Analiza Postuar më 14 Qershor 2025, 07:10

Vlora, Dibra dhe Elbasani “udhëheqin” rritjen e fermerëve/ Bujqësia bëhet më formale. Rreth 105 njësi me NIPT në fund të vitit 2024

Nga Xhorxhina Deda

Vlora, Dibra dhe Elbasani “udhëheqin” rritjen e fermerëve/

Numri i fermerëve të pajisur me NIPT në fund të vitit 2024, është 105,709 duke shënuar një rritje me 9.6%, krahasuar me numrin e fermerëve të regjistruar një vit më parë. Rritja e numrit të fermerëve të rinj është kryesisht rezultat i mbështetjes financiare të qeverisë. Skemat e subvencioneve për bujqësinë kanë ndihmuar në rritjen e formalizimit të sektorit dhe në pajisjen e fermerëve me NIPT.

“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e regjistrit të ndërmarrjeve për vitin 2024, për të kuptuar sesi është shpërndarja e fermerëve sipas rretheve. Shifrat tregojnë se gjatë periudhës njëvjeçare të gjitha rrethet patën një rritje të numrit të fermerëve të regjistruar me NIPT.

Konkretisht, me rritjen më të lartë ka qenë sërish qarku i Vlorës me 12.4%. Pra në vitin 2024 në këtë qark u regjistruan 825 fermerë më shumë se në vitin 2023. Në renditje ndjek qarku i Dibrës me 10.7%. Në vitin 2023 ishin të regjistruar me NIPT 3,179 fermerë gjithsej, ndërsa në vitin 2024 regjistrimet arritën në 3,558

Po ashtu qarku i Elbasanit ka patur një rritje të konsiderueshme të numrit të fermerëve me 9.8%. Në të kundërt, rritja ka qenë e ulët në qarqet si Korça dhe Lezha. Ndërsa në vitin 2024, Fieri ishte qarku që kishte më shumë fermerë të regjistruar krahasuar me qarqet e tjera.

Bashkia Lushnje kishte përqindjen më të lartë të fermerëve aktivë të regjistruar me 10.3%.

Nëse analizojmë fermerët, sipas gjinisë rezulton se 14.4% e fermerëve pronarë apo drejtues janë gra, nga 11.2% në vitin 2023. Lidhur me aktivitetin ekonomik, shifrat tregojnë se 57.5% e fermerëve e ushtrojnë në ferma mikse dhe në kultivimin e perimeve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat