Sa festa zyrtare do të ketë në 2026-ën? Banka e Shqipërisë publikon kalendarin. Shqipëria ndër vendet me më shumë festa në kontinent

Festat zyrtare përfaqësojnë disa nga ditët më të rëndësishme për çdo popull, pasi pasqyrojnë traditat, besimet dhe historinë e tij. Çdo vend ka kalendarin e vet të festimeve, ku përfshihen si festa me karakter botëror, ashtu edhe festa unike kombëtare. Por sa ditë festash zyrtare gëzon Shqipëria?
Sipas kalendarit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë për vitin 2025, vendi ynë ka pasur gjithsej 15 ditë feste zyrtare, si edhe 2 ditë të veçanta pushimi. Ndërkohë, Këshilli i Ministrave ka vendosur që edhe dita e premte, 26 dhjetor, të shpallet ditë pushimi për administratën publike. Ky vendim vjen si zgjatje e festimeve të Krishtlindjes, pasi administrata nuk do të punojë as ditën e enjte, më 25 dhjetor, e cila është festë zyrtare. Si rrjedhojë, punonjësit e administratës përfitojnë dy ditë pushimi radhazi, ndërsa institucionet publike do t’i rikthehen normalisht aktivitetit ditën e hënë.
Po sa ditë pushimi priten në vitin 2026? Referuar kalendarit të festave të publikuar nga Banka e Shqipërisë, edhe për vitin e ardhshëm parashikohen po ashtu 15 ditë feste zyrtare. Një analizë e “Scan Intel”, referuar kalendarit të festave zyrtare për vitin 2026, tregon se nga totali i festave, 6 prej tyre i përkasin festave fetare, ndërsa 9 janë festa jo fetare.
Në krahasim me vendet e botës, Shqipëria klasifikohet si një vend me relativisht pak ditë festash apo pushimesh, me 15 të tilla në total. Megjithatë, nëse krahasimi bëhet në nivel europian, Shqipëria renditet ndër vendet me më shumë festa publike. Në rajon, Kosova ka gjithsej 12 ditë pushimi, sipas kalendarit zyrtar të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ndërsa Shqipëria renditet pas vetëm dy vendeve të rajonit, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës, të cilat kanë respektivisht 16 dhe 23 ditë pushimi zyrtare.
Festat janë momente të veçanta që bashkojnë njerëzit dhe pasqyrojnë identitetin kulturor, historik dhe fetar të një shoqërie. Ato shërbejnë jo vetëm si ditë pushimi, por edhe si mundësi për reflektim, bashkim dhe ruajtje të traditave brez pas brezi.
Ministri Salla: Mbështetja për fermerët përmes Skemës Kombëtare 2025 arrin në 6.4 miliardë lekë
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, përmes një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se me aktin normativ të fundvitit mbështetja për......
Vendimi i Komunitetit të Energjisë, reagon MIE - Ministria: Nuk ka asnjë masë ndëshkuese, dezinformim i qëllimshëm
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar në lidhje me vendimin e Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë, sa i takon mospërmbushjes së......
Mbështetje për gratë kryefamiljare dhe familjet me asistencë në qarkun e Elbasanit
Fëmijët nga familje që trajtohen me ndihmë ekonomike si dhe nëna kryefamiljare në qarkun e Elbasanit së bashku festat e fundvitit. Aktiviteti, i organizuar......
“Paqja Fiskale nuk cënon qëndrueshmërinë fiskale”/ Ministrja Ibrahimaj: Po ecim në përputhje me direktivat e BE
“Paqja Fiskale nuk cënon qëndrueshmërinë fiskale”. Kështu u shpreh ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, duke iu përgjigjur raportit të......
Treni elektrik Durrës-Rrogozhinë/ Marrëveshjet e financimit për projektin 120.5 mln euro publikohen në Fletoren Zyrtare
Marrëveshjet e financimit për rehabilitimin dhe elektrifikimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë janë publikuar në Fletoren Zyrtare, duke shënuar një hap......
“Kthen godinat e amortizuara në qendra funksionale”/ Kryeministri Rama inspekton "Kengo Art Park” në Petrelë
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar kantierin e "Kengo Art Park", një projekt që po ndërtohet në mes të natyrës së Petrelës në 32 mijë metra katrorë......
SHBA sanksionon ish-komisionerin e BE/ I ndalon hyrjen në vend Thierry Breton. Reagon Franca
Qeveria franceze dënoi ndalimin e hyrjes në SHBA të vendosur nga administrata Trump, ndaj Thierry Breton, ish-komisioner i Bashkimit Evropian, i cili ndihmoi......
400 milionë euro shtesë në buxhet - 11-mujori/Çfarë ndikoi në rritjen e të ardhurave?
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 687.7 miliardë lekë në 11 muajt e vitit, duke siguruar një rritje të të ardhurave prej 39.7 miliardë lekë apo afro 400 milionë......





