FunData Postuar më 26 Qershor 2025, 11:35

Sa kushton të jesh turist në Ballkan? Trip Advisor: Shqipëria, me guida turistike më të lira për të vizituar bregdetin

Nga Eldiona Serani

Sa kushton të jesh turist në Ballkan? Trip Advisor: Shqipëria, me

Ballkani është një gadishull i pasur me destinacione natyrore dhe historike që tërheqin çdo vit mijëra turistë nga e gjithë bota. Në veçanti, zonat bregdetare tani në verë janë më të vizituarat. Mali i Zi, Kroacia, Greqia dhe Shqipëria ofrojnë vende unike mirëpo sa janë kostot për të pare plazhet dhe qytetet afër tyre.

Mali i Zi, është një destinacion i shumë i vizituar në Ballkan. Guidat turistike që përfshijnë vizita në pjesën më të madhe të bregdetit kushtojnë rreth 214 dollarë. Ky çmim zakonisht përfshin vizita në qytetet historike, plazhet e bukura dhe ndalesa në pika të tjera turistike. Për Kotorin dhe Tivatin, dy destinacione më pak të kushtueshme, çmimet e tureve janë rreth 48 dollarë. Mali i Zi ofron një përvojë autentike bregdetare me çmime të arsyeshme dhe një gamë të mirë shërbimesh turistike.

Riviera Kroate është një tjetër destinacion shumë i vizituar, i njohur për ujërat e kaltra, ishujt e shumtë dhe qytetet historike të pasura me trashëgimi kulturore. Çmimet për guida turistike në Rivierën Kroate zakonisht janë rreth 202 dollarë për person. Kjo përfshin vizita në qytete si Dubrovniku, Split dhe ishujt e njohur të bregdetit. Kroacia është një destinacion shumë popullor, ku turizmi zhvillohet në një mënyrë të organizuar dhe me shumë oferta për çdo lloj udhëtari.

Greqia është një destinacion klasik për turizëm bregdetar në Mesdheun Lindor. Bregdeti grek përfshin zona të ndryshme, nga gadishulli Peloponez, ishujt Jonianë dhe deri te ishujt e Dodekanesit.

Çmimet e guidave turistike në plazhet greke variojnë por përgjithësisht kostot për të pare një ishull specifik mund të variojnë në rreth 200 dollarë. Ndërsa nëse kërkon të shohësh ishujt më të famshëm kostoja rritet.Në këto ture përfshihen ndalesa në ishujt më të bukur si Santorini, Mikonos, Rodos, apo në qytete historike si. Greqia ofron jo vetëm plazhe fantastike, por edhe një trashëgimi kulturore shumë të pasur.

Shqipëria është një destinacion në zhvillim e sipër për turizëm, që po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet falë bregdetit të saj të paprekur dhe natyrës mahnitëse.

Çmimet për ture turistike në Shqipëri luhaten nga 92 deri në 131 dollarë, duke e bërë atë një nga vendet më të përballueshme për turizëm në gadishull. Turet zakonisht përfshijnë vizita në pjesë të ndryshme të rivierës si dhe ndalesa në zona të njohura natyrore dhe historike. Por ndonjëherë mund të ndodhi ndryshim kostoje edhe për shkak të kërkesës, fluksit dhe periudhës.

Sa kushton të jesh turist në Ballkan? Trip Advisor: Shqipëria, meSa kushton të jesh turist në Ballkan? Trip Advisor: Shqipëria, meSa kushton të jesh turist në Ballkan? Trip Advisor: Shqipëria, meSa kushton të jesh turist në Ballkan? Trip Advisor: Shqipëria, meSa kushton të jesh turist në Ballkan? Trip Advisor: Shqipëria, me

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat