Në cilin qark ndodhin më shumë aksidente rrugore? Lezha, Gjirokastra dhe Vlora kryesojnë me raportin më të lartë për banorë

Nurmi i aksidenteve rrugore në Shqipëri ka rënë gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2025, por Tirana vijon të kryesojë me diferencë të madhe ndaj qarqeve të tjera.
Sipas të dhënave të INSTAT, në periudhën Janar-Shtator 2025 janë shënuar 1,028, duke reflektuar një rënie prej 16% në nivel kombëtar.
Tirana renditet e para me 306 aksidente, e ndjekur nga Lezha me 138 dhe Fieri me 87. Ndërkohë, Berati dhe Kukësi shënojnë numrin më të ulët të ngjarjeve rrugore, me nga 23 aksidente secili.
Por si paraqiten këto tregues në raport me popullsinë?
Nëse i referohemi të dhënave për popullsisë më 1 Janar të vitit 2025, sipas qarqeve, shohim se qarku i Lezhës është më problematiku, me 14.32 aksidente për 10,000 banorë, një shkallë që e vendos në krye të listës kombëtare. Kjo tregon se edhe pse nuk është qarku më i madh në popullsi, përqindja e aksidenteve është shumë më e lartë se mesatarja kombëtare.
Qarqe të tjera me shkallë të lartë aksidentesh për 10,000 banorë përfshijnë Gjirokastrën me 8.21, Vlorën me 6.25 dhe Korçën me 5.89. Ndërsa qytetet më të mëdha si Tirana dhe Durrësi, edhe pse kanë më shumë aksidente në total, tregojnë një shkallë më të moderuar në raport me popullsinë, me rreth 4 aksidente për 10,000 banorë.
Qarqet me më pak aksidente për 10 mijë banorë janë Elbasani dhe Berati.
Kjo panoramë tregon qartë se faktorë si edukimi i shoferëve dhe kontrolli mbi trafikun ndikojnë shumë në sigurinë rrugore, veçanërisht në qarqet më të vogla. Por, nga ana tjetër, turizmi dhe fluksi ndikon dukshëm në aksidentet rrugore në qarqet e Lezhës, Gjirokastrës dhe Vlorës.
“Punimet për Porto Romano nisin në 2026” - Zv/kryeministrja Balluku prezanton drejtorin e ri të Autoritetit Portual, Aliu
Punimet për ndërtimin e portit të ri në zonën e Porto Romano-s në Durrës do të nisin vitin e ardhshëm, ndërsa parashikohet të përfundojnë në vitin 2029. Kjo......
Shqipëria, platformë për të tërhequr talentet e diasporës - Xhafa: Do të rritet përfaqësimi dhe roli i tyre në vendimmarrje
Shqipëria do të krijojë një platformë me të gjithë emrat e shqiptarëve të diasporës që kanë spikatur për talentin dhe aftësitë e tyre në vendet ku jetojnë......
“Nga zyrat, drejt ndërtimit jashtë Shqipërisë” - Aruçi: Të kualifikuarit, sakrifikojnë karrierën për zanatet në emigrim
Emigrimi drejt Gjermanisë vijon të mbetet një ndër tendencat më të forta të viteve të fundit për qytetarët shqiptarë. Ndërsa shteti gjerman ka lehtësuar......
Kredi 113.6 mln euro për reforma fiskale dhe në energji - Masat, zgjerim i bazës tatimore dhe mbështetje për energjinë rinovueshme
Një kredi prej 113.6 mln euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të mbështesë fazën e dytë të programit “Aftësia ripërtëritëse dhe zhvillimi i......
Shqiptarët, ndër të fundit në Evropë për home banking - Eurostat: Vetëm 18.5% e popullsisë e përdor internetin për transaksione nga telefoni
Pavarësisht se nga viti në vit është rritur numri i shqiptarëve që zgjedhin të kryejnë veprime bankare përmes aplikacioneve apo faqeve online të bankave, ne......
Cilat janë efektet e draftit për pastrimin e parave? - Eksperti Zoto: Masat, të domosdoshme. Jemi pjesë e sistemit global të transaksioneve
Një kuadër i plotë ligjor i hartuar nga qeveria shqiptare vendos në qendër të vëmendjes luftën ndaj pastrimit të parave në Shqipëri dhe financimit të......
Energjia e erës “kursen” buxhetin britanik - Ka ulur kostot me 104 miliardë paund që nga viti 2010
Energjia e prodhuar nga era ka ulur kostot në Mbretërinë e Bashkuar me të paktën 104 miliardë paund që nga viti 2010, ka treguar një studim. Përdoruesit e......
Treni Durrës-Rrogozhinë, sigurohet financimi - Miratohen kreditë 60 mln euro, plotësojnë grantin 60.5 mln euro të BE-së
Procedurat për sigurimin e financimit të nevojshëm për rehabilitimin dhe elektrifikimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë po shkojnë drejt......




