Sa kushton një dietë e shëndetshme në Shqipëri? Kemi kosto më të ulët se shumica e vendeve të Ballkanit
Të dhënat e FAO tregojnë se në vitin 2025 kostoja e një diete të shëndetshme në Shqipëri ishte 5.16 dollarë PPP për person në ditë.
Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), Shqipëria renditet në një pozicion relativisht pozitiv në rajon sa i përket kostos së një diete të shëndetshme duke e vendosur vendin përpara disa prej vendeve të Ballkanit në këtë tregues.
Në krahasim me vendet e rajonit, Bosnje-Hercegovina kishte koston më të lartë, me 6.88 dollarë PPP në ditë, e ndjekur nga Serbia me 5.74 dollarë dhe Maqedonia e Veriut me 5.39 dollarë. Ndërkohë, Shqipëria qëndron shumë pranë Malit të Zi, ku kostoja ishte 5.08 dollarë.
Të dhënat e FAO tregojnë gjithashtu një rritje të vazhdueshme të kostos në Shqipëri. Nga 3.04 dollarë PPP në ditë në vitin 2017, treguesi arriti në 3.49 dollarë në 2021, 4.17 dollarë në 2022, 4.88 dollarë në 2023, 4.99 dollarë në 2024 dhe 5.16 dollarë në vitin 2025.
Në total, krahasuar me vitin 2017, kostoja e një diete të shëndetshme në Shqipëri është rritur. Megjithatë, në raport me vendet e krahasuara të rajonit, Shqipëria vazhdon të ketë një pozicion relativisht të favorshëm, me një kosto më të ulët se tre prej katër vendeve të marra në shqyrtim.
Nëse shifra ditore merret si referencë për një muaj prej 30 ditësh, kostoja arrin në rreth 154.8 dollarë PPP për person në muaj në Shqipëri. Për krahasim, në Bosnje-Hercegovinë do të ishte rreth 206.4 dollarë, ndërsa në Serbi rreth 172.2 dollarë.
Këto të dhëna e vendosin Shqipërinë në një pozicion relativisht të favorshëm në Ballkan, veçanërisht përballë Bosnje-Hercegovinës dhe Serbisë, edhe pse tendenca e viteve të fundit tregon se sigurimi i një diete të shëndetshme është bërë gradualisht më i kushtueshëm.
AIDA nis fushatën kombëtare për mbështetjen e SME-ve, në 10 bashki të vendit
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) nis një fushatë kombëtare informuese dhe promovuese për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME), në......
Bizneset, detyrim për të deklaruar çdo vend të lirë pune - Drafti/ Shpallet paga për pozicion. Krijohet Pasaporta Digjitale e Punësimit
Bizneset në vend por edhe institucionet publike do të përballen me rregulla të reja dhe me të ashpra të tregut të punës. Draftligji i hedhur për konsultim......
Ndryshimet klimatike dhe ekonomia evropiane - Ekonomistët: Ky është vetëm fillimi. Kostot do të rriten më shpejt se temperaturat
Nxehtësia rekord dhe thatësirat këtë verë - të cilat shkencëtarët thonë se janë përkeqësuar nga ngrohja globale - kanë shkaktuar kaos në prodhimin e......
Ndërtesa më e madhe e apartamenteve në botë - Kinë, 20,000 njerëz jetojnë atje dhe nuk largohen kurrë
Një episod i Black Mirror mund të fillonte kështu: brenda një ndërtese masive prej 260,000 metrash katrorë me 20,000 banorë të cilëve nuk u lejohet kurrë të......
Të ardhurat familjare bien në Greqi dhe Austri - Pavarësisht rritjes së përgjithshme të OECD-së
Të dhënat e reja të OECD-së tregojnë një hendek në zgjerim midis rritjes ekonomike dhe prosperitetit të familjeve, me Greqinë dhe Austrinë që kanë pasur......
Zgjerohet aktiviteti kreditues në Kosovë - Stoku i huave arriti në 6.67 miliardë euro vitin e kaluar
Aktiviteti kreditues i sektorit bankar në Kosovë vazhdoi zgjerimin gjatë vitit 2025, por me ritëm më të ngadalshëm krahasuar me vitin paraardhës. Stoku i......
Temperatura rekord të larta - Evropa Perëndimore regjistron qershorin dhe korrikun më të nxehtë
Evropa Perëndimore përjetoi qershorin dhe korrikun më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, sipas të dhënave të publikuara të hënën nga Shërbimi i Ndryshimeve......
Furnizim më cilësor me energji, ndërhyrje në Kashar - OSSH hap garën, synohet modernizimi i rrjetit elektrik
Drejtoria Rajonale e OSSH Tiranë ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e kolektorëve kabllorë dhe zëvendësimin e kabllove të tensionit të mesëm të......

