Sa lekë shpenzojnë shqiptarët për parfume? Vjet u importuan rreth 10 mln euro. Emiratet e Bashkuara Arabe zgjerojnë peshën
Industria e parfumeve në Shqipëri po përjeton një rritje të ndjeshme, me një kërkesë të lartë për aromat e markave të ndryshme nga vende të ndryshme. Të dhënat për importin e parfumeve në dy vitet e fundit tregojnë qartë shifrat dinamike dhe diversifikimin e tregut.
“Scan Intel” ka siguruar të dhënat për importin e parfumeve për dy vitet e fundit dhe origjinën e tyre. Numrat flasin për rreth 1 miliardë lekë importe në vitin 2024 ose gati 10 milionë euro.
Krahasuar me vitin 2023 kur vlera e importit regjistrohej në 879 milionë lekë, rritja në vitin që shkoi vlerësohet në rreth 19% ose 166 milionë lekë më shumë në një vit. Para 10-të viteve ky treg ruante një madhësi relativisht të vogël.
Por, a po humbet filli i origjinës “klasike” të tregtimit të parfumeve në Shqipëri?
“Scan Intel” ka marrë në analizë importin e parfumeve sipas vendeve kryesore të origjinës, ku rezulton se peshën më të madhe e mbajnë Franca dhe Italia me rreth 64.9% të totalit për vitin 2024, pasuar nga Turqia me 8.1% dhe Spanja me 7.8% të peshës së importeve.
Më konkretisht, importet nga Franca regjistrohen në 426 milionë lekë, ndërkohë ato nga Italia në rreth 176 milionë lekë.
Por ajo që vihet re krahasuar me vitin 2023 është rënia e peshës së këtyre dy partnerëve kryesorë. Parfumet nga Emiratet e Bashkuara Arabe po gjejnë vend gjithmonë e më shumë në tregun shqiptar. Sipas shifrave pesha e importit për vitin 2024 nga Emiratet e Bashkaura Arabe vlerësohet në 5.1% nga 1.8% në vitin 2023. Në vlerë absolute importet me këtë partner në vitin 2024 arritën në 53 milionë lekë.
Sondazh

Mbështetje për reformat, 657 milionë euro nga BE - Marrëveshja e huasë, për miratim në Kuvend
Në Kuvend është depozituar për ratifikimin marrëveshja e huasë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për lehtësinë e reformës dhe zgjerimit për Ballkanin......

Çfarë materialesh dhe mineralesh kritike ka Ukraina dhe pse Trump, e jo vetëm, kërkojnë akses?!
Një marrëveshje për aksesin e SHBA-së në mineralet e lakmuara dhe tokat e rralla të Ukrainës është ende në lojë, thanë Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyy......

Mbyllen regjistrimet për votuesit nga diaspora/ KQZ: Mbi 230 mijë kërkesa të miratuara!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se afati për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit për të bërë kërkesë në Platformën Elektronike të......

Përfundon rindërtimi i nënstacionit në Pogradec/ Balluku: Furnizim më i mirë për 20 mijë abonentë!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi sot se në qytetin e Pogradecit ka përfunduar puna për......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka pësuar një zbritje të ndjeshme të vlerës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 92.4 lekë dhe është shitur me......

Euro arrin nivelin më të lartë në 3 muaj ndërsa BE përgatitet të rrisë shpenzimet e mbrojtjes!
Euro u rrit për të dytën ditë radhazi tregtimi pasi kancelari në pritje i Gjermanisë, Friedrich Merz tha se qeveria do të zhbllokonte miliarda euro për......

Ndërtimi “çlirohet” nga presioni i çmimeve/ Kostot në sektor u rritën me vetëm 1.2% gjatë tremujorit të fundit të vitit 2024
Vitet e fundit, referuar të dhënave të marra në analizë nga “Scan Intel”, ndërtimi po luan një rol të rëndësishëm në ecurinë ekonomike të vendit teksa......

AAPSK dyfishon të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara në vitin 2024
Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka dyfishuar të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara dhe......