482 banesa për 1,000 banorë/ Shqipëria, ndër vendet e Europës me më shumë shtëpi për frymë

Raporti i “Property Index” nga Deloitte paraqet një panoramë të gjerë mbi stokun e banesave në vendet e Europës, duke treguar ndryshimet e mëdha që ekzistojnë midis tregjeve të ndryshme. Mesatarja europiane arrin në 450 banesa për 1,000 banorë, por shumë vende e tejkalojnë ndjeshëm këtë nivel, ndërsa të tjera mbeten dukshëm nën të. Në këtë kuadër, Shqipëria paraqet një situatë veçanërisht interesante.
Sipas të dhënave të raportuara, Shqipëria ka 482 banesa për 1,000 banorë, një shifër dukshëm më e lartë se mesatarja europiane dhe ndër më të lartat në raport. Ky nivel e vendos vendin mbi shumë ekonomi të zhvilluara europiane, përfshirë, Mbretërinë e Bashkuar, Izraelin dhe Greqinë.
Për të dytin vit radhazi, Bullgaria kryeson renditjen me stokun më të lartë të banesave për frymë, duke ofruar 672 banesa për 1,000 banorë. Pas saj vijnë Franca (556) dhe Belgjika (490), të dyja duke ruajtur një stok relativisht të lartë banesash krahasuar me mesataren europiane.
Në anën tjetër, Greqia raporton përsëri stokun më të ulët të banesave për frymë, me vetëm 288 banesa për 1,000 banorë një shifër që mund të pasqyrojë kufizime strukturore dhe ekonomike afatgjata. Izraeli dhe Mbretëria e Bashkuar vijojnë, me përkatësisht 295 dhe 375 banesa për 1,000 banorë.
Ky rezultat tregon se Shqipëria ka një numër të konsiderueshëm njësish banimi në raport me popullsinë. Kjo lidhet me disa faktorë kryesorë. Së pari, vendi ka një traditë të fortë të pronësisë së banesave, ku familjet zotërojnë shpesh më shumë se një njësi banimi, qoftë për qëllime familjare, qoftë si pasuri për trashëgim. Së dyti, emigracioni i lartë ndër vite ka sjellë një ulje të numrit real të banorëve rezidentë, ndërkohë që shumë banesa mbeten bosh ose përdoren vetëm në mënyrë të pjesshme. Së treti, zhvillimi intensiv i sektorit të ndërtimit, sidomos pas viteve 2000 dhe veçanërisht në zonat urbane dhe turistike, ka krijuar një stok të madh banesash të reja që shpesh tejkalon ritmin e rritjes së popullsisë.
Shqiptarët shpenzojnë 9.84 GB internet në muaj/ AKEP: Mesazhet SMS, gjithnjë e më tepër në tkurrje. “Rimëkëmben” thirrjet
Në Shqipëri, mënyra se si qytetarët përdorin telefoninë celulare po ndryshon me ritme të shpejta. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Komunikimeve......
3 kushte që Evropa të zgjerohet - Mogherini: Shqipëria e ka vullnetin politik. Duhen edhe kapacitetet teknike
Është çelur viti akademik 2025-2026 për 41 studentët e Kolegjit të Evropës në Tiranë. Të pranishëm në ceremoni ishin Kryeministri Edi Rama dhe Rektorja e......
Shteti arkëton 6.5 miliardë euro në 10 muaj - Rriten të ardhurat. Kontributet dhe pagat perfomancën më pozitive
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 628 miliardë lekë apo rreth 6.5 miliardë euro në 10 muaj, me një realizim në masën 99.7 % të planit të periudhës. Krahasuar me......
“Shqipëria, me qendër rajonale për kërcënimet hibride” - Tafa: Objektiv, përballimi më i mirë i sulmeve dhe rritja e kapaciteteve profesionale
Shqipëria do të krijojë një qendër rajonale në fushën e kërcënimeve hibride. Kështu është shprehur Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike......
Kryeministri Rama: Pezullimi i ministres, goditje brutale ndaj ekzekutivit. Rast unik në Europë. Do ta çojmë në Kushtetuese
Qeveria shqiptare do të ankimojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Gjykatës kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) për pezullimin e......
54 mln euro grant për transport të sigurt - Miratohet marrëveshja. Fondi për Ballkanin Perëndimor administrohet nga BB
Gjatë samitit “Rruga drejt BE-së” në Tiranë, u njoftua miratimi i një granti prej 54 milionë eurosh, i cili do të shkojë për programin e transportit të......
Sfidat e varfërisë energjetike - Raporti i Komunitetit të Energjisë kërkon rritjen e investimeve në izolimin e ndërtesave
Një raport mbi varfërinë energjetike, i përgatitur nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë kërkon rritjen e investimeve në eficiencën e energjisë,......
“Pensionet, reformë urgjente” - BB: Deri në 2060, 34% e shqiptarëve parashikohet të jenë mbi moshën e pensionit
Banka Botërore rekomandon qeverinë shqiptare të ndërmarrë një sërë reformash të fokusuara në mbrojtjen sociale, edukimin dhe të rishikojë në mënyrë urgjente......





