Analiza Postuar më 20 Tetor 2025, 11:01

Vlora dhe Durrësi, me qiratë më të ulëta në Europë/ Por, regjistruan rritje gjatë 2024-ës për shkak të turizmit

Nga Eldiona Serani

Vlora dhe Durrësi, me qiratë më të ulëta në

Sipas raportit më të fundit të Indeksit të Pronave 2025 nga Deloitte, qytetet e Vlorës dhe Durrësit janë renditur ndër më të përballueshmet për qiramarrësit në Europë, por njëkohësisht kanë shënuar edhe një rritje të ndjeshme të çmimeve të qirasë gjatë vitit të fundit.

Në fund të listës së qyteteve evropiane për nga çmimi mesatar i qirasë për metër katror, Durrësi dhe Vlora qëndrojnë përkatësisht me 4.9 €/m² dhe 5.0 €/m², shumë më poshtë krahasuar me qytete si Luksemburgu (43.4 €/m²), Parisi (32.0 €/m²) apo Dublini (31.7 €/m²), të cilat kanë çmimet më të larta në Europë. Megjithatë, këto qytete shqiptare kanë përjetuar një rritje të fortë vjetore të qirasë, me Vlorën që shënoi +25% dhe Durrësin +22.5% krahasuar me vitin e kaluar.

Në raport theksohet se ky trend lidhet ngushtë me kërkesën e lartë sezonale për qira afatshkurtra të nxitur nga turizmi, veçanërisht gjatë muajve të verës. Shumë pronarë kanë kaluar nga qiratë afatgjata drejt platformave si Airbnb, duke reduktuar ofertën për banorët vendas dhe duke rritur çmimet.

Në krahasim me qytetet e tjera evropiane, si Banja Luka që kryeson me një rritje prej 37.8%, apo Debreceni me 24.8%, Vlora dhe Durrësi konfirmojnë se tregu shqiptar i qirasë po hyn në një fazë të re zhvillimi. Kjo rritje reflekton jo vetëm forcën e sektorit turistik, por edhe ndryshimin e dinamikës së tregut të banesave në qytetet bregdetare të vendit.

Ndërkohë, disa qytete të tjera evropiane si Antwerpi dhe Stambolli kanë përjetuar ulje të qirave, duke treguar një panoramë të ndryshme të përballueshmërisë së strehimit në kontinent. Në kontrast, qytetet shqiptare po përballen me presione të reja për shkak të ndërthurjes së turizmit dhe mungesës së ofertës së qëndrueshme për banim afatgjatë.

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat