“Black Friday”, bizneset “ndezin” motorët/ Rreth 25 mijë reklama aktive në rrjetet sociale

Black Friday, ose e njohur në shqip si E premtja e zezë, është kthyer ndër ditët më të rëndësishme të vitit si për konsumatorët, ashtu edhe për bizneset. Ajo që dikur nisi në SHBA në vitet 50–60, sot është shndërruar në një fenomen global që ka pushtuar Europën, Ballkanin dhe natyrisht edhe tregun shqiptar. Vitet e fundit, Black Friday në Shqipëri është bërë një ditë ku pothuajse çdo sektor garon me ulje të mëdha dhe fushata masive marketingu.
Sipas të dhënave më të fundit, vetëm për këtë periudhë janë regjistruar rreth 25 mijë reklama aktive në rrjetet sociale, të cilat synojnë konsumatorët me oferta të ndryshme. Më aktivët rezultojnë të jenë bizneset e elektroshtëpiakeve, ato të aksesoreve, si edhe dyqanet e veshjeve, të cilat tradicionalisht përfshihen më fort në këtë “luftë” zbritjesh. Uljet variojnë nga 20% deri në 80%, duke i bërë ditët e fundit të nëntorit ndër më të kërkuarat për blerje.
Sa i përket platformave ku bizneset kanë investuar më shumë për të sponsorizuar reklamat e tyre, Instagrami kryeson me numrin më të lartë të fushatave, i ndjekur nga Facebook, duke reflektuar popullaritetin e këtyre dy rrjeteve në Shqipëri. Messenger dhe Threads gjithashtu kanë një volum të konsiderueshëm reklamash, për shkak të lidhjes së drejtpërdrejtë me platformat kryesore. Ndërkohë, WhatsApp rezulton me më pak sponsorizime, gjë e pritshme për shkak të karakterit të aplikacionit, i cili përdoret më shumë për komunikim privat sesa për marketing.
Interesant është fakti se koha e aktivizimit të reklamave ndryshon dukshëm: disa biznese zgjedhin t’i mbajnë fushatat aktive për disa ditë rresht, ndërsa të tjerë preferojnë reklama më të shkurtra, vetëm për disa orë. Ndërsa dita e Black Friday afrohet, pritet që numri i reklamave të rritet edhe më shumë, duke e kthyer këtë periudhë në një nga momentet më intensive të vitit për marketingun online dhe konkurrencën mes markave.
Sa kushton mbrojtja nga përmbytjet? - 115 milionë dollarë në vit për të “shpëtuar” deri në 2031-shin
Fermerët, qytetarët dhe bizneset, edhe këtë vit po përballen me dëme të konsiderueshme ekonomike për shkak të përmbytjeve të shkaktuara në disa bashki të......
Britania rrit pagën minimale me 4.1% - Përfitojnë mbi 2.7 mln punonjës. Bizneset paralajmërojnë shtrenjtim çmimesh
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se paga minimale do të rritet me 4.1%, duke arritur në 12.71 paund në orë nga muaji prill i vitit të ardhshëm, për......
“8 vende anëtare po devijojnë nga objektivat” - BE u bën thirrje shteteve të kufizojnë shpenzimet buxhetore
Komisioni Evropian paralajmëroi se shpenzimet publike në tetë vende të BE-së, duke përfshirë Spanjën, Hungarinë, Maltën dhe Holandën, po devijojnë nga......
Luhatje në tregun valutor – Dollari amerikan humbet pikë. Forcohet Franga zvicerane!
Dollari amerikan ka regjistruar zbritje për herë të parë gjatë kësaj jave pas rritje së vazhdueshme që nga fillimi javës teksa është blerë këtë mëngjes me......
Greqi, turizmi sjell mbi 20 miliardë euro - Të ardhurat u rritën me 9%. Mbi 31 milionë turistë vizituan vendin
Të ardhurat nga turizmi arritën më shumë se 20 miliardë euro gjatë periudhës janar-shtator, duke shënuar një rritje prej 9% krahasuar me vitin 2024. Sipas të......
IA do të eliminojë deri 3 mln vende pune në Britani - Shumë pozicione rrezikojnë të “zhduken” deri në vitin 2035
Deri në 3 milionë vende pune me aftësi të ulëta mund të zhduken në Mbretërinë e Bashkuar deri në vitin 2035, për shkak të automatizimit dhe inteligjencës......
Inovacioni gjerman, në stanjacion - Vendi mbetet pas në teknologjitë e së ardhmes
Kapaciteti i inovacionit në Gjermani është në stanjacion, me vendin që qëndron i 12-ti në renditje, sipas studimit të fundit. Kjo vjen ndërsa konkurrentë si......
Mundësi punësimi për çdo nivel arsimor - AKPA publikon 6 mijë vende vakante
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën të ditur se janë 6000 vende të lira pune, të cilat janë të shpallura në portalin puna.gov.al, duke ofruar një......





