FunData Postuar më 20 Maj 2025, 12:24

Në Tiranë “dehesh” më shtrenjtë se në Barcelonë/ Sipas Numbeo, renditemi ndër më të shtrenjtët në Europë për një shishe verë

Nga Eldiona Serani

Në Tiranë “dehesh” më shtrenjtë se në

Vera është një nga produktet më të përdorura në tryezat shqiptare, sidomos në festime apo mbledhje me miq. Por përtej simbolikës dhe kulturës së konsumit, ajo mbart një kosto jo të vogël – veçanërisht në kryeqytet.

Sipas të dhënave të platformës Numbeo, një shishe vere e kategorisë së mesme në Tiranë kushton mesatarisht 10.14 euro, çka e rendit atë në vendin e 21-të nga 138 qytete të botës dhe ndër më të shtrenjtët në Europë për këtë produkt.

Në krahasim me rajonin, Shqipëria mban kryesimin për çmimin më të lartë të verës. Pas Tiranës vjen Sarajeva me 7.12 euro (vendi i 43-të), Beogradi me 6.37 euro (vendi i 62-të) dhe Shkupi me 5.69 euro (vendi i 104-t). Prishtina dhe Podgorica rezultojnë ndër më të lirat në rajon, me çmime përkatësisht 5.05 dhe 5.00 euro për shishe, duke u renditur në vendin e 125-të dhe 114-t.

Më e habitshme është se Tirana ka çmim më të lartë se shumë qytete të njohura të Europës Perëndimore. Në Paris një shishe vere kushton mesatarisht 8 euro, në Milano 7 euro, në Berlin dhe Vjenë rreth 6 euro, ndërsa në Barcelonë po ashtu vetëm 6 euro.

Kryesimin e mbajnë qytetet e Europës Veriore: Rejkjaviku në Islandë me 20.56 euro dhe Oslo në Norvegji me 17.20 euro për një shishe të zakonshme.

Në fund të listës ndodhen qytete si Roma dhe dy qytete portugeze, ku më i liri është Porto, me vetëm 4 euro për një shishe vere të kategorisë së mesme.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat