FunData Postuar më 11 Mars 2025, 11:27

Palestra në Shqipëri, më e shtrenjtë se në Paris! Numbeo: Tirana renditet në vendin e 43-të dhe e para mes vendeve të rajonit

Nga Scan TV

Palestra në Shqipëri, më e shtrenjtë se në Paris!

Një raport i fundit, publikuar nga Numbeo, tregon çmimet mujore të palestrave në disa qytete kryesore të Europës. Sipas këtyre statistikave, Tirana renditet në vendin e 43-të mes 144 qyteteve në total, me një çmim mesatar prej 47.6 dollarësh për një abonim mujor.

Të dhënat tregojnë se Zvicra është shteti me çmimet më të larta për fitness-in, pasi katër vendet e para në renditje i zënë qytetet nga ky shtet, me në krye Zyrihun, ku një abonim mujor në palestër kushton 82.19 dollarë. 

Por, sa përqind e pagës shkon për abonimin mujor në palestër? Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2024, paga neto mesatare për një shqiptar ishte 62,773 lekë, ndërsa çmimi mesatar mujor i një abonimi në palestër shkon në 4,350 lekë. Kjo do të thotë se 7% e pagës së një shqiptari shkon vetëm për abonimin mujor në palestër, pa përfshirë shpenzime të tjera si veshjet apo aksesorët e nevojshëm për palestër.

Sa i përket Shqipërisë, rezulton se është shteti me çmimin më të lartë për palestrat në rajon. Kosova renditet në vendin e 141-të, me një abonim mujor prej 23.4 dollarësh. 

Ndërkohë, Serbia ka përfaqësimin e tre qyteteve në listë dhe sërish ofron çmime më të ulëta se Shqipëria. Në Beograd, shuma mujore për një palestër kap vlerën e 36.79 dollarëve, duke u renditur në vendin e 103-të. 

Nga ana tjetër, Mali i Zi renditet në vendin e 60-të, ku abonimi mujor kushton 42.85 dollarë. Ndërsa Sarajeva e Bosnje Hercegovinës ndodhet në vendin e 114-të, ku një muaj palestër paguhet 33.6 dollarë. 

Ajo që bie në sy nga këto statistika është se çmimi i palestrës në Shqipëri është shumë më i lartë se në disa qytete të mëdha dhe të zhvilluara si: Parisi (36.8 dollarë), Madridi (44.8 dollarë), Manchesteri (41.6 dollarë), Brukseli (37.7 dollarë) dhe Hamburgu (47.2 dollarë).

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...