Zero hua për çelje biznesi në 2025/ Bizneset mbështeten te overdrafti, 42% e kredisë shkon për likuiditet

Në vitin 2025, kreditimi për bizneset në Shqipëri ka shënuar rritje të ndjeshme, duke arritur në 296.2 miliardë lekë, nga 268.9 miliardë lekë një vit më parë. Megjithatë, struktura e përdorimit të këtyre fondeve tregon se prioriteti kryesor i bizneseve mbetet menaxhimi i likuiditetit dhe investimi në pasuri të paluajtshme, më shumë sesa zgjerimi i aktivitetit prodhues.
Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë”, rreth 42% e huave të reja për biznesin gjatë vitit 2025 janë përdorur për overdraft, duke konfirmuar varësinë e lartë nga financimi afatshkurtër për mbulimin e nevojave të përditshme të parasë. Kapitali qarkullues përbën 20% të totalit të kredisë, çka tregon se një pjesë e konsiderueshme e financimit përdoret për funksionimin bazë të aktivitetit dhe jo për investime afatgjata.
Në të njëjtën kohë, kredia për pasuri të paluajtshme zë mbi 24% të totalit, duke reflektuar orientimin e bizneseve drejt investimeve në prona, një trend që vijon të mbetet i fortë edhe në vitin 2025. Ndërkohë, vetëm 14% e huave janë përdorur për blerje pajisjesh, duke sinjalizuar se investimet në modernizim dhe rritje të kapaciteteve prodhuese mbeten të kufizuara.
Një element domethënës i panoramës së kreditimit është mungesa totale e huave për çelje biznesi, çka sugjeron një nivel të ulët të sipërmarrjes së re dhe një klimë ende të kujdesshme për nisjen e aktiviteteve të reja ekonomike.
Nga ana e monedhës, leku mbetet dominues në kreditimin për biznesin gjatë vitit 2025, ndërsa euro zë pjesën tjetër të huave. Kjo strukturë tregon përpjekjet e bizneseve për të reduktuar ekspozimin ndaj riskut të kursit të këmbimit, në një mjedis financiar ende të pasigurt.
Në tërësi, të dhënat e vitit 2025 tregojnë se rritja e kredisë për biznesin nuk përkthehet domosdoshmërisht në rritje të investimeve prodhuese. Bizneset vijojnë të mbështeten kryesisht në kredi për likuiditet dhe pasuri të paluajtshme, duke reflektuar një model zhvillimi ende të përqendruar më shumë te mbijetesa dhe ruajtja e vlerës, sesa te zgjerimi dhe inovacioni.
IA rrëmben investitorët, shitja e obligacioneve 20 mld USD - Alphabet financon shpenzimet në inteligjencën artificiale
Kompania mëmë e Google- Alphabet, bëri me dije për publikun e gjerë se ka shitur obligacione me vlerë 20 miliardë dollarë në një ofertë me shtatë pjesë, duke......
“Të ulen urgjentisht çmimet e energjisë” - Apeli i kancelarit austriak për Komisionin Europian
“Udhëheqësit e BE-së duhet të përqendrohen urgjentisht në uljen e çmimeve të energjisë që po e dobësojnë industrinë”, tha kancelari i Austrisë përpara një......
Administrata Trump “godet” zbulimin shkencor - Ligji mbrojtës i mjeteve nga gazet serrë do të shfuqizohet pjesërisht
Agjencia Amerikane për mbrojtjen e mjedisit e njohur si EPA bëri me dije se administrata Trump ka vendosur të përmbysë një zbulim shkencor të kryer në epokën......
Parlamenti Europian mbështet euron digjitale - Përputhet me Këshillin për përdorim online dhe offline
Parlamenti Europian i dha mbështetjen e parë të madhe euros digjitale, duke qenë në linjë me qëndrimin negociues të Këshillit Europian për një monedhë......
Industria gjermane e automobilave, në krizë - Ndërsa investimet dhe vendet e punës lëvizin jashtë vendit
Pozicioni i Gjermanisë si një qendër industriale automobilistike rrezikon të dobësohet ndërsa investimet dhe vendet e punës largohen jashtë vendit,......
Rreth 57% e të burgosurve nuk janë fajtorë ende/ Statistikat mbi popullsinë e burgjeve, shqiptarët kalojnë vite në pritje të një gjykimi
Në Shqipëri, burgu nuk funksionon më vetëm si vend ku vuhet një dënim i dhënë nga gjykata. Të dhënat zyrtare dhe gjetjet e "Scan Intel" për sistemin......
A po e nxit shteti rritjen e pagave në sektorin privat? - Gjokutaj: Kërkon më shumë se lehtësirat fiskale
Rritja e pagave në administratën publike ka rikthyer në vëmendje debatin mbi nivelin e pagave në sektorin privat dhe mënyrat se si mund të nxitet rritja e......
Kursi i këmbimit “godet” depozitat në euro - Ku duhet t'i shpenzojmë dhe investojmë paratë në kushtet e forcimit të lekut?
Rreziku nga kursi i këmbimit i ka bërë shumë qytetarë të reflektojnë për kursimet e tyre gjatë vitit 2025. Depozitat në euro hapen kryesisht nga individë......


