IA po hyn me shpejtësi në vendet e punës/ Përdorimi në Shqipëri u rrit me 2.7% gjatë vitit 2026. Tejkalojmë mesataren globale

Inteligjenca artificiale po kthehet me shpejtësi në “energjinë” e re të ekonomisë globale, duke ndryshuar mënyrën se si njerëzit punojnë, mësojnë dhe komunikojnë. Të dhënat më të fundit nga Visual Capitalist, bazuar në vlerësimet e Microsoft, tregojnë se përdorimi i IA-së në vendin e punës po rritet me ritme të forta në mbarë botën, ndërsa Shqipëria po ecën mbi mesataren globale në këtë transformim digjital.
Sipas raportit, 17.8% e popullsisë globale në moshë pune përdori rregullisht mjete të inteligjencës artificiale gjatë tremujorit të parë të vitit 2026, duke kaluar të paktën 90 minuta në muaj me këto platforma. Shqipëria rezulton pak më lart se kjo mesatare, me 18.5% të personave në moshë pune që përdorin IA në aktivitetet profesionale, një rritje me 2.7% krahasuar me vitin 2025. E njëjta prirje po shihet edhe në vendet e rajonit, ku inteligjenca artificiale po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e përditshmërisë në punë dhe biznes.
Në krye të listës globale qëndrojnë Emiratet e Bashkuara Arabe, ku mbi 70% e popullsisë në moshë pune përdor IA, të ndjekura nga Singapori me 63%. Këto vende kanë investuar masivisht në infrastrukturë digjitale, edukim teknologjik dhe integrimin e IA-së në administratë, arsim dhe ekonomi. Ndërkohë, surprizues mbetet fakti se SHBA-të, edhe pse konsiderohen qendra botërore e zhvillimit të inteligjencës artificiale, nuk renditen mes 20 vendeve me përdorimin më të lartë.
Evropa po shfaqet gjithashtu si një nga rajonet më aktive në adoptimin e IA-së. Norvegjia, Irlanda, Franca, Spanja dhe Holanda raportojnë norma përdorimi mbi 40%, duke treguar se teknologjia po hyn me ritme të shpejta në tregun europian të punës. Ndërkohë, Azia po dominon rritjen globale. Sipas Microsoft, 10 nga 15 tregjet me rritjen më të shpejtë të inteligjencës artificiale ndodhen në këtë rajon.
Vendet që po përqafojnë më shpejt inteligjencën artificiale kanë disa elementë të përbashkët: internet të zhvilluar, ekonomi të orientuara drejt shërbimeve, aftësi të larta digjitale dhe investime të mëdha në cloud computing dhe edukim teknologjik.
Nga ana tjetër, shumë vende në Afrikë dhe pjesë të Azisë Jugore vijojnë të përballen me pengesa si mungesa e aksesit në internet, kostot e pajisjeve teknologjike dhe integrimi i kufizuar i IA-së në biznes.
Kjo mund të krijojë një hendek të ri ekonomik global, ku vendet që adoptojnë më shpejt inteligjencën artificiale mund të fitojnë avantazhe të mëdha në produktivitet dhe zhvillim ekonomik gjatë dekadës së ardhshme.Ashtu si interneti ndryshoi ekonominë globale dy dekada më parë, inteligjenca artificiale po shihet tashmë si teknologjia që do të përcaktojë fituesit dhe humbësit e epokës së re digjitale.
Britania, marrëveshje tregtare me shtetet e Gjirit Persik - Ekonomia e vendit pritet të përfitojë rreth 3.7 miliardë paund
Mbretëria e Bashkuar ka arritur një marrëveshje tregtare me një grup prej gjashtë shtetesh të Gjirit Persik, e cila do të ketë një vlerë prej 3.7 miliardë......
Shërbimet TIK do të klasifikohen sipas kompleksitetit - Marzhe të reja për shërbimet e sigurisë kibernetike në administratë
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin “Për përcaktimin e rregullave për pagesat e shërbimeve të ofruara nga shoqëria “Albanian Digital Solution”, sh.a.,......
SHBA shtoi përdorimin e qymyrit - E vetmja ekonomi e madhe me rritje të ndjeshme të konsumit në 2025
Bota ndërtoi dhe vuri në punë më shumë termocentrale me qymyr, por uli përdorimin e lëndës djegëse fosile shumë ndotëse, me Shtetet e Bashkuara të vetmen......
Rritja e të ardhurave reale në Evropë - Ekonomitë më të mëdha mbeten prapa, ndërsa Polonia dhe Portugalia kryesojnë
Vendet dhe institucionet ndjekin shumë tregues për të matur rritjen ekonomike, me rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ndër më të vëzhguarit.......
FMN: Frenoni subvencionet horizontale - Shpenzime fiskale vetëm për familjet dhe bizneset e cënueshme
Fondi Monetar Ndërkombëtar po u bën thirrje qeverive që gjatë kohërave të krizës, si kjo aktuale, të synojnë shpenzimet fiskale vetëm për familjet dhe......
Më shumë para’ për sigurinë e bankave - Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme arriti në 8.22 mld lekë në prill
Fondi i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme, që përdoret për shpëtimin e bankave tregtare në rast falimentimi, apo krizash financiare, ka arritur në 8.22 miliardë......
Përjashtimi i pajisjeve kineze - Studimi, kostoja për BE arrin në 367.8 miliardë euro
Propozimet e Bashkimit Evropian për të forcuar sigurinë kibernetike duke hequr gradualisht pajisjet nga furnizuesit kinezë mund t'i kushtojnë më shumë se 400......
Ligji i faljes, si mund ti blejnë fermerët vitet e punës?/ 294-384 euro në vit, shuhen të gjitha gjobat dhe kamatvonesat në sistem
Fermerët e regjistruar në sistemin tatimor, pra që kanë apo kanë pasur një NIPT, pavarësisht nëse janë apo jo aktivë aktualisht do të përfitojnë nga ligji i......


