Sa kushton një serbator nafte me çmimet aktuale? Një mbushje e plotë e makinës kushton nga 9,100 deri në 9,450 lekë

Çmimi i naftës në tregun shqiptar ka shënuar rritje ditët e fundit, duke reflektuar presionin që vjen nga tregjet ndërkombëtare të energjisë. Aktualisht në pikat e karburantit në vend nafta tregtohet në nivele që variojnë nga rreth 182 lekë për litër, deri në 185 lekë, ndërsa në disa raste arrin edhe në 189 lekë për litër. Edhe pse diferenca mes pikave të ndryshme mund të duket e vogël për litër, ajo bëhet shumë më e dukshme kur përkthehet në koston e mbushjes së plotë të një serbatori makine.
"Scan Intel", për të kuptuar më qartë ndikimin e këtyre çmimeve, ka marrë si shembull një makinë mesatare me një serbator rreth 50 litra.
Nëse nafta blihet me 182 lekë për litër, mbushja e plotë e serbatorit kushton rreth 9,100 lekë. Në pikat ku çmimi është 185 lekë për litër, e njëjta sasi karburanti kushton rreth 9,250 lekë. Ndërsa në rastet kur nafta shitet me 189 lekë për litër, kostoja për një serbator të plotë arrin në rreth 9,450 lekë.
Kjo do të thotë se diferenca mes pikës më të lirë dhe asaj më të shtrenjtë në treg mund të arrijë në rreth 350 lekë për një mbushje të vetme të serbatorit.
Ndikimi bëhet edhe më i dukshëm kur krahasohet me nivelin e pagave. Sipas të dhënave për pagën mesatare në vend, një i punësuar në Shqipëri merr rreth 83,300 lekë bruto në muaj.
Me çmimin aktual prej 182 lekë për litër, një serbator prej 50 litrash kushton rreth 9100 lekë, ose afërsisht 11% e pagës mesatare mujore. Nëse karburanti blihet me 185 lekë për litër, kostoja për një mbushje arrin në rreth 9250 lekë, ose rreth 11.1% të pagës mesatare. Ndërsa me çmimin 189 lekë për litër, një serbator i plotë kushton rreth 9,450 lekë, që përfaqëson afro 11.3% të pagës mesatare mujore bruto, ose rreth 14% të pagës neto.
Për drejtuesit e automjeteve që përdorin makinën rregullisht, kostoja mujore për karburant bëhet edhe më e ndjeshme. Nëse një automjet mbushet mesatarisht katër herë në muaj, shpenzimi për naftë mund të arrijë nga rreth 36,400 lekë në rastin e çmimit 182 lekë për litër, deri në rreth 37,800 lekë në rastin e çmimit 189 lekë për litër.
Kjo do të thotë se përdorimi i rregullt i një automjeti mund të marrë mbi 40% të pagës mesatare mujore, vetëm për karburantin, duke e bërë këtë një nga shpenzimet më të rëndësishme për buxhetin e shumë familjeve.

Borxhet e energjisë, likujdim me këste - OSHEE nis skemat e reja, kriteret për të përfituar dhe reduktim kamatëvonese
Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU), pjesë e OSHEE Group, ka nisur zbatimin e skemave të reja lehtësuese për shlyerjen me këste të detyrimeve të......
Cilat lagje në Shqipëri janë më fitimprurëse në Airbnb? Nata kushton mesatarisht 35–120 euro, pronat bregdetare sjellin çmimet më të larta
Sipas studimit të Investropa, disa lagje të Shqipërisë dallohen për performancën e tyre të lartë në platformën e Airbnb, e cila po shfaqet si një formë......
PS rrëzon kërkesën e SPAK për imunitetin e Ballukut - Manja: Nuk ushtron më funksion publik. Masat aktuale, të mjaftueshme për hetime
Partia Socialiste ka rrëzuar kërkesën e SPAK pë heqjen e imunitetit ndaj deputetes Belinda Balluku, duke mos lejuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj saj.......
Çfarë po ndodh me pikat e këmbimit valutor? - Rekord historik i heqjes së licencave nga Banka e Shqipërisë. 82 “u nxorrën” nga tregu në 2025
A ju ka bërë ndonjëherë përshtypje se sa shumë pika të këmbimit valutor ka në Shqipëri? Në kryeqytet për shembull, në çdo cep mund të gjesh me sy të lirë një......
Rritja e çmimit të naftës godet bujqësinë - Analiza/ Pritet shtrenjtim i produkteve dhe rënie e prodhimit
Rritja e çmimit të naftës po sjell pasoja negative mbi bujqësinë shqiptare, në periudhën më intensive të saj. Sipas analizës së fundit të bërë nga ALTAX,......
Çmimi i hekurit, rritje deri në 40% - Shoqata e Ndërtuesve paralajmëron shtrenjtim të apartamenteve
Pasiguria në tregjet ndërkombëtare dhe tensionet në Lindjen e Mesme kanë dhënë goditjen e parë direkte në ekonominë shqiptare. Ndonëse impakti nisi me......
Brezi i ri, larg garës për poste drejtuese - Raporti/ Një e treta e të rinjve po heqin dorë nga universiteti
Të rinjtë e brezave Gen Z dhe millennials po i kushtojnë gjithnjë e më shumë rëndësi zhvillimit profesional dhe balancës mes punës dhe jetës personale. Sipas......
Rama: Aeroporti i Tiranës ndër më të mëdhenjtë në Ballkan. Aeroporti i Vlorës në fazën përfundimtare
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se sektori aeroportual zë një vend të rëndësishëm në prioritetet e qeverisë për zhvillimin e infrastrukturës në vend. Në......


