“Pjata e plotë” e turizmit shqiptar/ Sa qarkullojnë mesatarisht në letra hotelet dhe restorantet në ditë?

Shpesh flasim për shifrat rekord të turistëve, por sa përkthehet ky sukses në arkat e bizneseve që ofrojnë fjetje dhe ushqim? "Scan Intel" ka analizuar të dhënat e fundit të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve, duke zbërthyer xhiron vjetore të sektorit të akomodimit dhe shërbimit ushqimor në njësi kohore më të vogla.
Sipas shifrave, rreth 17,742 biznese që operojnë në këtë sektor deklaruan rreth 138.2 miliardë lekë shitje neto (afërsisht 1.44 miliardë euro). Ndonëse ky sektor përfaqëson rreth 15% të numrit total të ndërmarrjeve në vend, ai gjeneron rreth 3.9% të xhiros totale të ekonomisë.
Nëse e përkthejmë këtë vëllim shitjesh në ritmin e një dite, ore apo minute, shifrat marrin një përmasë tjetër më të prekshme. Theksojmë se kjo është një mesatare vjetore e përllogaritur duke pjesëtuar totalin e shitjeve me 365 ditë dhe përfshin çdo ditë të vitit, por nuk nënkupton që çdo ditë ka të njëjtin nivel aktiviteti.
Në ditë sektori i akomodimit dhe ushqimit qarkullon mesatarisht 378.7 milionë lekë (rreth 3.94 milionë euro). Çdo 60 minuta, arkëtohen rreth 15.7 milionë lekë (rreth 164 mijë euro). Në minutë ky ritëm është rreth 263 mijë lekë (rreth 2,700 euro), ndërsa në sekondë në këtë sektor "shiten" mesatarisht rreth 4,380 lekë.
Në raport me numrin e ndërmarrjeve, një biznes mesatar i sektorit deklaron rreth 21,349 lekë shitje neto në ditë, ose rreth 7.8 milionë lekë në vit. Kjo shifër përfshin si strukturat e mëdha hoteliere, ashtu edhe njësitë e vogla të shërbimit ushqimor.
Të dhënat sugjerojnë se sektori mbetet shumë i fragmentuar: ka peshë të konsiderueshme në numrin e ndërmarrjeve dhe në punësim, por një peshë dukshëm më të ulët në shitjet neto totale të ekonomisë. Megjithatë, vetëm nga këto të dhëna nuk mund të nxirren përfundime të plota mbi nivelin e formalizimit, pasi në rezultat ndikojnë edhe madhësia e bizneseve, struktura e tregut dhe sezonaliteti.
Duhet të marrim në konsideratë se ky ritëm pasqyron vetëm xhiron direkte të hoteleve dhe restoranteve, ndërsa fatura reale e turizmit është shumë më e lartë, pasi zinxhiri i tij ushqen dhjetëra industri të tjera, që nga transporti e agjencitë e deri te prodhuesit vendas dhe shitjet me pakicë.
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht duke fituar pikë gjatë fundjavës teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.5 lekë dhe është shitur me 83.5 lekë......
Rriten çmimet globale të naftës - Irani kërcënon infrastrukturën energjetike të Gjirit Persik pas paralajmërimit të Trump
Çmimet e naftës u rritën të hënën pasi Garda Revolucionare e Iranit tha se do të synonte termocentralet e Izraelit dhe ato që furnizojnë bazat amerikane në......
“Më shumë rezerva nafte në treg” - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë nis konsultimet me shtetet
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë po konsultohet me qeveritë në Azi dhe Evropë mbi lirimin e më shumë rezervave të naftës "nëse është e nevojshme" për shkak......
Biletat e avionit, shitje rekord para rritjes së çmimeve - Ndikimi i çmimeve të karburantit mund të çojë deri në 10% shtrenjtim
Linjat ajrore globale po përjetojnë shitje rekord të biletave, pasi pasagjerët po rezervojnë fluturime shumë kohë më parë, nga frika e rritjes së mundshme të......
2015-2025, dekada më e nxehtë në histori - Guterres: Gjendja e klimës globale është në emergjencë
Njëmbëdhjetë vitet e fundit midis viteve 2015-2025 kanë qenë më të nxehtat që nga fillimi i regjistrimeve, tha agjencia e motit e OKB-së. Raporti i......
Italia voton për drejtësinë/ Provë vendimtare për Giorgia Melonin
Në Itali po vijon procesi i votimit për një referendum dy ditor mbi ndryshimet në sistemin e drejtësisë. Kryeministrja Giorgia Meloni e mbështet këtë nismë,......
“Liria në botë 2026”/Rama: Raporti, Shqipëria kryesuese në rajon
Shqipëria ka marrë vlerësim pozitiv në raportin ndërkombëtar të Freedom House, “Liria në botë 2026”, ku renditet si vendi më i vlerësuar në rajon për......
Rritja e çmimit të karburantit/ Rama: Ulet akciza 20%. Nuk lejojmë abuzimet për të mbushur disa xhepat
Në kohën kur për konsultim publik është projektligji për rezervat strategjike, në shënimet e javës, kryeministri Rama, ka folur sërish për masat për të......


