Profili i studentit të Dhjetorit ’90 sot, brezi që ndryshoi Shqipërinë/ Ëndrra europiane vazhdon por fëmijët e tyre e shohin atë jashtë

Nëse para 34 viteve ishte zëri i parë që i dha goditjen murit të vjetër, sot studenti i Dhjetorit ’90 jeton mes realitetit të një Shqipërie krejt tjetër, më të hapur, por jo gjithmonë më të drejtë. Ai brez që dikur mbushi auditorët dhe sheshet me energjinë e ndryshimit, sot është pjesë e shtyllës së mesme të shoqërisë shqiptare. Shumë prej tyre kanë provuar emigrimin për disa vite, por jo të gjithë kanë mbetur jashtë. Një pjesë solide e atij brezi jeton ende në vend dhe mbart mbi supe historitë e tranzicionit më të gjatë në Europë.
Duke u bazuar në treguesit mesatarë demografikë, ekonomikë dhe socialë të popullsisë shqiptare, “Scan Intel” ka ndërtuar një identikit i arsyetuar i një ish-studenti të vitit 1990 që jeton sot në Shqipëri.
Sot, ish-studenti i Dhjetorit është rreth 55 vjeç, pjesë e një brezi që është rritur mes kufijve të mbyllur të komunizmit dhe ka hyrë në moshën e rritur së bashku me lindjen e pluralizmit. Mosha mesatare e martesës së tyre ka qenë rreth 30 vjeç, sipas të dhënave.
Sot jetojnë zakonisht në një familje prej tre personash, shifër që përputhet me madhësinë mesatare të familjes shqiptare aktuale.
Në këtë grupmoshë, femrat janë më të shumta, si pasojë e jetëgjatësisë më të lartë dhe emigrimit më të madh të meshkujve. Kështu, profili statistikor shpesh përfaqësohet nga një grua që ka qenë studente e atyre viteve.
Brezi i studentëve të Dhjetorit ruan një nivel të kënaqshëm arsimimi, por realiteti ekonomik shpesh ka qenë më i ashpër se idealet e tyre të dikurshme. Sot, shumica mud të punojë në sektorin privat, ku përqendrohet pjesa dërrmuese e të punësuarve në vend.
Të ardhurat e tyre llogariten mesatarisht rreth 800 euro në muaj, ndërkohë konsumi i përmuajshëm personal fiksohet rreth 30 mijë lekëve, duke reflektuar kostot e jetesës në një ekonomi që ka njohur rritje çmimesh, por jo detyrimisht rritje të njëjtë të fuqisë blerëse.
Një pjesë e studentëve të ’90-s ka provuar emigrimin, shpesh për periudha disa vjeçare. Por profili ynë i sotëm fokusohet tek ata që kanë zgjedhur të rikthehen ose të qëndrojnë, duke ndërtuar jetën e tyre në Shqipëri.
Ndërkohë, fëmijët e tyre shpesh janë pjesë e një brezi shumë më të prirur drejt largimit, një ironi e heshtur e kohës, kur prindërit protestuan për një vend të lirë dhe fëmijët e tyre zgjedhin një vend tjetër për të jetuar.
Pra, ish-studenti i Dhjetorit që jeton sot në Shqipëri është një qytetar rreth të pesëdhjetave të vona, i martuar prej më shumë se dy dekadash, me një fëmijë a dy, me të ardhura rreth 800 euro në muaj dhe me një konsum mesatar të moderuar. Punon kryesisht në sektorin privat dhe jeton në një familje me tre persona.

Në 6 vite, 4097 vetëprodhues energjie - Tendencë rritëse vit pas viti, kryesojnë konsumatorët privatë dhe familjarë
Numri i konsumatorëve që vetëprodhojnë energjinë elektrike ka pësuar rritje progresive në 6 vitet e fundit, për të arritur në 4097 sipas të dhënave të fundit......
Gjermani, debati për moshën e pensionit - Nën shqyrtim, pensionimi sipas viteve të kontributeve
Gjermania po shqyrton reformën e pensioneve, duke lidhur moshën e daljes në pension me vitet e kontributeve dhe jo vetëm me jetëgjatësinë. Sipas kësaj mase,......
Sfidat e emigrimit në Maqedoninë e Veriut - Një në tre studentë kërkon të largohet nga vendi
Të rinjtë e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë ta shohin emigrimin si prioritet. Sipas raportit të fundit, rreth një e treta e studentëve kërkojnë të largohen......
Pensionet, shqetësimi më i madh për shqiptarët - RCC: Janë më të kënaqurit me ekonominë, por edhe më të pasigurtët financiarisht
Në të gjithë rajonin, shqiptarët janë më të kënaqurit me ekonominë e tyre. Sipas një raporti të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), gati 31% e......
Mbi 19 mijë aplikime online për t’u regjistruar si punëkërkues - Aplikimet në e-albania, në rritje me 40% krahasuar me një vit më parë
Numri i qytetarëve që janë regjistruar si punëkërkues përmes portalit qeveritar e-Albania ka shënuar rritje të ndjeshme këtë vit. Sipas të dhënave të......
A po dalin eksportet nga kriza? - Zusi: Shumë biznese i kanë braktisur, po rikonceptojnë prodhimin
Pas dy viteve të vështira për sektorin e eksporteve, bizneset shqiptare vijojnë ende të ndjejnë pasojat e krizës së kursit të këmbimit dhe rënies së euros.......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në vlera relativisht konstante në raport me javën që lamë pas duke mos shënuar lëvizje të ndjeshme të kuotës duke u......
Pagesat digjitale, Ibrahimaj: Shqipëria mes vendeve të zhvilluara - ‘Cashless Albania 2030’, transformimi i pagesave nis nga viti 2026
Shqipëria pozicionohet mes vendeve më të zhvilluara që kanë adoptuar modelet më të avancuara të pagesave pa para fizike, cash me nisjen e nismës “Cashless......





