Wizz Air “pushton” qiellin shqiptar/ Kryeson si linja më e përdorur, Rayan Air mban vendin e dytë

Tregu i transportit ajror në Shqipëri gjatë vitit 2025 është karakterizuar nga një dominim i qartë i linjave ajrore me kosto të ulët, ku Wizz Air dhe Ryanair kanë mbajtur peshën kryesore të fluturimeve nga dhe drejt vendit. Sipas raportit vjetor për ndarjen e tregut sipas kompanive ajrore, Wizz Air ka rezultuar operatori kryesor gjatë gjithë vitit, me një pjesëmarrje që varion nga 63.67% në muajin janar deri në 46.40% në korrik, duke shënuar një rritje të ndjeshme sërish në fund të vitit, në 58.78% në nëntor.
Në vendin e dytë renditet Ryanair, e cila ka mbajtur një peshë të konsiderueshme në treg gjatë gjithë vitit, me një kulm prej 26.09% në prill dhe një rritje të fortë në muajt e fundit të vitit, duke arritur në 24.33% në nëntor. Ndërkohë, kompani të tjera si Pegasus Airlines, Lufthansa, Air Albania dhe Aegean Airlines kanë ruajtur pjesë më të moderuara të tregut, por me prani të qëndrueshme mujore.
Gjatë sezonit veror vihet re një rritje e ndjeshme e fluturimeve çarter, të cilat arrijnë deri në 7.61% në korrik dhe 7.40% në gusht, duke reflektuar rritjen e fluksit turistik drejt Shqipërisë. Këto të dhëna konfirmojnë rolin gjithnjë e më të rëndësishëm të vendit si destinacion turistik dhe nyje rajonale e transportit ajror, me fokus të veçantë në linjat low-cost dhe fluturimet sezonale.
Sipas raportit të ndarjes së tregut për vitin 2025, në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës kanë operuar mbi 30 kompani ajrore, duke përfshirë linja të rregullta, kompani low-cost dhe fluturime çarter sezonale. Kjo larmi operatorësh dëshmon për rritjen e konkurrencës në tregun ajror shqiptar dhe zgjerimin e lidhjeve me destinacione europiane dhe rajonale.

Ministri Salla në Shkodër dhe Malësi të Madhe: Dëgjesa me fermerët për hartimin e Skemës Kombëtare 2026
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në vijim të turit të dëgjesave me fermerët për hartimin e Skemës Kombëtare 2026, zhvilloi sot takime......
Ministrja Ibrahimaj: Eksportet shqiptare në rritje, politika të reja për forcimin e tyre
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, gjatë konferencës mujore me median për analizën e treguesve më të fundit ekonomikë, theksoi, se......
Shqipëria nis prodhimin e municioneve këtë vit! - Vengu: Kemi 6 kontrata gati. Uniforma, mjete taktike dhe emergjence “Made in Albania”
Këtë vit, Shqipëria do nisë prodhimin e municioneve, uniformave, mjeteve taktike dhe emergjencave. Në Komisionin Parlamentar për Evropën dhe Punët e......
12.4 mln të huaj vizituan Shqipërinë gjatë 2025-ës/ Europa Jugore kryesoi fluksin e turistëve përgjatë vitit
Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT për muajin Dhjetor, rezulton senë territorin e Shqipërisë kanë hyrë rreth 1.5 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj,......
Rreth 23 mijë shqiptarë dolën çdo ditë nga vendi/ Toka, ajri apo deti, cila është mënyra më e preferuar e udhëtimit?
Në vitin 2025, 8.5 milion dalje nga territori të shqiptarëve e vendosin vendin tonë në një ritëm lëvizjeje të jashtëzakonshëm. Ky është tregues i një......
Dy realitete: perimet i mbulojnë importet, frutat jo/ Shqipëria prodhon për eksport, por konsumon fruta të shtrenjta nga importi
Në vitin 2025, importet e zarzavateve dhe rrënjëve të ngrënshme arritën në rreth 4.35 miliardë lekë, ndërsa në peshë kapën 69.4 mijë ton. Këto nivele janë më......
Rrugët, monitorim me kamera - Gati rregullat për sistemet inteligjente të trafikut, informim mbi situatën në kohë reale
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka miratuar udhëzimin që përcakton mënyrën se si do të zbatohen sistemet inteligjente të transportit në të gjithë......
Sa para “prishin” shqiptarët? - 1 nga 5 kartëmonedha rezulton çdo vit e dëmtuar
Paraja fizike qarkullon intensivisht në Shqipëri, por konsumohet me shpejtësi. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, të përpunuara nga SCAN, rezulton......


