FunData Postuar më 30 Qershor 2026, 10:54

Rritet përdorimi i internetit për kulturë/ Personat me arsim të lartë janë më aktivë online. 97% komunikojnë me mesazhe

Nga Eldiona Serani

Rritet përdorimi i internetit për kulturë/ Personat me arsim

Përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit vijon të rritet në Shqipëri, me një shtim të ndjeshëm të aktiviteteve online gjatë vitit 2025.

Nëpërmjet anketës së përdorimit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në Familje dhe nga Individët, që INSTAT zhvillon, është matur përdorimi i rregullt i internetit nga personat 16-74 vjeç, për informacione ose aktivitete kulturore. Aktivitetet kulturore online përfshijnë pjesëmarrjen në rrjete sociale, leximin e gazetave, revistave në internet, komunikimin me mesazhe të shkurtra dhe blerjet online të librave, revistave, gazetave. Në vitin 2025, përdorimi i internetit për qëllime kulturore gjatë tre muajve të fundit është rritur

Sipas të dhënave, në vitin 2025 rreth 94.5% e përdoruesve të internetit deklarojnë se përdorin aplikacione komunikimi si Messenger apo WhatsApp, nga 92.4% që ishte një vit më parë. Rritja vihet re në të gjitha nivelet arsimore, por përdorimi mbetet më i lartë te personat me arsim të lartë, ku arrin në 97.3%.

Edhe pjesëmarrja në rrjetet sociale ka shënuar rritje. Në vitin 2025, 85.7% e përdoruesve të internetit kanë deklaruar se krijojnë profile, postojnë mesazhe apo kryejnë aktivitete të tjera në rrjetet sociale, krahasuar me 80% në vitin 2024. Kjo tregon një përhapje më të madhe të platformave sociale në jetën e përditshme.

Diferencat sipas nivelit arsimor vijojnë të jenë të dukshme. Personat me arsim të lartë kanë përqindjet më të larta të përdorimit të rrjeteve sociale dhe komunikimit online, ndërsa nivelet më të ulëta regjistrohen te grupet me arsim më të ulët.

Ndërkohë, leximi i lajmeve online mbetet një tjetër aktivitet i zakonshëm. Në vitin 2025, 73.3% e përdoruesve lexojnë gazeta ose revista në internet, një rritje e lehtë krahasuar me 72.8% në vitin 2024. Edhe në këtë kategori, përdorimi është më i lartë te personat me arsim të lartë, ku arrin në 83%.

Të dhënat tregojnë se interneti po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një mjet kryesor për informim, komunikim dhe ndërveprim social, ndërsa përdorimi i platformave digjitale po zgjerohet në shoqërinë shqiptare.

Rritet përdorimi i internetit për kulturë/ Personat me arsim

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat