E shtuna e “zezë” ndërron “vendin” me të martën/ Ja në cilat ditë jave janë shënuar më shumë aksidente rrugore për 5-vjeçarin e fundit
Numri i aksidenteve rrugore në Shqipëri gjatë shkurtit 2025 ka shënuar një rënie të ndjeshme, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga INSTAT, gjatë këtij muaji janë regjistruar 88 aksidente rrugore, ku kanë mbetur të lënduar ose kanë humbur jetën 122 persona. Kjo përfaqëson një ulje prej 18.5% të aksidenteve dhe një rënie prej 21.1% të numrit të viktimave dhe të plagosurve në krahasim me shkurtin e vitit 2024.
Aksidentet rrugore janë shkaktuar në 81.8% të rasteve nga sjellja e drejtuesve të mjeteve. Më të prekurit nga këto aksidente kanë qenë personat e grupmoshave 25-34 vjeç dhe 45-59 vjeç, secila me 23.9% të totalit të aksidenteve.
Në shkurt dita me më shumë aksidente ka qenë e enjtja (20.5%), ndërsa dita me më pak incidente ka rezultuar e diela (9.1%). Interesant është fakti se gjatë muajve të fundit të vitit 2024, dita me më shumë aksidente ka qenë e marta, ndërsa në fillim të vitit 2025 situata ka ndryshuar, duke e bërë të enjten ditën me numrin më të lartë të aksidenteve.
Si ka ndryshuar dita më e rrezikshme për aksidentet?
Të dhënat e INSTAT tregojnë se dita me më shumë aksidente ka ndryshuar ndër vite. E shtuna ka qenë dita më e rrezikshme me 251 aksidente për vitin 2024. Në vitin 2023, e shtuna dhe e diela kanë pasur më shumë aksidente, me 194 raste secila. Ndërkohë, në vitin 2022 e marta ka regjistruar më shumë aksidente, me 175 raste.
Për sa i përket vitin 2021 dhe 2022 ditët më të rrezikshme kanë qenë e mërkura dhe e premtja. Por sa aksidente janë regjistruar në dekadën e fundit? Në total, gjatë 10 viteve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 17,858 aksidente. Viti me numrin më të lartë të aksidenteve ka qenë 2016, me 2,032 raste, ndërsa viti me më pak aksidente ka qenë 2022, me 1,165 raste.
Të dhënat tregojnë një rënie të përgjithshme të aksidenteve, por edhe ndryshime në ditët dhe qarqet më të prekura, duke reflektuar faktorë të ndryshëm socialë dhe infrastrukturore.
Sondazh

Francë, Le Pen shpallet fajtore për korrupsion - Kreu i ekstremit të djathtë dënohet për shpërdorim të fondeve të BE-së
Një gjykatë franceze e shpalli fajtore lideren e ekstremit të djathtë Marine Le Pen për shpërdorim të fondeve të BE-së. Dënimi që pritet së shpejti mund ta......

Gjermania po humb mbi 10,000 punëtorë në muaj - Industria planifikon shkurtimin e vendeve të punës me 44%
Papunësia në Gjermani po rritet, dhe veçanërisht në industri, shumë kompani po planifikojnë të shkurtojnë vendet e punës. Punë të reja krijohen kryesisht në......

Internet “pa limit” në vitin 2024 - AKEP: Shqiptarët konsumuan më shumë GB, por më pak minuta dhe SMS
Gjatë vitit 2024, shqiptarët kanë konsumuar më shumë internet, por më pak minuta dhe mesazhe SMS. Interneti po përdoret gjithnjë e më tepër për të......

Zgjidhet kompania postare për votën e diasporës - KQZ: Nga 5 prilli do të nisë paketimi i 245 808 zarfeve në 85 shtete
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka gati kompaninë e cila do të transportojë votën për emigrantët shqiptarë. Nga 5 kompanitë ndërkombëtare, që ofrojnë......

Kredi me 0 % interes për blerje banese/ Gonxhja: 1,000 aplikime deri tani, afati i fundit është 10 prilli
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja njoftoi sot se janë kryer mbi 1 mijë aplikime deri tani, që nga hapja e thirrjes më 11 mars......

Mishi nga jashtë, 19 herë më i lirë se ai i vendit?! Çmimet e eksportit dhe importit paraqesin kontraste të forta
Shifrat e tregtisë së jashtme na paraqiten në dy dimensione, atë të vlerës dhe atë të peshës, nga ku mund të nxjerrim në pak të dhëna mjaft interesante.......

Trump nuk bën përjashtime - “Tarifat reciproke do të synojnë të gjitha vendet”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha se tarifat reciproke që ai do të shpallë këtë javë do të përfshijnë të gjitha kombet, jo vetëm një grup......

5 metër kub ujë në muaj falas për familjet në nevojë - Në vitin 2024 u shpërndanë 31 mln lekë. Kryesojnë Pogradeci, Korça dhe Kukësi
Rreth 31 mln lekë është vlera e shpenzuar gjatë vitit 2024 për kompensimin e sasisë minimale jetike të ujit për familjet në nevojë. Sipas të dhënave nga Enti......