Gati 2 makina për një familje në Durrës, më shumë se në Tiranë/ Korça dhe Gjirokastra me numrin më të ulët të mjeteve në raport me familjet
Në tremujorin e tretë të vitit 2024, numri total i makinave të regjistruara në Shqipëri ka arritur në 939,152, sipas të dhënave të raportuara nga INSTAT. Ky numër përfshin të gjitha qarqet e Shqipërisë, duke nxjerrë në pah veçoritë unike të secilit rajon në lidhje me numrin e automjeteve që përdorin familjet. Ky raport tregon kontrastet midis zonave urbane dhe rurale, si dhe tendencën e popullsisë për t’u mbështetur në transportin privat.
Sipas analizës së kryer nga “Scan Intel”, pas kryqëzimit të të dhënave të INSTAT dhe CENS 2023, rezulton se qarku i Durrësit ka 127,173 makina të regjistruara, me një mesatare prej 1.85 makinash për familje, duke bërë që ky qark të jetë një nga më të motorizuarit në vend. Në vijim, qarku i Shkodrës regjistron 66,982 makina, me një mesatare prej 1.38 makinash për familje.
Kukësi, gjithashtu, paraqet një nivel të lartë të makinave për familje, me një mesatare prej 1.37, që tregon rëndësinë e automjeteve private në këtë qark për të përmbushur nevojat e përditshme. Ndërkohë, ndonëse kryeqytet, Tirana ka numrin më të madh absolut të automjeteve me 327,606, por mesatarja e makinave për familje është 1.32.
Krahasimisht me Durrësin, Shkodrën dhe Kukësin, Tirana ka një numër më të ulët të automjeteve për familje dhe kjo mund të shpjegohet me faktin se nevoja për automjete vetjake reduktohet edhe për shkak të përdorimit të alternativave të tjera për lëvizje siç janë transporti publik, biçikleta, skuter etj. Po ashtu kostoja e lartë e jetesës dhe zhvillimi urban ndikojnë në vendimin e familjeve për të blerë ose jo një automjet.
Në kontrast, qarqe si Korça dhe Gjirokastra kanë mesatarisht vetëm 0.88 dhe 0.92 makina për familje, respektivisht, duke treguar një përdorim më të kufizuar të automjeteve private. Në këto zona, infrastruktura më e thjeshtë dhe nevoja më e ulët për transport urban ndikojnë në uljen e motorizimit për familje. Po ashtu, qarqe si Berati, Dibra, Lezha dhe Fieri shfaqin një nivel më të ulët të makinave për familje, me një raport mesatar që varion nga 1.04 deri në 1.06, duke treguar se në këto rajone automjetet private nuk janë aq të përhapura sa në qarqet e tjera të vendit.
Sondazh
“1 trilion USD në vit për vendet në zhvillim” - Raporti thekson nevojën e fondeve për të kufizuar ngrohjen globale
Negociatorët në konferencën e OKB-së për klimën në Azerbajxhan duhet të fokusohen në mobilizimin e 1 trilion dollarëve në vit deri në vitin 2030 për të......
Java mbyllet negativisht për Dollarin dhe Paundin – Sa këmbehen sot Euro dhe Franga?
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht duke u blerë sot me 92.4 lekë dhe 93.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me dje. Monedha......
Lehtësohen procedurat për programet e punësimit - Mundësi të reja për trajnim e integrim të të rinjve
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive u bën thirrje punëdhënësve të kontribuojnë për përfshirjen në tregun e punës të të rinjve të moshës 15-29 vjeç,......
“Anti-përmbytja” llogaritet në 100 milionë dollarë në vit - Ku duhet investuar më shumë për të “shpëtuar” fermerët nga dëmet ekonomike?
Sa e përgatitur është Shqipëria për të përballuar rrezikun që vjen nga përmbytjet dhe ndryshimet klimatike, për shkak të investimeve të pamjaftueshme......
“Regjimi i lirë i kursit të këmbimit përballoi goditjet” - Përfaqësues të BERZH, takohen me guvernatorin, Sejko
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me përfaqësues të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Gjatë takimit një......
Pronësia intelektuale dhe industriale - Dogana Shqiptare sekuestron mbi 40 mijë mallra luksoze!
Që nga fillimi i vitit 2024, Administrata Doganore, bën me dije se si institucion ligjzbatues për sa i përket mbrojtjes së të drejtave të pronësisë......
“Bota do të përballet me tepricë të naftës në 2025” - IEA paralajmëron se oferta do të tejkalojë kërkesën vitin e ardhshëm
Oferta globale e naftës do të tejkalojë kërkesën në 2025 edhe nëse shkurtimet e OPEC+ mbeten në fuqi, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë......
Zbulohet në Antarktidë një qelibar 90 milionë vjeçar – Çfarë nënkupton kjo?!
Zbulimi i ri ka mbyllur një hendek të rëndësishëm në hartën globale të gjetjeve të qelibarit: për herë të parë, ai është zbuluar në Antarktidë. Ky zbulim, i......