Analiza Postuar më 18 Mars 2025, 18:47

Zgjedhjet në shifra: Detajet 'pikante' të garës elektorale/ Cilat janë formacionet më të "plakura" dhe ato më të "reja" që marrin pjesë?

Nga Xhorxhina Deda

Zgjedhjet në shifra: Detajet 'pikante' të garës

Duke përjashtuar programet politike, të cilat duket se këto zgjedhje parlamentare janë vonë nga partitë kryesore në vend, listat e kandidatëve janë “arma” tjetër me të cilën partitë politike garojnë. “Scan Intel” ka analizuar me imtësi të gjitha listat e kandidatëve të 8 prej formacioneve kryesore politike në garë më 11 Maj, për të kuptuar diçka më shumë rreth profilit të tyre. Këto formacione përfshijnë janë Partia Socialiste, Partia Demokratike, e cila ka krijuar koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Lëvizja Bashkë, Partia Mundësia, Nisma Shqipëria Bëhet, Partia Social Demokrate, koalicioni “Djathtas për Zhvillim” dhe Koalicioni Euroatlantik.

Mosha mesatare dhe shpërndarja e grupmoshave sipas grupimit politik, do të jetë në thelb të analizës sonë dhe rezultatet e kësaj analize nxjerrin në pah të dhëna mjaft interesante, jo vetëm sa i përket moshës mesatare të “ekipit” të secilës parti, por edhe për kandidatët më të rinj e ata më të vjetër, peshën më të madhe të nën-30 vjeçarëve, etj. Të dhënat janë analizuar në momentin që partitë kanë bërë depozitimin e listave pranë KQZ, si dhe janë rishikuar nga “Scan Intel” në bazë të mungesave që janë shfaqur sa i përket datës së lindjes.

Cilat janë listat më të reja dhe ato më të vjetra?

Le të fillojmë nga mosha mesatare sipas grupimeve politike. Ekipet më të plakura duket se janë Koalicioni Euroatlantik dhe ai i Partisë Demokratike me koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, me një moshë mesatare prej 47.9 vitesh dhe 47.3 vitesh përkatësisht. Më pas ndjek Partia Socialiste, me një moshë mesatare prej 43.02 vitesh.

Nisma Shqipëria Bëhet ndjek me një moshë mesatare prej 41.6 vitesh, ndërkohë që në vend të pestë kemi koalicionin “Djathtas për Zhvillim” me një moshë në 40.7 vjeç. Tre “formacionet” më të reja të rreshtuara në “fushën” e kësaj gare janë ato të Partisë Social Demokrate me një moshë prej 36.6 vitesh, pasuar nga Lëvizja Bashkë me moshë mesatare prej 35.6 vitesh dhe partia më e re rezulton të jetë “Mundësia” me moshë 33.6 vite.

Kjo do të thotë se, për për partinë Mundësia mosha mesatare sinjalizon një listë kandidatësh të lindur pas rënies së regjimit komunist. Dy partitë më të mëdha në vend, PD dhe PS ndërkohë ofrojnë një panoramë shumë të ngjashme me njëra tjetrën sa i përket moshës mesatare në listë.

Por cila është mosha më e vjetër dhe mosha më e re me të cilat partitë do të kandidojnë në zgjedhjet parlamentarë të vitit 2025?

Disa nga partitë kryesore garojnë me moshën 18 vjeçare si më të renë e listave, ndërkohë që ndahen te mosha më madhore, me DZH-në me kanditat të moshës 92 vjeçare. Koalicioni Djathtas për Zhvillim është gjithashtu koalicioni që ka më shumë 18-të vjeçarë si kandidatë, pasuar nga Partia Mundësia. Disa nga emrat e më të rinjve që kandidojnë mund të përmendim Enisa Kapllanin dhe Sindi Briskun nën logon e Mundësisë. Ndërkohë Xhesilajda Hoxha, Sami Samarxhiu, Erjona Ricaj, Orida Muça dhe Meg Alibeaj janë 18-të vjeçarët që garojnë nën logon e Koalicionit Djathtas për Zhvillim. Koalicioni Euroatlantik ndërkohë ka numrin më të lartë të kandidatëve mbi 80 vjeç.

Zgjedhjet në shifra: Detajet 'pikante' të garës

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat