FunData Postuar më 24 Dhjetor 2025, 10:57

Sa orë në ditë kalojnë shqiptarët në internet? Balkan Barometer: Përdorimi në Shqipëri, i moderuar. 7% e popullsisë, mbi 6 orë online

Nga Eldiona Serani

Sa orë në ditë kalojnë shqiptarët në internet?

Qëndrimi në internet është bërë një nga gjërat më të nevojshme për qytetarët, sidomos për çështje pune apo lehtësirat e përditshme të teknologjisë. Balkan Barometer ka sjellë disa të dhëna nga anketa që u është bërë qytetarëve në lidhje me kohën e qëndrimit në internet sipas orëve. Këto aktivitete në internet përfshijnë qëndrimin në rrjetet sociale, shfletimin në web apo edhe blerjet online.

Sipas anketës, 27% e qytetarëve shpenzojnë deri në një orë në ditë në internet, duke e përdorur atë kryesisht për komunikim bazë, informim apo shërbime të thjeshta online. Ndërkohë, 37%  deklarojnë se e përdorin internetin të paktën 2-3 orë në ditë, përqindja më e lartë mes kategorive, çka tregon se interneti është kthyer në një mjet të domosdoshëm në përditshmëri.

Një tjetër grup i rëndësishëm përfaqësohet nga 16% e të anketuarve që kalojnë 4–5 orë në ditë online, çka lidhet më së shumti me përdorimin e rrjeteve sociale, ndjekjen e mediave online, si edhe blerjet apo shërbimet digjitale. Megjithatë, përdorimi më intensiv i internetit mbetet i kufizuar,  vetëm 7%, deklarojnë përdorim prej 6 orësh ose më shumë në ditë.

Në anën tjetër, 12% e qytetarëve në Shqipëri deklarojnë se nuk e përdorin fare internetin, një tregues që nënvizon vazhdimësinë e hendekut digjital në vend. Në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria pozicionohet afërsisht pranë mesatares rajonale, por dallon për përqindjen relativisht më të ulët të përdoruesve intensivë të internetit. Kjo sugjeron se, pavarësisht rritjes së aksesit dhe zgjerimit të shërbimeve online, përdorimi i avancuar i teknologjisë digjitale ende nuk është bërë normë për një pjesë të popullsisë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat