FunData Postuar më 25 Nëntor 2024, 12:00

Banesat mbi 130 metra katrorë, Durrësi në krye të listës/ Kryeqyteti renditet në vend të tretë. Berati dhe Kukësi, në fund

Nga Xhorxhina Deda

Banesat mbi 130 metra katrorë, Durrësi në krye të

Në një analizë të kryer më herët nga "Scan Intel" rezultonte se Berati ishte qarku me peshën më të lartë të banesave me sipërfaqe nën 40 metra katror. Të njejtat të dhëna të marra nga Censi i banesave për vitin 2023 zbulojnë këtë herë se Durrësi kryeson listën me përqindjen më të lartë të banesave me sipërfaqe mbi 130 metra katrorë. Shifrat flasin për një ndarje interesante të banesave sipas qarqeve, duke reflektuar ndryshimet në zhvillimin urban dhe preferencat e banorëve.

Sipas studimit, Durrësi ka një numër të konsiderueshëm banesash të mëdha, me një peshë prej 4% ndaj totalit, që kalojnë sipërfaqen prej 130 metrash katrorë. Kjo tregon një tendencë drejt banesave më të gjera dhe më komode në këtë qark, ku kërkesa për hapësirë është më e lartë.

Shkodra ndjek Durrësin në këtë renditje me një shifër prej 3.6% të banesave me sipërfaqe mbi 130 metra katrorë ndaj totalit. Tirana me një peshë prej 3.2%, Dibra me 2.3% dhe Vlora me 2.2% plotësojnë pesë qarqet ku banesat me sipërfaqe të madhe kanë peshën më të lartë.

Nga ana tjetër, qarqe si Berati dhe Kukësi qëndrojnë në fund të renditjes me peshën më të ulët.

Nisur nga të dhënat, pothuajse gjysma e banesave në vend kishte një sipërfaqe të përdorur prej 40-69 metra katrorë dhe rreth një e katërta kishin një hapsirë të dobishme prej 70-99 metra katrorë. Në rang vendi, banesat që konsiderohen të bollshme, pra me sipërfaqe mbi 130 metra katrorë kanë një peshë prej 2.5%.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat