Importi i kakaos paralajmëron festat/ Shifrat për këtë produkt arrijnë majat në Tetor të këtij viti
Nga një analizë e detajuar e të dhënave të tregtisë së jashtme rezulton se muaji Tetor i këtij viti ka prekur shifrën më të lartë të importit të kakaos në harkun kohor të 19-të viteve. Shqipëria importoi në Tetor rreth 539 milionë lekë kakao, duke shënuar një rritje me 37%.
Por çfarë ka ndodhur me importin e kakaos në Shqipëri? Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi në vende të ndryshme të botës, duke arritur në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, për shkak të motit të thatë që ndikoi në korrjet e kakaos në Afrikën Perëndimore. Kjo ndodhi pasi kushtet atmosferike këtë vit ishin më të ashpra se zakonisht në vendet kryesore prodhuese të kakaos.
Ky ndryshim i çmimit të kakaos në tregje mund të ketë ndikuar edhe vlerën e lartë të importeve për këtë produkt në vendin tonë, megjithatë të dhënat e INSTAT tregojnë se importet e kakaos nuk janë rritur vetëm në vlerë, por edhe në volum. Sipas shifrave, importi i kakaos në volum ka shënuar vlerën më të lartë në Tetor duke regjistruar një tjetër rekord.
Një tjetër faktor që mund të ketë ndikuar është kërkesa përgjatë periudhës së fundvitit. Periudha e fetave reflekton ndryshimet në sjelljen e konsumatorëve dhe aktivitetin ekonomik. Muajt e fundit të vitit, përfshirë tetorin, shpesh shënojnë një rritje të kërkesës për kakao për shkak të përgatitjeve për festat e fundvitit, ku përdorimi i kakaos për ëmbëlsira të ndryshme është i zakonshëm.
Nëse shohim të dhënat historike të importit të këtij produkti sipas mujave vemë re se vlerat më të larta përgjatë gjithë vitit shënohen pikëisht në tre muajt e fundit. Të dhënat e tregtisë së jashtme për muaji Tetor tregojnë se ekonomia e festave ka filluar të lëvizë.
Sondazh
Përshkallëzimi i luftës në Ukrainë rrit ndjeshëm arin, naftën dhe asetet e tjera të sigurta!
Ari, nafta dhe asetet e tjera të sigurta, ndryshe të quajtura asetet e parajsës, nga franga zvicerane në borxhin e qeverisë gjermane u rriten ndjeshëm të......
Shqipëria dhe Mali i Zi në SEPA, Komisioni Evropian: Një hap drejt integrimit në BE
Komisioni Evropian e ka mirëpritur vendimin e Këshillit Evropian të Pagesave, që Shqipëria dhe Mali i Zi t’i bashkohen hapësirës gjeografike të Zonës Unike......
Reshjet e dendura, Mbrojtja Civile: Situata drejt normalizimit, nuk rrezikohemi nga përmbytjet
Pas reshjeve të dendura të shiut që përfshinë territorin e vendit këtë të premte, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, përmes një njoftimi në rrjetet......
Tkurret aktiviteti i biznesit në Eurozonë: Euro bie në nivelin më të ulët 2-vjeçar!
Aktiviteti i biznesit në eurozonë u tkurr papritur në nëntor, i nxitur nga një përkeqësim i mprehtë në sektorin e shërbimeve. Indeksi i Përbërës i......
Analizë/ U anëtarësuam në SEPA. Po tani?-Nga paratë e emigrantëve, tek investimet e huaja. Çfarë fitojmë konkretisht?
Prej datës 21 nëntor, Shqipëria është zyrtarisht pjesë e zonës gjeografike të skemave të Tregut Unik të Pagesave në Euro (SEPA). Megjithatë, përfitimet......
Bitcoin shënon rekord të ri - Marshon drejt 100 mijë dollarëve!
Bitcoin shkeli nivelin e 99,000 dollarëve për herë të parë të enjten. Sipas Coin Metrics, çmimi i kriptomonedhës së fundit ishte më i lartë me më shumë se 4%......
BE planifikon të rrisë mbrojtjen ajrore dhe raketore me 18 shtete anëtare!
Forcimi i aftësive europiane të mbrojtjes ajrore dhe raketore është tani një nga prioritetet e bashkëpunimit ushtarak brenda BE-së. Gjithsej 18 vende anëtare......
Edhe Vatikani, në krizë për pensionet! - Sipas Papa Françeskut, fondi shtetëror mund të kërkojë ndryshime strukturore
Papa Françesku ka bërë me dije së fundmi se fondi i pensioneve i Vatikanit po përballet me një "zhbalancim serioz" që mund të kërkojë ndryshime në strukturën......