FunData Postuar më 15 Prill 2025, 15:56

Kush është kandidati tipik për deputet? Burrë, mbi 40 vjeç, jeton në Tiranë dhe është i përfshirë në politikë

Nga Xhorxhina Deda

Kush është kandidati tipik për deputet? Burrë, mbi 40

“Scan Intel” ka sjellë shpesh herë profile të ndryshme bazuar në të dhënat zyrtare nga INSTAT apo EUROSTAT, duke dalë në një “identikit” të një shqiptari mesatar, një familje mesatare apo një emigrant shqiptar mesatar.

Nga një analizë e thelluar e listave të depozituara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, del një profil mesatar i qartë për kandidatët e dy partive kryesore në vend, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Treguesit nuk janë thjesht një numër, por një pasqyrë që na tregon shumë për mënyrën se si këto parti përfaqësojnë qytetarët. Megjithatë, duhet të theksojmë se këto shifra i referohen konceptit të mesatares apo medianës.

Kandidati tipik i Partisë Demokratike është një burrë rreth të 47-ave, me përvojë në politikë dhe me përfshirje të mëparshme në struktura partie, i vetëpunësuar, arsimtar ose mjek. Sipas emrave në lista del se rreth 60% e tyre i përkasin gjinisë mashkullore dhe 40% i përkasin gjinisë femërore. Shumica e tyre jetojnë në qytetet e mëdha si Tirana, Elbasani, Shkodra apo Durrësi dhe kanë një profil të qëndrueshëm publik, duke qenë aktivë edhe në rrjetet sociale.

Ndërkohë, nga ana tjetër, kandidati i Partisë Socialiste është një burrë rreth 43 vjeç. Kjo pasi rreth 60% e listës përbëhet nga meshkujt dhe rreth 40% nga femrat. Rezulton se është i përfshirë në administratë apo institucione publike. Një peshë e madhe e tyre janë deputetë, ministra, por punojnë edhe në fushën e arsimit. Nga të dhënat mund të themi se jeton në Tiranë, por nuk përjashtojmë mundësitë që të jetojë edhe në qarqe të tjera si Korçë, Durrës, Elbasan ose Vlorë.

Theksojmë edhe njëherë se ky është një profil hipotetik i një kandidati i cili merr pjesë në Zgjedhjet Parlamentare të 11-të Majit pranë një mesatare të disa prej treguesve që janë të bazuar mbi statistikat zyrtare të listave të dorëzuara.

Kush është kandidati tipik për deputet? Burrë, mbi 40      Kush është kandidati tipik për deputet? Burrë, mbi 40

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video