Çfarë blen Shqipëria nga gjigantët e eksporteve botërore? Nga makinat dhe pajisjet industriale, te karburantet dhe produktet farmaceutike

Dhjetë ekonomitë që dominojnë eksportet globale janë edhe ndër furnizuesit kryesorë të mallrave që hyjnë në tregun shqiptar. Sipas të dhënave të përpunuara nga Visual Capitalist për vitin 2025 (shiko këtu), eksportuesit më të mëdhenj në botë janë Kina, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Holanda, Hong Kongu, Japonia, Italia, Koreja e Jugut, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Franca.

Makinat, teknologjia dhe energjia dominojnë importet
Analiza sipas kapitujve të mallrave tregon se janë disa kategori që përbëjnë peshën më të madhe të importeve nga këta gjigantë të tregtisë botërore.
Në krye qëndrojnë mjetet e transportit, që përfshijnë automjete dhe pjesë këmbimi, një kategori që shfaq vlera shumë të larta në importet nga Gjermania, Koreja e Jugut, Italia dhe Shtetet e Bashkuara.
Një tjetër grup me peshë të madhe janë makineritë dhe pajisjet mekanike, si dhe pajisjet elektrike dhe elektronike, të cilat furnizohen kryesisht nga Kina, Gjermania dhe Italia dhe lidhen drejtpërdrejt me aktivitetin industrial dhe teknologjik në vend.
Ndërkohë, një pjesë e rëndësishme e importeve lidhet me lëndët djegëse minerale dhe vajrat, të domosdoshme për funksionimin e ekonomisë, si dhe me produktet farmaceutike, që përbëjnë një kategori me vlerë të konsiderueshme.
Çfarë mallrash vijnë nga ekonomitë më të mëdha eksportuese?
Nga Italia, Shqipëria importon kryesisht mjete transporti, makineri, materiale industriale, produkte ushqimore dhe artikuj të ndryshëm të industrisë së lehtë.
Nga Kina, dominojnë pajisjet elektrike dhe elektronike, makineritë, plastika, mobiliet dhe mallra të ndryshme konsumi, duke e bërë këtë vend një furnizues të rëndësishëm për teknologjinë dhe pajisjet e përditshme.
Importet nga Gjermania përqendrohen në automjete, pajisje mekanike dhe produkte farmaceutike, ndërsa Koreja e Jugut shfaq peshë të lartë sidomos në mjetet e transportit dhe pajisjet teknologjike.
Nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca vijnë një sërë produktesh industriale dhe teknologjike, përfshirë pajisje të specializuara dhe produkte farmaceutike.
Ndërkohë, Holanda, Japonia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Hong Kongu kontribuojnë me mallra të ndryshme industriale, teknologjike dhe energjetike që plotësojnë nevojat e tregut shqiptar.
Sa është shkalla e punësimit në Shqipëri? Krahasuar me të dhënat e eurostat, renditemi pranë mesatares europiane
Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, tregu i punës në Bashkimin Evropian ka arritur një rekord të ri në vitin 2025. Plot 76.1% e popullsisë në moshë......
Energjia e erës u rrit me 40% vitin e kaluar - Shtesa rekord prej 165 GW, e udhëhequr nga Kina
Industria globale e energjisë së erës instaloi një rekord prej 165 gigavatësh kapacitet të ri vitin e kaluar, 40% më shumë se në vitin 2024 dhe kryesisht i......
Bota humbi 50 mld dollarë naftë nga lufta - Çfarë do të thotë kjo shifër për ekonominë globale?
Bota ka humbur naftë bruto me vlerë mbi 50 miliardë dollarë që nuk është prodhuar që nga fillimi i luftës me Iranin gati 50 ditë më parë dhe pasojat e krizës......
Kosova, rritje e madhe e investimeve të huaja në 2025 - U shtuan me 30% duke arritur në 1,03 miliardë euro
Kosova po shënon një moment të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, duke u pozicionuar si lider në rajonin e Ballkanit për rritjen e Investimeve të Huaja......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht duke regjistruar rritje të lehtë të kuotës në raport me një javë më parë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me......
8 milionë shtëpi në Itali, të pabanuara - Analiza, 86% e pronarëve përmendin mospagesën e qirasë shqetësim kryesor
Në Itali, kriza e strehimit nuk shkaktohet nga mungesa e banesave, por nga një furnizim që po përpiqet të bëhet i disponueshëm. Në këtë përfundim ka arritur......
Ish-presidenti pro rus fiton zgjedhjet në Bullgari - Partia e Rumen Radev merr mbi 44% të votave
Ish-presidenti pro rus Rumen Radev ka fituar thellë në zgjedhjet parlamentare të Bullgarisë, treguan rezultatet zyrtare, duke i dhënë fund potencialisht......
Lehtësohen çmimet e energjisë elektrike - Bullgaria dhe Sllovenia marrin miratimin e BE-së për skemat
Komisioni Evropian tha se ka miratuar skema të ndihmës shtetërore për të ofruar lehtësim të përkohshëm të çmimit të energjisë elektrike për kompanitë me......


