Më shumë gra shofere në rrugët e Shqipërisë/ Grupmosha 25-34 vjeç me numrin më të lartë të lejeve të drejtimi për të dyja gjinitë

Të kesh një makinë dhe leje drejtimi nuk po shihet më si luks, por si nevojë e domosdoshme veçanërisht për ata që jetojnë në kryeqytet dhe në qytetet e mëdha. Lëvizja e përditshme, puna, detyrimet familjare apo thjesht dëshira për pavarësi e kanë kthyer makinën në pjesë të pandashme të jetës urbane.
Sipas analizës të “Scan Intel”, të bazuara në statistikat e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, nga viti 2020 deri në vitin 2024 vihet re një rritje e numrit të qytetarëve që pajisen me leje drejtimi. Por ajo që bie më shumë në sy është rritja e numrit të grave që marrin patentë ka pësuar një rritje të konsiderueshme krahasuar me katër vite më parë.
Në vitin 2020 ishin të regjistruar rreth 1 milion drejtues mjetesh, ku 76.9% ishin burra dhe vetëm 23.1% gra. Në vitin 2024 ky raport ka ndryshuar ndjeshëm: burrat përbëjnë 70.8% të drejtuesve aktivë, ndërsa gratë tashmë arrijnë në 29.2%. Gjithsej, numri i lejeve të drejtimit aktive ka arritur në mbi 1.1 milion.
Tendenca është e qartë: pjesa më e madhe e grave që kanë marrë patentë i përkasin grupmoshës 25–34 vjeç, me rreth 129 mijë leje drejtimi aktive. Sa më e lartë të jetë mosha, aq më pak gra shfaqen në timon një tregues se brezat e rinj po e thyejnë gradualisht stereotipin tradicional.
Sipas ndarjes rajonale, Tirana kryeson me mbi 214 mijë drejtues meshkuj dhe 150 mijë femra. Pas saj renditen Durrësi dhe Elbasani. Në qytetet më të vogla, numri i drejtuesve mbetet më i ulët, jo vetëm për shkak të popullsisë, por edhe për faktin se diferenca mes burrave dhe grave shoferë mbetet ende më e theksuar.
Live TV
Veto integrimit në BE/ Shtetet anëtare po e shtojnë “veton” për pranimin e vendeve kandidate
Zgjerimi i fundit i Bashkimit Evropian ndodhi më shumë se një dekadë më parë, kur Kroacia iu bashkua BE-së në vitin 2013. Tani, kjo mund të ndodhë sërish së......
Trump “çliron” Rusinë/ Presidenti amerikan nënshkruan urdhërin që heq paketën e sanksioneve
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të hequr dorë nga një paketë e re sanksionesh dhe tarifash ndaj Rusisë pak para se të......
Nafta 110 dollarë për fuçi/ Çmimi më i lartë që nga maji, shkak frika e konfliktit në Lindjen e Mesme
Çmimet ndërkombëtare të naftës dhe gazit natyror u rikthyen në një trajektore të konsiderueshme rritëse, duke e mbyllur javën me presione të forta të......
Kujdesi për të moshuarit/ OBSH: Mungojnë programet kombëtare të trajnimit
Shqipëria nuk ka programe kombëtare për trajnimin e kujdestarëve formalë të të moshuarve, ndërsa mungojnë të dhënat për numrin e punonjësve dhe mbulimin me......

