Në çdo pesë familje ka një biznesmen/ Tirana, Durrësi dhe Vlora kryesojnë! Elbasani, Kukësi dhe Dibra, në fund
Në vitet e fundit, zhvillimi i bizneseve në Shqipëri ka qenë pozitiv, me disa sektorë që kanë treguar rritje të konsiderueshme, ndërkohë që numri i ndërmarrjeve është rritur po ashtu. “Scan Intel” ka analizuar dhe përpunuar të dhënat për të kuptuar se sa është raporti i sipërmarrësve me popullsinë në vendin tonë. Duke qenë se ekonomia e tregut në vendin tonë është e bazuar më së shumti në sipërmarrje të vogla, kryesisht familjare, atëherë edhe këtë analizë e kemi bërë në bazë të familjeve. Bizneset e vogla me 1 deri në 4 punonjës, përbëjnë shumicën dërrmuese të ndërmarrjeve në Shqipëri me 86% të peshës. Theksojmë se janë marrë në analizë vetëm ndërmarrjet aktive për vitin përkatës.
Pra, sa familje kanë një ndërmarrje? Në rang kombëtar, rezulton se për çdo 100 familje, 17 të tilla kanë një biznes, pra 17%, ose gati një në pesë familje. Në këtë analizë ne kemi renditur edhe qarqet sipas atyre me më shumë biznesmenë, dhe atyre me më pak biznesmenë. Në vend të parë, me më shumë familje sipërmarrëse mesatarisht, rezulton të jetë qarku i Tiranës, me rreth 25 të tilla për 100 familje. Në vend të dytë ndërkohë ndjek qarku i Durrësit me rreth 19.6 familje biznesmene ndër 100. Vlora ndërkohë mban vendin e tretë, me rreth 19.5% të totalit. Renditja vijon me Lezhën, Shkodrën dhe Fierin. Tre vendet e fundit në renditje ndërkohë, mbahen nga Elbasani, Dibra dhe Kukësi.
Shifrat e përpunuara nga “Scan Intel”, sa i përket familjeve sipas qarqeve, apo bizneseve sipas qarqeve i referohen vitit 2023, si viti i fundit me të dhëna të përditësuara për të gjithë indikatorët e marrë në vlerësim. Raporti i ndërmarrjeve për familje ndërkohë i referohet vetëm një mesatare, që shërben si referencë për të kuptuar se në cilat qarqe ka më shumë frymë sipërmarrje dhe në cilat më pak. Në total, në të gjithë Shqipërinë numërohen rreth 130 mijë ndërmarrje aktive.
Sondazh

“aDigital Perspective”, një ekspozitë ndërkulturore - Vjen në “Gocat”, nga Fondacioni Mane dhe Ambasada Italiane
Çelet ekspozita ndërkulturore “aDigital Perspective” në galerinë “Gocat”, si fryt i bashkëpunimit mes Fondacionit Mane dhe Ambasadës Italiane në Tiranë. Kjo......

Autostradat, në projektet me rëndësi kombëtare - Lista unike/ 134 investimet madhore në të gjithë sektorët
134 investime madhore në Shqipëri janë pjesë e Listës Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare. Lista përmban projektet e investimeve publike, të cilat......

Gjermania, sërish i “sëmuri” i Evropës? - Rënia e industrisë, varësia nga eksportet shtojnë pasigurinë për të ardhmen
Ekonomia renditet si një nga shqetësimet kryesore mes votuesve gjermanë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës. Gjermania ka kaluar vitet e fundit......

Vota e diasporës/ Celibashi: Mbi 160 mijë zgjedhës të regjistruar në PER. Kush refuzohet mund të riaplikojë!
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve , Ilirjan Celibashi njoftoi sot përmes një postimi në rrjetet sociale se mbi 160 mijë zgjedhës shqiptarë nga jashtë janë......

Jo më luftë tregtare? – Trump: “Marrëdhënia që kam me presidentin Xi është e shkëlqyer"!
Presidenti amerikan Donald Trump u tha gazetarëve se një marrëveshje tregtare me Kinën "është e mundur" në një intervistë në bordin e Air Force One. Ai tha......

Rimarrja e patentës pas humbjes së pikëve – DPSHTRR: Vetëm 234 persona e kanë rifituar!
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor njoftoi sot se nga 1813 ri regjistrime pas humbjes së të gjitha pikëve të lejes së drejtimit,......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën në rënie pasi në ndryshim nga dje është blerë sot me 94.2 lekë dhe është shitur me 95.2 lekë. Euro blihet sot me 98.7......

Rama me punonjësit e bashkisë: Integrimi në BE kalon nga Tirana-“Lejet e ndërtimit, motori i zhvillimit të qytetit"
Sektori i ndërtimit është motori i zhvillimit ekonomik të kryeqytetit. Në një takim me punonjësit e Bashkisë Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se falë lejeve......