Më pak polakë, por ata që vijnë kalojnë më shumë netë/ Polonia, një treg i qëndrueshëm për akomodimet turistike në Shqipëri

Edhe këtë vit shanset që të jeni hasur më një polak/e në rrugë në një nga ditët e vitit janë të larta edhe pse numri hyrjeve nga ky vend kanë rënë. Në total, në dhjetë muaj, kanë hyrë në territorin e vendit tonë rreth 279 mijë polakë. Por çfarë vihet re nga të dhënat e INSTAT? Turizmi hyrës në Shqipëri gjatë vitit 2025 po shfaq një tendencë të qartë drejt rritjes së cilësisë dhe qëndrimeve më të gjata në strukturat akomoduese. Brenda këtij trendi, Polonia shfaqet si një nga tregjet kryesore të turizmit hyrës.
Pavarësisht rënies vjetore prej 8.9% të hyrjeve nga polakët përgjatë periudhës Janar-Tetor, Polonia rezulton si një treg i qëndrueshëm për akomodimet turistike në Shqipëri gjatë vitit 2025.
Të dhënat mujore të akomodimeve tregojnë se ky vend ka qenë në mënyrë të përsëritur mes destinacioneve kryesore të origjinës së vizitorëve jo-rezidentë. Në Prill 2025, turistët polakë renditen në “Top 5” me 7% të totalit, përkrah Italisë, Kosovës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Kjo prirje vijon edhe në sezonin e lartë. Polonia përfaqëson 11% të vizitorëve të akomoduar në Korrik, 12% në Gusht, dhe 11% në Shtator, duke e konfirmuar si një nga tregjet më të rëndësishme europiane për turizmin shqiptar, edhe pse hyrjet në total kanë shënuar rënie.
Kontrasti mes rënies së hyrjeve dhe peshës së lartë në akomodime sugjeron se turistët polakë që zgjedhin Shqipërinë po qëndrojnë më gjatë, po udhëtojnë në periudha jashtë sezonit, ose po paraqiten me ritme më të qëndrueshme krahasuar me tregjet e tjera.
Nga ana tjetër, ekspertët theksojnë se vitet e fundit polakët po investojnë e më shumë në prona në vendin tonë.
Cilat janë 28 zonat e reja prioritare të zhvillimit? - Përcaktohen fshatrat ku i hapet rrugë investimeve në Shkodër, Mat dhe Shijak
Qeveria ka miratuar 28 zona të reja me përparësi zhvillimi në bashkitë Shkodër, Mat dhe Shijak. Çdo individ që ka në përdorim një tokë prej më shumë se 10......
Ulet numri i lejeve të ndërtimit, por rritet sipërfaqja/ Tirana vijon të mbajë peshën kryesore të zhvillimit me 93 leje
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat më të fundit për tremujorin e tretë të vitit, ku vërehet një zhvillim i dyfishtë në sektorin e ndërtimit.......
Si do të tregtohen kripto-asetet në Shqipëri? - Platformat nën “lupë”, ligji i ri ndalon operimin pa autorizim nga AMF dhe BSH
Shqipëria po hedh një hap vendimtar drejt rregullimit të tregut të kripto-aseteve, përmes një projektligji të ri që përkufizon për herë të parë mënyrën se si......
Serbia, pranë blerjes së aksioneve të NIS? - Qeveria planifikon 1.4 miliardë euro për sigurinë energjetike
Serbia planifikon të ndajë rreth 1.4 miliardë euro për të blerë asete financiare të paspecifikuara, në mënyrë që të sigurojë stabilitetin energjetik,......
Shqipëria, për herë të parë me një ligj për kripto-asetet - Transpozim i plotë i rregullores së BE. Më shumë siguri për investitorët
Tregu i kripto-aseteve do të rregullohet për herë të parë me një ligj të veçantë në Shqipëri. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka publikuar një......
Kredia, ndërtimi dhe akomodimi mbajnë gjallë ritmin/ Financimet për bizneset, luhatje të forta mujore. Por, vit pozitiv
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë për huatë e reja për bizneset tregojnë një tablo dinamike gjatë tetorit 2025. Në total, huadhënia për bizneset arriti në......
Administrimi i pyjeve e kullotave - Çmime referencë për hartimin e projekteve dhe planifikimin e investimeve publike
Ministria e Mjedisit ka nxjerrë për konsultim publik një projektvendim që synon të unifikojë mënyrën se si kryhen punimet në fondin pyjor dhe kullosor në......
Festat e fundvitit, a udhëtojnë shqiptarët? - Hila: Rezervimet fillojnë disa muaj përpara, dhjetori rrit çmimet
Festat e fundvitit janë periudha ideale për të udhëtuar për shumë qytetarë. Nga destinacionet më të afërta, tek ato më të largëta, duket se tashmë rezervimet......





