Në Berat, 1 në 3 banesa janë nën 40 metra katrorë/ Kryeqyteti dhe Durrësi, qarqet me më pak banesa me sipërfaqe të vogël
Një numër i konsiderueshëm familjesh shqiptare po jetojnë në banesa me sipërfaqe më të vogël se 40 metra katror, duke u përballur me sfida të shumta në përditshmërinë e tyre. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, të analizuara nga “Scan Intel”, Tirana kryeson listën me 28,079 banesa të tilla, ndërsa qarqe të tjera si Elbasani dhe Fieri ndjekin me përkatësisht 13,868 dhe 15,651 banesa nën këtë prag.
Këto shifra përfaqësojnë një pjesë të konsiderueshme të totalit të banesave në secilin qark, duke ngritur shqetësime për cilësinë e jetesës dhe hapësirën e mjaftueshme për familjet. Por, edhe pse kanë shifrën absolute më të lartë, në raport me totalin ka qarqe që kanë një peshë goxha të lartë të banesave me sipërfaqe nën 40 metra katrorë. Në veçanti, në qarqe si Berati dhe Korça, përqindja e banesave nën 40 metra katror është veçanërisht e lartë, duke arritur përkatësisht 31.7% dhe 26.5% të totalit të banesave.
Ekspertët theksojnë se jetesa në hapësira kaq të vogla mund të ketë ndikim në mirëqenien fizike dhe mendore të banorëve, veçanërisht kur bëhet fjalë për familje me fëmijë. Në rastin e qarkut të Beratit, i cili ka dhe peshën më të lartë ndaj totalit, të dhënat tregojnë se në pjesën më të madhe të banesave me sipërfaqe nën 40 metra katrorë janë familje me tre ose më shumë anëtarë.
Pas Beratit dhe Korçës ndjek në radhë Gjirokastra me një peshë të banesave nën 40 metra katrorë ndaj totalit në 23.8%.
Nga ana tjetër, qarqet që e kanë më të ulët këtë tregues janë kryeqyteti dhe Durrësi.
Theksojmë se kjo situatë reflekton nevojën për politika më të mira strehimi dhe zhvillimi urban të qëndrueshëm, që të mundësojnë krijimin e hapësirave jetese më të përshtatshme për qytetarët.
Sondazh
Shqiptarët arrijnë rekord në konsumin e karburantit - 569 mijë ton për 10 muaj, niveli më i lartë në 8 vite
Të ardhurat nga akciza gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti arritën në total 48 miliardë lekë, ose 4,5 miliardë lekë apo 45 milonë euro më shumë......
Bien çmimet e energjisë në Alpex - Çmimi mesatar, 105.5 euro/mWh. Në 10 muaj janë tregtuar 1.22 mln mWh
Çmimet me të cilat u tregtua energjia në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike pësuan rënie gjatë muajit tetor, në raport me muajin shtator. Sipas të......
Cilat kompani europiane do të përfitojnë më shumë nga një dollar më i fortë?!
Ndërsa euro bie në nivelin e tij më të dobët ndaj dollarit në më shumë se një vit, nxitur nga fitorja presidenciale e Donald Trump, disa kompani europiane......
Ministrja Balluku inspekton punimet në lotin 1/ "Duam që Tirana të zgjohet në Vitin e Ri me Unazën e Madhe të plotësuar"
Në lotin 1 të Unazës së Madhe të Tiranës po punohet edhe gjatë natës për të finalizuar në afat këtë projekt kompleks, por shumë të rëndësishëm për......
3000 vendime legalizimi në 90 ditë/ Kadastra lehtëson qytetarët nga pritja
ASHK vijon të përshpejtojë procesin e legalizimeve, duke u angazhuar për t’u siguruar qytetarëve të drejtën e pronësisë mbi ndërtimet pa leje në përputhje......
Inflacioni i BE-së pritet të bjerë me mbi 50% në vitin 2025 - Brukseli paralajmëron për një luftë tregtare të afërt!
BE mund të shohë rënien e normave të inflacionit me mbi 50% vitin e ardhshëm, mes një rikthimi modest ekonomik dhe papunësisë së ulët rekord, tha Komisioni......
1.2 mld euro për transformimin e Shqipërisë në qendër inovacioni/ Prioritetet e strategjisë? Zinxhiri ushqimor, turizmi i qëndrueshëm dhe energjia e rinovueshme
Rreth 1.2 miliardë euro do t'i kushtohen transformimit të Shqipërisë në një qendër të inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Është publikuar për......
SME-të europiane janë shumë prapa me dixhitalizimin, zbulon raporti i Eurostat!
Vetëm 58% e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të BE-së kanë arritur një nivel bazë të shërbimeve dixhitale, një enorme 32 pikë përqindjeje prapa......