Sa kushton shërbimi postar? Shqipëria mes vendeve me tarifa të përballueshme në Europë

Kostot postare ndryshojnë nga një vend në tjetrin, në varësi të peshës, distancës apo llojit të dërgesës. Megjithatë, nëse merret në konsideratë një objekt standard, siç është një letër e zakonshme, bëhet më e lehtë të krahasohen tarifat dhe të kuptohet se si renditen vendet europiane për sa i përket çmimeve. Ky krahasim nxjerr në pah diferenca të ndjeshme mes shteteve, ku disa aplikojnë tarifa të larta, ndërsa të tjera ofrojnë kosto minimale për qytetarët.
Sipas të dhënave të publikuara nga Maps Interlude, bazuar në burime të DHL, çmimin më të lartë në kontinent e ka Danimarka, ku dërgesa kushton 3.90 euro. Tarifa mbetet gjithashtu e lartë në Finlandë me 3.45 euro dhe në Itali me 2.80 euro. Në krahun tjetër, Malta rezulton vendi me çmimin më të ulët në Europë, vetëm 0.30 euro për dërgimin e një letëre standarde, ndërsa vende si Hungaria me 0.56 euro, Spanja me 0.75 euro apo Polonia me 0.85 euro aplikojnë tarifa relativisht të ulëta.
Në këtë panoramë europiane, Shqipëria renditet mes vendeve me kosto të përballueshme. Aktualisht, dërgimi i një letre standarde brenda vendit varion nga 80 deri në 110 lekë, që e përkthyer në euro është afërsisht nga 0.8 deri në rreth 1 euro. Kjo e vendos Shqipërinë në një nivel mesatar të ulët krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, dukshëm më lirë se vendet nordike, por pak më shtrenjtë se disa shtete të Europës Qendrore dhe Lindore, apo Malta që mban rekordin për tarifën më të ulët.
Diferencat e mëdha në çmime lidhen me faktorë të ndryshëm, si kostoja e fuqisë punëtore, shtrirja gjeografike, numri i dërgesave dhe subvencionet shtetërore. Në vendet ku përdorimi i postës tradicionale ka rënë për shkak të komunikimit digjital, tarifat janë rritur për të kompensuar kostot operative. Ndërkohë, në vende me volum më të lartë ose me struktura më të subvencionuara, çmimet mbeten më të ulëta.
Bllokohen 103 mijë palë veshje të dyshuara si mallra të falsifikuara në Doganën e Durrësit
Drejtoria e Antikontrabandës, njofton se në bashkëpunim me Degën Doganore Durrës, ditën e sotme, ka bllokuar një sasi prej 103,000 palë veshjesh të......
Francë-Shqipëri/ Ministri Malaj fton investitorët francezë të investojnë në sektorë prioritarë të ekonomisë
Ministri i Financave, Petrit Malaj, zhvilloi një takim zyrtar me Ministrin e Deleguar për Tregtinë e Jashtme dhe Atraktivitetin Ekonomik të qeverisë së......
Si do të blihen kompanitë e mëdha në Shqipëri? - Mbrojtje e shtuar për aksionarët e vegjël. Rregullat e reja garantojnë barazi në çmim
Rregullat për mënyrën se si blihen kompanitë e listuara në bursë, pra ato kompani që kanë aksione të hapura për publikun, do të ndryshojnë. Qeveria ka......
Kursi i këmbimit/ Forcohen Dollari dhe Franga. Paundi humbet pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë të enjte duke u blerë sot në raport me një ditë më parë me 81.2 lekë dhe duke u shitur me 82.2 lekë sipas kursit......
Fermerët mund të “blejnë” vitet e punës pa gjoba - Nga 294-384 euro në vit. Falen të gjitha kamatvonesat në sistem
Nga ligji i faljes së detyrimeve të prapambetura, apo gjobave dhe kamatëvonesave do të përfitojnë edhe fermerët e regjistruar në sistemin tatimor, pra që......
50% e evropianëve nuk mund të blejnë një shtëpi - Raporti, ndryshime të thella nga një vend në tjetrin
Shumë evropianë nuk janë optimistë për blerjen e një shtëpie. Në 23 vende, pothuajse gjysma thonë se nuk do të jenë kurrë në gjendje të blejnë një shtëpi,......
Italia rrit taksën për kompanitë e energjisë - Do të financojë uljen e faturave për familjet dhe bizneset
Italia miratoi një rritje prej dy pikësh përqindjeje në taksën e korporatave IRAP mbi firmat e energjisë, për të ndihmuar në financimin e një pakete masash......
Mbrojtje për bankat dhe skemat e kartave evropiane - Cipollone i BQE, flet për të ardhmen e euros digjitale
Euro digjitale do të projektohet për të mbrojtur skemat evropiane të kartave dhe për t'i mbajtur bankat në qendër të sistemit të pagesave të rajonit, tha një......


