Cili rrjet social përdoret më shumë në Shqipëri? TikTok mbetet programi më i shkarkuar në nisje të vitit

Rrjetet sociale janë kthyer në një pjesë të pandashme të jetës së përditshme për shumicën e njerëzve, sidomos në një kohë kur trendet e botës virtuale po zhvillohen me ritme shumë të shpejta. Ato përdoren jo vetëm për komunikim mes miqsh dhe familjarësh, por edhe për shpërndarjen e informacioneve, promovimin e bizneseve, krijimin e përmbajtjeve digjitale apo edhe për gjetjen e mundësive të reja të punësimit.
Sipas të dhënave të platformës së analizës së aplikacioneve App Figures, rrjeti social më i shkarkuar në Shqipëri në fillim të këtij viti rezulton të jetë TikTok, i cili është rikthyer zyrtarisht në funksion. Pas tij renditen edhe platforma të tjera shumë të përdorura si Instagram dhe Snapchat, të cilat vazhdojnë të mbeten ndër aplikacionet më të preferuara, veçanërisht nga përdoruesit më të rinj. Ndërkohë, në fund të listës për sa i përket shkarkimeve qëndrojnë Facebook dhe LinkedIn.
Megjithatë, pavarësisht se kryeson në numrin e shkarkimeve, TikTok ka qenë edhe platforma me numrin më të lartë të raportimeve për incidente gjatë vitit 2025. Edhe pse ky rrjet social ishte ligjërisht i mbyllur nga 16 marsi 2025, mbi 82% e të gjitha incidenteve online janë referuar në këtë platformë. Në total janë raportuar rreth 391 raste dhe më shumë. Pas TikTok renditet Instagram, me rreth 149 raste të raportuara, që përbëjnë rreth 9% të totalit, ndërsa Facebook numëron 127 raste ose rreth 7% të raportimeve. Këto të dhëna tregojnë për ndikimin e gjerë dhe përdorimin masiv të këtyre platformave, veçanërisht nga grupmoshat më të reja.
Nga ana tjetër, sipas të dhënave të DataReportal, platforma me numrin më të madh të përdoruesve në vend mbetet Facebook. Kjo lidhet kryesisht me faktin se një pjesë e madhe e përdoruesve të kësaj platforme i përkasin moshave më të rritura. Ndërkohë, rrjetet e tjera sociale si TikTok, Instagram apo Snapchat konsiderohen më tërheqëse për të rinjtë për shkak të përmbajtjes dinamike, formateve të videove të shkurtra dhe fleksibilitetit që ofrojnë në krijimin dhe shpërndarjen e përmbajtjes digjitale.

Beja: Doganat drejt inteligjencës artificiale, 112 masa ndaj subjekteve të hidrokarbureve
Administrata doganore po orienton punën drejt përdorimit të inteligjencës artificiale dhe analizës së riskut për të luftuar kontrabandën dhe fenomenet e......
Ilir Binaj: Dixhitalizimi kursen miliona orë pune, fokus i ri te ndërtimi dhe turizmi
Dixhitalizimi i shërbimeve mbetet një nga shtyllat kryesore të administratës tatimore për përmirësimin e shërbimit ndaj tatimpaguesve. Kështu u shpreh......
Petrit Malaj: Të ardhurat në nivele historike, mbi 1 miliard euro më shumë në 2025-2026
Ekonomia shqiptare po hyn në një fazë të re zhvillimi, ku financat publike po shndërrohen në një motor real të rritjes. Kështu u shpreh ministri i Financave,......
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon shtetin shqiptar
Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se procesi negociatave me Bashkimin Europian rrit në mënyrë thelbësore kapacitetet institucionale të vendit. Në një takim......
Dhuka: Kalojmë në fazën e mbylljes së kapitujve, puna shtrihet në 157 institucione
Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka u shpreh sot se Shqipëria është në rrugën e duhur drej familjes evropiane për të përmbyllur kushtet......
Kapitali i huaj “largohet” nga fabrikat, drejtohet te shërbimet/ Ndërmarrjet e huaja po zgjerohen më shumë në tregti, akomodim dhe shërbime të tjera
Struktura e ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta në Shqipëri po tregon gjithnjë e më qartë një zhvendosje nga aktivitetet prodhuese drejt shërbimeve. Të......
Bankat japin më shumë hua për bizneset/ Kredia e re në shkurt arriti në 30.3 miliardë lekë me një zgjerim prej 5.7%
Sipas të dhënave të fundit nga “Banka e Shqipërisë”, totali i kredisë ka arritur në 946.8 miliardë lekë në Shkurt të vitit 2026, me një rritje të......
Mbi 30 vite punë për të blerë një banesë - Shteti do të vijojë garantimin e kredisë për mësuesit
Kryeministri Edi Rama njoftoi së fundmi se do të vijojë programin që shteti të garantojë kredi për blerje banese për policët, mësuesit, mjekët dhe......


