Sa noterë për frymë kemi në Shqipëri? Shpërndarja sipas qarqeve. Tirana, Durrësi dhe Vlora kryesojnë

Në Shqipëri, noterët janë pjesë thelbësore e sistemit ligjor dhe ekonomik, duke ofruar shërbime të tilla si kontratat, regjistrimet dhe certifikatat ligjore. Por sa janë realisht këta profesionistë në raport me popullsinë?
Sipas të dhënave më të fundit, në sistemin noterial, aktualisht janë në detyrë 410 noterë për një popullsi prej 2.36 milionë banorësh, që jep një raport mesatar prej rreth 1.7 noterë për 10,000 banorë. Ky tregues flet për një përqendrim të konsiderueshëm të shërbimeve noteriale në krahasim me nevojat minimale ligjore, por shpërndarja e tyre midis qarqeve është mjaft e pabarabartë.
Në kryeqytet, Tirana kryeson bindshëm me 186 noterë, mbi 2.4 për 10,000 banorë, duke reflektuar jo vetëm popullsinë e lartë, por edhe aktivitetin e madh ekonomik dhe transaksionet intensive që kërkojnë shërbime noteriale. Pas saj, Durrësi dhe Vlora kanë gjithashtu një raport të lartë, mbi 2 noterë për 10,000 banorë.
Në qarqet më të vogla situata është krejt ndryshe. Dibra ka vetëm 5 noterë për mbi 100,000 banorë, ndërsa Kukësi ka po aq për rreth 60,000 banorë, që jep një raport nën 1 për 10,000 banorë. Kjo tregon se qytetarët në këto zona shpesh përballen me vështirësi për të kryer veprime noteriale, duke u detyruar të udhëtojnë në qytete më të mëdha.
Qarqet e tjera, si Berati, Elbasani, Fier, Gjirokastra, Lezha, Shkodra dhe Korça, kanë një raport mesatar prej 1 deri 1.7 noterë për 10,000 banorë
Analiza e këtyre të dhënave tregon një tendencë të qartë: noterët janë shumë të përqendruar në qendrat urbane dhe bregdetare.

Konsumatorët britanikë rritën shpenzimet - Me ritmin më të shpejtë në gati 4 vjet
Vëllimet e shitjeve me pakicë në Britani u rritën në janar me ritmin më të shpejtë vjetor në gati katër vjet, sipas të dhënave zyrtare që sugjerojnë se......
Ibrahimaj dhe Malaj takim zyrtar ndërmjet përfaqësuesve të dy ministrive për forcimin e bashkëpunimit ekonomik Shqipëri–Poloni
Një delegacion i nivelit të lartë nga Shqipëria zhvilloi një takim zyrtar me përfaqësues të Ministrisë së Financave të Polonisë, me fokus forcimin e......
Mallra me vlerë mbi 430 euro në valixhe, detyrim për deklarim - Cilat janë rregullat e taksimit për udhëtarët që hyjnë në Shqipëri?
Me shtimin e fluksit të lëvizjeve gjatë periudhës së pranverës dhe verës, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informon udhëtarët që hyjnë në Shqipëri mbi......
Një shtëpi 80 mijë euro? Ja sa të kushton realisht kredia - Analizë/ Komisionet dhe shpenzimet e tjera që rrisin barrën financiare të qytetarit
Sa është interesi dhe kësti mujor për një kredi prej 80,000 eurosh, është pyetja që bëjmë zakonisht kur duam të marrim një kredi për shtëpi. Megjithatë,......
Tjetër vonesë për propozimin “Made in Europe” - Divergjenca të forta mes shteteve anëtare të BE
Komisioni Evropian do të shtyjë përsëri prezantimin e planit të bllokut për të riindustrializuar ekonominë evropiane, tha të hënën kabineti i Komisionerit të......
Sa “rëndon” garderoba në buxhetin familjar? Shqiptarët shpenzojnë 445 milionë euro në vit për veshje
Veshjet nuk janë më vetëm një domosdoshmëri sezonale. Ato janë kthyer në një kategori konsumi që reflekton stil jetese, ndikim trendesh dhe fuqinë blerëse të......
Cilat zona kryesojnë kërkesën e banesave me qira në Tiranë? Studimi i Investropa tregon se ku po zhvendosen të rinjtë dhe familjet
Sipas studimit të fundit nga Investropa, dalin në pah disa të dhëna interesante për sa i përket çmimit dhe kërkesës së tregut të qirave në kryeqytet, ku ka......
Fundoset rruga dytësore në Arrat e Gurrës, bllokohet plotësisht qarkullimi në Dragostunjë të Librazhdit!
Autoriteti i Mbrojtjes Kombetare Civile njofton se segmenti rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, në fshatin Dragostunjë, i cili pritej të hapej për qarkullim......


