FunData Postuar më 29 Maj 2026, 10:51

Europa e ndarë nga rreziqet, Shqipëria mbetet në zonën e sigurt/ Turizmi dhe investimet mund të përfitojnë nga perceptimi pozitiv

Nga Eldiona Serani

Europa e ndarë nga rreziqet, Shqipëria mbetet në zonën e

Një hartë e re europiane e sigurisë për vitin 2026, e publikuar nga Safeture, e rendit Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të ulët të rrezikut në Europë. Në raportin vizual, Shqipëria paraqitet me ngjyrë jeshile, kategori që përfshin shtetet e konsideruara të sigurta për turistët, investitorët dhe udhëtarët e biznesit.

Vlerësimi bazohet në faktorë si stabiliteti politik, kriminaliteti, rreziku nga konfliktet, siguria publike dhe situatat sociale. Ndërkohë që disa vende të Europës Lindore dhe rajonit të Detit të Zi shfaqen me ngjyrë portokalli apo të kuqe për shkak të tensioneve gjeopolitike dhe pasojave të luftës në Ukrainë, Shqipëria mbetet në grupin e vendeve me rrezik minimal.

Raporti vjen në një moment kur Shqipëria po regjistron rritje të fortë të turizmit dhe të interesit nga vizitorët e huaj. Pozicionimi në kategorinë e vendeve të sigurta shihet si një element pozitiv për imazhin ndërkombëtar të vendit, sidomos për sektorin e turizmit dhe  investimeve.

Në nivel rajonal, Ballkani paraqitet përgjithësisht më I sigurt  krahasuar me disa pjesë të tjera të Europës Lindore. Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia renditen në kategorinë me rrezik të ulët, duke reflektuar një situatë relativisht të qetë për udhëtarët dhe aktivitetet ekonomike. Ndërsa në disa vende dhe pjesë të rajonit evidentohen sfida që lidhen me tensionet politike, protestat apo krimin urban.

Sipas analizës së publikuar, Europa Perëndimore dhe pjesa më e madhe e Europës Jugore vijojnë të mbeten destinacione me rrezik të ulët, megjithatë qytete të mëdha si Parisi, Napoli apo Athina përballen me sfida që lidhen me vjedhjet, mashtrimet dhe protestat sporadike. Shqipëria nuk evidentohet me problematika të tilla specifike në hartën e vitit 2026, duke forcuar perceptimin për një destinacion relativisht të sigurt në rajon.

Perceptimi për sigurinë është bërë një faktor gjithnjë e më i rëndësishëm për turistët dhe bizneset ndërkombëtare gjatë zgjedhjes së destinacioneve. Në këtë drejtim, renditja pozitive e Shqipërisë mund të ndikojë më tej në rritjen e numrit të turistëve dhe në forcimin e besimit të investitorëve të huaj gjatë vitit 2026.

Europa e ndarë nga rreziqet, Shqipëria mbetet në zonën e

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat