Sa lekë harxhojmë për duhan dhe alkool? Edukimi dhe shëndetësia mbeten në plan të dytë, pas “veseve”
Të dhënat më të fundit për shpenzimet mujore mesatare të familjeve shqiptare tregojnë një panoramë domethënëse mbi prioritetet ekonomike dhe sociale. “Scan Intel” ka analizuar shifrat për të kuptuar se sa shpenzojnë familjet shqiptare dhe si ndahen këto shpenzime? Nga totali prej 93 mijë lekësh në muaj, një pjesë e konsiderueshme e buxhetit familjar vazhdon të shkojë për pije alkoolike dhe duhan, me 3,914 lekë në muaj, shumë më e lartë se ajo që u dedikohet arsimit apo kulturës dhe argëtimit.
Në total, familjet shqiptare që regjistrohen në rreth 755 mijë sipas Censit, shpenzojnë për pije alkolike dhe duhan gati 3 miliardë lekë në muaj, ose 35 miliardë lekë në një vit. E konvertuar kjo shifër rezulton në rreth 350 milionë euro në një vit.
Në kontrast, për arsim shpenzohen vetëm 3,081 lekë në muaj nga një familje, ndërsa për argëtim dhe kulturë edhe më pak, 2,460 lekë. Kjo tregon se investimi në zhvillimin intelektual e kulturor të familjeve shqiptare mbetet i kufizuar, ndërkohë që shpenzimet për zakone të dëmshme si duhani dhe alkooli vijojnë të mbeten të larta.
Edhe shpenzimet për shëndetin, me vetëm 3,507 lekë në muaj, tregojnë një realitet të ngurtë, kujdesi për mirëqenien mbetet në kufijtë minimalë. Duke pasur parasysh kostot e barnave dhe shërbimeve mjekësore, kjo shumë është shumë e ulët për të përballuar nevoja reale. Kjo nënkupton ose një mungesë aksesi ndaj kujdesit shëndetësor cilësor, ose një neglizhencë të vetë familjeve për të investuar në shëndetin e tyre.

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, mes gjeopolitikës e meritës - Unioni, vëmendje maksimale në rajon. Si dhe pse ndryshoi kjo qasje?
“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian”, këto ishin disa nga fjalët e Presidentes së Komisionit Evropian në ditën e parë të Forumit të......

Nga siguria te investimi: ALBSIG mirëpret median në mjediset moderne në Downtown One
ALBSIG, pjesë e Grupit Kastrati, mirëpriti përfaqësues të mediave në ambientet e reja në ndërtesën ikonike Downtown One, ku u zhvillua një konferencë për......

Rekord vizitorësh në sitet kulturore dhe historike - Kryeministri Rama: Rritje me 57% krahasuar me vitin e kaluar
Numri i vizitorëve të huaj në sitet tona kulturore dhe historike, po njeh gjithnjë e më shumë rritje. Kryeministri Edi Rama, bën të ditur me anë të një......

“Nuk ka kohë për të pritur”! - Von der Leyen në Malin e Zi u bën thirrje investitorëve
"Mali i Zi ka potencial të jashtëzakonshëm, por investimet në ekonomi ende nuk e kanë arritur këtë potencial", tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula......

1 në 7 shpikje në Gjermani, nga emigrantët - Studimi: Po kontribuojnë gjithnjë e më shumë në zhvillimin e vendit
Sipas Institutit të Ekonomisë Gjermane (IW), një numër gjithnjë e në rritje i patentave në Gjermani vijnë nga njerëz me prejardhje të huaj. Në vitin 2022,......

Tranzicioni energjetik i Greqisë, në rrezik - Cilat janë pengesat që kërcënojnë objektivat e vitit 2030?
Varësia e tepërt nga panelet fotovoltaike dhe zhvillimi i ngadaltë i teknologjive të reja apo sistemeve të ruajtjes së energjisë po rrezikojnë të ardhmen e......

Nga 1 Janari 2026 nis rivlerësimi i pasurive - Ndërtuesit: Të qartësohet “vlera e tregut”! Efekti të shtrihet deri në Dhjetor
Shoqata e Ndërtuesve ka sugjerime sa i takon projektvendimit për rivlerësimin e pasurive, i cili është aktualisht në fazë konsultimi publik. Sipas draftit,......

“Serbia do të mbrojë interesat e saj për naftën” - Vuçiç: Nuk do të ketë mungesë, apo krizë energjetike
Serbia do të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur interesat e saj përballë sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ndaj kompanisë së naftës NIS,......