Trump “dënojnë” industritë amerikane - Mund t'i kushtojnë sektorit të teknologjisë 139 miliardë dollarë në vit
Lufta tregtare e Presidentit Donald Trump mund t'i kushtojë miliarda dollarë në vit industrisë amerikane të teknologjisë, medias dhe telekomunikacionit,......

31 milionë euro investime publike në 2 muaj - Viti nis mbarë, rritet ndjeshëm disbursimi i fondeve për projektet
Viti 2025 ka nisur mbarë edhe sa i takon ecurisë së projekteve publike në vend. Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në dy muajt e parë të......

Rekord financimesh nga BERZH në Shqipëri - 203 mln euro vetëm në vitin 2024. Infrastruktura përfituesi më i madh
Gjatë vitit të kaluar, Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) financoi projekte me vlerë 203 milionë euro në Shqipëri, duke shënuar nivelin më të......