Sa birrë prodhon Shqipëria në vit? Renditemi në vend të 110-të në botë me mbi 75 milionë litra

Shqipëria prodhoi rreth 75.3 milionë litra birrë gjatë vitit 2024, duke u renditur në vendin e 110-të në botë sipas raportit më të fundit për vitin 2024/25.
Sipas metodologjisë së raportit, prodhimi matet në gallonë amerikanë (U.S. gallons), çka do të thotë se sasia e prodhuar në Shqipëri përkthehet në afërsisht 75 milionë litra birrë.
Të dhënat publikohen nga BarthHaas, një kompani gjermane dhe një nga furnizueset më të mëdha në botë të lëndëve të para për industrinë e birrës. Raporti i saj vjetor konsiderohet një nga referencat kryesore për zhvillimet dhe statistikat e tregut global të birrës.
Në renditjen botërore, Shqipëria pozicionohet mes prodhuesve të vegjël të birrës, duke u renditur pas vendeve si Irani, Bosnje Hercegovina dhe Maroku, por para Maqedonisë së Veriut, Letonisë dhe Azerbajxhanit. Prodhimi vendas mbështetet kryesisht nga konsumi i brendshëm dhe aktiviteti turistik, i cili ka shënuar rritje vitet e fundit.
Ndërkohë, Kina vijon të mbajë vendin e parë në botë për prodhimin e birrës, me 9 miliardë gallonë gjatë vitit 2024, ose rreth 18.2% të prodhimit global. Pas saj renditen Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe Meksika, ndërsa pesë prodhuesit më të mëdhenj së bashku përfaqësojnë pothuajse gjysmën e prodhimit botëror.
Raporti tregon gjithashtu se Rusia ka kaluar Gjermaninë dhe është bërë prodhuesja më e madhe e birrës në Europë, ndërsa Afrika rezultoi rajoni me rritjen më të shpejtë të prodhimit gjatë vitit të kaluar, e nxitur nga zgjerimi i tregut në vende si Angola dhe Afrika e Jugut.


Kuvendi, 11 rekomandime për BSH - Fokus tek përshtatja me acquis europian dhe siguria kibernetike
Kuvendi i ka bërë 11 rekomandime Bankës së Shqipërisë, për t’u plotësuar gjatë vitit 2026. Kryetarja e Komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave,......
Sa kushton teknologjia në Shqipëri? Indeksi i Eurostat tregon një treg me kosto më të ulët se mesatarja europiane
Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, niveli i çmimeve për kategorinë Software në Shqipëri rezulton më i ulët se mesatarja e Bashkimit Europian.......
Rama në Paris me ftesë të Macron, në fokus partneriteti strategjik dhe integrimi europian
Kryeministri Edi Rama zhvillon sot një vizitë zyrtare në Paris, ku do të pritet nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée, në kuadër të......
Mbi 32 mijë aplikime për fondet në bujqësi - Afati deri më 26 Qershor, 52 milionë euro në dispozicion
Afro 32.300 fermerë kanë aplikuar deri më tani për të përfituar nga skemat e mbështetjes në bujqësi për vitin 2026, për të cilat fondi në total i vendosur në......
Dorëhiqet kryeministri britanik, Keir Starmer - Largohet edhe nga drejtimi i Partisë Laburiste
Keir Starmer, ka dhënë dorëheqjen nga posti i Kryeministrit të Britanisë, si dhe nga drejtimi i Partisë Laburiste. Një kryeministër i ri do të jetë në detyrë......
Tirana tërheq turistët edhe nga apartamentet me qira ditore/ Gati 67% e pronave janë aktive pothuajse gjatë gjithë vitit
Tirana po përjeton një zgjerim të fortë të tregut të akomodimeve afatshkurtra, me mijëra apartamente që tashmë janë pjesë e ofertës turistike online. Në këtë......
Gati tenderi për hyrjen veriore të Tiranës - 138.6 mln lekë për lidhjen direkte të autostradave të veriut me unazën e re
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin për studimin dhe projektimin e hyrjes veriore të Tiranës, një projekt që synon të krijojë një lidhje të......
Fshihen 215 mln euro detyrime të papaguara të bizneseve - Tatimet: Subjektet, afat deri më 30 Qershor për të paguar vetëm 50% të detyrimit
Administrata tatimore po vijon normalisht procesin e faljes pa kusht të detyrimeve tatimore të papaguara deri ne 31.12.2014. Sipas të dhënave zyrtare nga ky......



